PD: Qeveria vendosi të rrisë çmimin e energjisë pasi i fali 3 miliardë dollarë CEZ-it

4 Shtator 2014, 11:26Ekonomia TEMA

Enno Bozdo, nënkryetar i Bashkisë, doli nga selia e PD për të akuzuar qeverinë se vendosi të rrisë çmimin e energjisë pasi i fali 3 miliardë dollarë kompanisë çeke CEZ.

“Zëri i mekur i Ministrit të Energjisë dje paralajmëroi shqiptarët për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Ministri përgjenjeshtroi kështu vetveten, kolegët e tij në qeveri, madje edhe vetë zëvëndëskryeministrin, të cilët prej muajsh kishin siguruar shqiptarët që nuk do të kishte asnjë rritje të çmimit të energjisë.

Ministri i shkoi kundër edhe vetë deputetëve të maxhorancës, anëtarë të Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, që i kishin kërkuar me të drejtë qeverisë që përpara se të rriste çmimin e energjisë, të përmirësonte më parë ndjeshëm treguesit e kompanisë të shpërndarjes OSHEE (ish- CEZ), domethënë të luftonte vjedhjen e energjisë dhe të rriste arketimet. Dhe asnjëra nga këto nuk ka ndodhur.

Dhe s`kish si të ndodhte ndryshe. Rritja e çmimit të energjisë është pasojë e drejtpërdrejtë e megaskandalit të “Aferës CEZ”. Partia Demokratike ka denoncuar prej kohësh këtë megaskandal, sepse:

-Nuk do të kishte rritje te çmimit të energjisë në qoftë se CEZ-it nuk do t`i ishin falur 500 milionë euro fatura të papaguara shtetit shqiptar.

-Nuk do të kishte rritje të çmimit të energjisë nëse qeveria shqiptare, të mos kishte rënë dakord të paguante edhe 95 milionë euro të tjera, për të blerë një kompani që ekspertët ndërkombëtare e vlerësuan me vlerë negative në treg.

-Nuk do të kishte rritje të çmimit të energjisë sikur qeveria rilindase, në një rast unikal botëror “bujarie”, të mos kishte hequr dorë nga dëmshpërblimi i 3 miliardë dollarë për dëmet që CEZ-i i shkaktoi Shqipërisë,” tha Bozdo.

8 komente në “PD: Qeveria vendosi të rrisë çmimin e energjisë pasi i fali 3 miliardë dollarë CEZ-it”

  1. Saliu says:

    Çfarë surrati, i shtypur dhe i deformuar, si mish konserve…!

  2. maximus says:

    ik mor legena njerez, se ju e sollet kete mut kompani dhe kini goje dhe flisni tani, jeni bere te peshtire sa na iritoni kur ju degjojme., si s’kini nje pik turpi ,njerez te degjeneruar.

  3. Arber says:

    gafen qe beri PD, po mundohej te mbyllte PS, gjithmone ne kurriz te taksave qe paguajme ne bagetia, me falni — populli. PD e perzuri brutalisht, pa e qendisur ligherisht, madje s’e vuri ujin ne zjarr te mbronte rastin, tani u kujtua te kritikoje keta qe per hir te statusit ulen koken dhe thane, hajde se do ua fusim ca me shume ketyre taksapaguesve tane. si PD-se si PS-se nuk i hyn gjemb ne kembe, as taksat nuk i paguajne, se ligjin e ben Maliqi…

  4. Lani says:

    Nuk ka si te ndodhe ndryshe. Sot doli tellalli, zari qe edhe pse per 8 vjete ka qene zv/minister i Energjetikes nuk ka thene asgje per manipulimet e shifrave qe beri Saiti ne vitin 2008, nuk mori asnje mase per te rritur performancen e sektorit energjetik ne kohen e CEZ, madje nuk beri asnje perpjekje qe entitetet shtererore te paguajne faturat e energjise duke e cuar borxhin e shtetit ndaj CEZ ne shtator te 2012 ne 170 mil Euro. Perkundrazi si pergjegjes per sektorin e energjise ai i miratoi Likes (njerezve te LSI) dhe njerezve afer PD dy ligje nje per verifikimin e matesave dhe nje per detyrimin e klientve te medhenj te mosblenin energji nga CEZ por nga kompanite e miqve te [email protected] me cmime me te larta. Besoj te gjithe e mbajne mend mbylljen e Kurumit per disa muaj dhe protestat ne Elbasan.
    Enno ne rolin e zv ministrit ishte pergjegjes edhe ne deshtimin me sukses te negociatave me CEZ per te gjetur nje zgjidhje te pranueshme nga te gjitha palet. Enno ka pas gjithe kohen nje anetare te keshillit mbikeqyres ne cdo kompani energjetike dhe nuk ka bere asgje te mire, pervecse ka renduar sektorin me veprimet e tij. Arsyet pse e ka bere nuk i them dot por ose ka qene infantil (me e mundshmja) ose ka qene pjese e lojes korruptive nga qe behej nga institucionet dhe kompanite afer LSI dhe PD.
    I sygjeroj Lulit qe te mos ta nxjerre me si tellall-perfaqesues per energjine pasi vetem e qelb me shume partine e vet.

    Persa i perket rritjes se cmimit, keta kane rene pre e presionit te FMN dhe BB. Keto institucione i kane pritur nje vit te rrisin performancen ne sektorin e energjise dhe pasi nuk ja kane dale ta bejne nje gje te tille ju kerkojne rritje cmimi, per te siguruar ndonje te ardhur me shume. Rilindja e dhj*u me shume energjine.

  5. shpetimi says:

    Jo vetem kete Eno nocke-derrin nuk e shoh dot, por edhe bushtren e tij PD, ka shume pak gomere qe ende e besojne.
    Por problemi nuk qendron ketu.Shqetesimi eshte se Qeverite e Shqiperise si dje dhe sot, duke fshehur pa aftesine e tyre qe shteti te funksionoje, i bien shkurt duke detyruar pjesen me te ndergjegjshme te shqiptareve te paguaje jo vetem detyrimet e veta por edhe ate qe duhet te paguajne te tjeret,keshtu ndodhte me Salushin keshtu po ndodh me Edushin.Atehere ku jemi ? Asgjekundi.Edushi na “nevrikoset” kur degjon njerezit te thone te gjithe jane njelloj.Po hajde pra more qerrata na e provo me fakte, dhe jo me pordhe se ti po na i zgjidh problemet.Njerzve po u gumezhijne veshet nga pordhet e tua me vidiokonferenca,te cilat na i shton ne proporcion me kilet e shtuara.
    Po pse more duhet te paguaje plus energjine elektrike edhe per vete edhe per ate qe nuk paguan, ai shqiptari korrekt dhe i ndershem.Paguaje more ti me kodoshet e tjere milionere kete deficit, meqenese nuk jeni te afte te beni shtet.Po pse duhet te paguaje me shume kontribute se sa i takon shqiptari i ndershem ne skemen e pensionit te falimentuar nga kjo klase politike e shkerdhatokracise e ketyre dy dekadave ku edhe ti more Edush ben pjese,qe te votuan shqiptaret se do sillje ndryshimin, dhe po i zhgenjen cdo dite.
    Kembanat po bien, duhet te keshe veshe te degjosh.

    1. Lani says:

      Ceshtja eshte shume e thjeshte nese nuk e ben dot, hap rrugen te vijne te tjere!

  6. al says:

    Bozdo me gjithmend je ftyra me e ndyre, qe mund te dali ne meciat shqiptare.Po si ke goje e flet ti ,qe jo vetem cezin,’ por gjithe privatizimet e kompanive shqiptare kane firmen tende.Kujt i thua per 3 miliard ,ju falen cezit nga qeveria ,po i fale ti mer i degjenerum ,dhe qe po ti dhe tutori yt Saliu qe prishet kontraten ,ti je per burg mer burre kurve,se kishit dy vjet kohe ta zgjidheshit ne arbitrazh nderkombetar ,por nuk e bete se e dinit qe do linit lesht aty dhe do ju shtoheshin milionat qe do i kishit borxh,popullit.Po nuk ke faj ti mer kurv, por fajin e ka kjo drejtesi e degjeneruar, qe komandohet nga tutori yt,por ta dish se shpejt gjerat do ndryshojne dhe te jesh i sigurte se per te gjitha kontratat, qe ke firmos ne dem te popullit tend ,do te rrasin brenda dhe ti e di si do i kalosh pushimet ne burg,vazhdo dhe lexo fjalimet e saliut.atij,krimineli,qe po i mblidhet laku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje