Ministri Veliaj inspekton punimet në Gjirokastër: Mbajtëm premtimin duke kthyer investimet pas 8 vitesh

3 Shtator 2014, 12:00Ekonomia TEMA

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka zhvilluar një vizitë në Gjirokastër për të inspektuar gjashtë projektet e miratuara nga qeveria shqiptare për rikonstruksionin e rrugëve të qytetit dhe Parkun e Liqenit të Viroit.

Në këtë vizitë, ministri Veliaj shoqërohej edhe nga kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime.

“Më vjen mirë që sot Gjirokastra është kthyer në një kantier të vërtetë ndërtimi dhe jam shumë krenar për faktin se po mbajmë premtimet e një viti më parë, duke kthyer në qytet investimet e munguara prej 8 vitesh”, deklaroi Veliaj pasi inspektoi punimet që po kryhen në të gjithë Gjirokastrën me rikonstruksionin e 30 rrugëve dhe Parkun e Liqenit të Viroit.

Sipas tij, kur projekti i Parkut të Liqenit të Viroit të ketë mbaruar në fund të vitit, ai do të cilësohet një nga projektet më të bukura në Shqipëri.

“Më vjen mirë që Gjirokastra do të jetë jo vetëm një epiqendër e trashëgimisë kulturore dhe turizmit, por edhe një epiqendër e rinisë, e atyre që merren me sport dhe eksplorimin e natyrës Parku i Viroit është një mushkëri e re për qytetin”, tha ai.

Nga ana tjetër, duke shfrytëzuar rastin për fillimin e regjistrimeve në të gjitha shkollat profesionale në vend, z. Veliaj u bëri edhe njëherë thirrje prindërve dhe nxënësve që t’i kthejnë sytë nga arsimi profesional.

“Shumë prej projekteve ku po investojmë po na tregojnë rëndësinë që ka nevoja për gurëgdhëndës të rinj, për njerëz që kujdesen për trashëgiminë kulturore apo teknikë që punojnë me projektet e infrastrukturës. Prandaj dua të inkurajoj prindërit dhe nxënësit që t’i kthejnë sytë nga arsimi profesional, që një gjeneratë e re djemsh dhe vajzash të kenë mundësi të zbatojnë projekte të tilla”, deklaroi ministri Veliaj.

14 komente në “Ministri Veliaj inspekton punimet në Gjirokastër: Mbajtëm premtimin duke kthyer investimet pas 8 vitesh”

  1. Shehu says:

    PO punohet anembane vendit.. Ju lumte vertete per perkushtimin

    1. Sirena says:

      me vjen mire qe ne qytetin trashegimi boterore po hidhen syte me ne fund

      1. Rezi says:

        Erioni i perkushtuar si ngahera..

        1. EDEN says:

          Saliu i preu cdo investim per inat te votave qe merrte kunder.. Po shbllokhet me ne fund shqiperia

          1. Reola Koliqi says:

            Sa mire. Ai qytet meriton shume me shume. eshte krenari per ne dhe traditen e kulturen

            1. Sarkastiku says:

              Saliu vajton nga halli se mos i del ndonje demokrat (nese ka) dhe behet i majte ne Gjirokaster, ju talleni ?

              1. Deani says:

                PO rilindin te gjithe qytetet e shqiperise.. Qeveri qe nuk punon per nje apo dy ,por nga veriu ne JUG.

                te pakten keshtu eshte deri me tani, dhe une e inkurajoj te vahzhdoje

                1. qaniu says:

                  POpulli per kete ka nevoje.. Per investime, kushte me te mira, pune qe hapen dhe mbyllen, qe ju rrihet tek koka.. Perkushtimi juaj eshte per tu pershendetur

                  1. Gerti says:

                    JA, force e shembullit te punes se mire dhe emancipimit.. Kjo eshte rruga qe duhet ndjekur dhe qe po kthehet ne fryme ne shqiperi tanime.. Mos ndaloni

                    1. yllka says:

                      Vec tju them JU LUMTE ju dua

  2. psevertete says:

    Eri eshte ministri me i mire i kesaj qeverie, bravo!

  3. Rri shtrember por fol drejt! says:

    Gjyshja ime thote, notari i mire duket kur del nga uji jo kur futet ne uje. Le te urojme dhe te shpresojme se kesaj here do te behet dicka me shume dhe me cilesore se nga ato qe jane bere me pare! Respekte

  4. davaxhiu says:

    une kam hall mos po rregullon gjirokastren meqe do beje dasmen ne fundjave edhe duhet te jete ne nivelin e duhur.

    meqe qenka me kryetarin , mire eshte qe te kthejne kalldremin edhe te heqin betonin.

  5. alfred says:

    Do te kisha deshiren qe edhe pyjeve tu rikthet liri a qe u mungon sepse edhe natyra ka njevoj te marr jete
    te riveshet me bukurin e saje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje