FMN: Rënia e investimeve, mund të sjellë frenim ekonomik

10 Shtator 2014, 09:43Ekonomia TEMA

Ndryshe nga herët e tjera, këtë rradhë shefi  i misionit të FMN-së është larguar nga Shqipëria pa dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.

Megjithatë në një prononcim për  “TCH” Nadeem Ilahi është shprehur se ekonomia po jep sinjale positive, por mungesa e investimeve mund të kthehet në faktor frenues.

 “Ashtu siç e prisnim këtë herë shohim më shumë sinjale positive sesa herën e fundit që ishim këtu, tre muaj më parë.Cilat janë këto sinjale?Bujqësia ka një ecuri të mirë.Gjithashtu shohim një tendencë mjaft positive në disa sektorë të manifakturës, si tekstilet dhe këpucët. Pra, janë sektorë të orientuar drejt eksportit, të cilat kanë rritje dhe ky është gjithmonë sinjal pozitiv për ekonomitë e vogla si Shqipëria. Besoj se baza e kësaj është rikthimi i besimit në ekonomi, nga politikat rigjallëruese të qeverisë, por një arsye tjetër është shlyerja e detyrimeve të prapambetura, që ka injektuar likuiditet në treg dhe po ndihmon ringritjen e ekonomisë” , shprehet shefi i FMN-së.

Për sa i’u përket ecurisë së taksave Ilahi thekson se akciza ka pasur ecuri të dobët.

Ai ka deklaruar se mungesa e investimeve mund të godasë rritjen ekononomike.

 “Ajo çka del qartë është se deri më tani kemi një nën ekzekutim të investimeve publike. Se cila do të jetë ecuria e tyre në muajt e mbetur, ne do ta diskutojmë me qevrinë, pasi nëse ka mosrealizim në investime, kjo mund të kthehet në faaktor frenues për rritjen ekonomike”, është shprehur ai.

 

2 komente në “FMN: Rënia e investimeve, mund të sjellë frenim ekonomik”

  1. plaku says:

    Ne se nuk ke leke si mund te besh investime publike?! Kjo do te thote qe qeveria te rrisi borxhin e brendeshem duke shitur me shume bono thesari per bankat e shkalles se dyte ose juve te jepni ndonje kredi tjeter, gje qe do te riste gjithashtu borxhin publik.

    Problemi i shitjes se bonove te thesarit per tregun e brendeshem mendoj se mund te jete frenuar me faktin, se Banka e Shqiperise uli ne 1,5% normen baze te interesit gje qe solli edhe uljne e normes se interesit te blerjeve nga ana e bankave te shkalles se dyte te bonove te thesarit. Norma e interesti e FED-it Amerike, Zvicres eshte pothuaj Zero dhe ajo e BAnkes qendrore Europjane esthe vetem 0,05%.

    Ulja e normes se interesit nga ana e Bankes se Shqiperise ishte nje gje e mire pikerisht per te rritur investimet, pra qe njerezit te mos fusnin leket ne banke ( sepse norma e interesit e vogel ) dhe ata te konsumonin ose investonin me shume.

    Eshte per tu habitur, dhe kjo dihet, se qeveria eshte duke i rene trumpetave per rritjen e invetimeve dhe bla bla bla te tjera. Qeveria ne tha se vetem nga akcisa fituam kaq e kaq miljarda ndersa tani ne del se “akcisa ka patur ecuri te dobet”. Edhe te genjejne nuk dine qeveritaret tane. Populli thote se genjeshtra i ka kembet e shkurtra.

  2. xhevriko says:

    Pa tjeter do te bjene investimet sepse investitoreve te huaj i duhet te shkojne ne Kamez per te mare nje leje qendrimi dhe te perballen me injorantet police te emigracionit…pse nuk e coni zyren e emigracionit ne Puke….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje