Rilindja e qyteteve/ Rama: Do të investojmë aq sa nuk është bërë në 20 vite

2 Shtator 2014, 13:44Ekonomia TEMA

Programi “Rilindja e qyteteve” do t’i japë një zhvillim të ri Elbasanit. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama , i cili prezantoi investimet që do të bëhen në këtë qytet. Rama akuzoi Qeverinë paraardhëse për mungesë ndër vite të investimeve serioze në qendrat urbane dhe lënien e tyre në harresë.

 “Ne kemi filluar nga qendrat urbane, të cilat janë lënë në harresë për shumë vite. Elbasani ka vuajtur për investime në infrastrukture. Jemi zotuar këtu dhe në shumë qendra urbane. Në Elbasan jemi zotuar se do bëjmë sa nuk është bërë në 20 vjet bashkë. Ne do investojmë përsëri në Elbasan. Sot vetëm krijimi i qendrës së gravitetit që do shkojë deri në rrugicën e fundit të qytetit. Stadiumi, nuk bëhet fjalë vetëm për ndeshje por dhe zhvillim ekonomik”, theksoi Rama.

Në vijim ai shtoi se investimet shtrihen përtej bashkisë së sotme të Elbasanit.

“Kemi kaluar në një fazë ku investimet po bëhen me standarde dhe po insistojmë të jenë me standarde. Janë 8 kantiere në Elbasan dhe kryetari i bashkisë premton se do mbyllen brenda këtij viti. Kemi hapur një rrugë të mbarë për të rilindur qytetin e Elbasanin. Përveç rrugëve, stadiumin, ndriçimit, gjelbërimit Elbasani do ketë më shumë zhvillim të biznesit të vogël e të mesëm”, u shpreh Rama.

Ndërsa, Kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini, njoftoi se më 11 Tetor në stadiumin e Elbasanit do të pritet skuadra e Danimarkës, duke e falenderuar njëherësh kryeministrin për këtë investim.

8 komente në “Rilindja e qyteteve/ Rama: Do të investojmë aq sa nuk është bërë në 20 vite”

  1. Lola says:

    Ky kryeminister I fut nje viz te bardh pastaj reciton genjeshtra qe as vet se kupton se cfar thot njesoj si z Berisha…edhe para 23 qershorit ishte nen efektin e kokaines qe premtoj 300 mij vende pune , shendetsi fala cdo mashtrim tjeter

  2. wer says:

    Mafiozet e therrasin kryebashkiakun e Elbasanit me emrin ” Lala “

  3. Selim Rroshi says:

    Ik shiko ate xhuxin prej betoni ne durres, preu gjith pemet e ka ven ca si varre ilire pa asnje hije.
    Aty do i keni katakombat ju te rilindjes.

  4. Lupeni says:

    Mos beni krime …. duke hequr antikitetin dhe duke e zevendesuar me sheshe betoni si ne rastin e Sheshit Iliria ne Durres….thjesht restauroni ato pak gjera te vjetra e antike qe i kane mbetur ketij populli ne vite.

  5. Anonim says:

    Ore per ndotjen c’do te beni, po leri qendren urbane. Problemet e Elbasanit vijne nga periferia.

  6. sadiku shkoder says:

    Po shkodra zoti Rama????.

  7. e ligjshme says:

    s’eshte vone per te permirsuar jeten e qytetarit duke ditur qe mbi 100 vite vendi yn jeton ne paqe.

  8. ajrin e paster dua says:

    O zoteri jo se nuk i dua rruget e rikonstruktuara se kishin mbi 40 vjet qe nuk ishte vene dore.Qysh kur ishin ndertuar me 1970 e me vone.Edhe rikonstruksionin lyerjen e fasadave te pallateve i dua se edhe ato nuk kishin njohur boje qe kur jane ndertuar,te paret pallate jane bere qe ne 1955 ne kohen e rusit.Por qe ta dish mire ti o i nderuar z kryeminister une e shume e shume te tjere banore te Elbasanit e vendeve perreth tij dua qe te marr fryme lirisht.Nuk dua qe femijet e mi te vdesin nga kanceri qe per hir te se vertetes ketu tek ne po ben kerdine.Dua qe te mos kem frike te hap dritaret e shtepise se hyn era e keqe e plehrave qe kane me shme se 20 vjet qe digjen ne natyre e qe i gjithe ajri parakalon ne tere qytetin.Kete dua te paren gje une e shume e shume te tjere.Prandaj do ju lutesha qe jo te benit ndonje gje te madhe por te mbanit premtimin tuaj per kete gje m.gjs kane kaluar 300 ditet e para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje