Drejtore e Agjencisë së Panifikimit të Territorit Adelina Greca deklaroi se do të verifikohen të gjitha lejet e dhëna nga vendorët, pasi shpesh janë dhënë leje të pambështetura në planifikimin e territorit dhe legjislacionin shqiptar.
Gjatë një konference për shtyp, Greca tha se kryetarët e bashkive dhe komunave me vendimarrjet e tyre për ndërtime kanë kryer dëme të parikuperueshme dhe kanë cënuar rëndë asetet e territorit të Shqipërisë.
Sipas saj, janë dhënë leje ndërtimi në zonat e mbrojtura mjedisore, duke u bërë shkas për degradimin e pasurive natyrore të territorit të Shqipërisë.
“Janë dhënë leje ndërtimi në monumentet e kulturës, duke dëmtuar dukshëm këto pasuri të trashëguara”, deklaroi Greca.
Ajo theksoi në fjalën e saj se krerët vendorë kanë miratuar plane vendore ose plane rregulluese që cënojnë rëndë vijën bregdetare, kanë planifikuar ndërtimtari në tokën bujqësore.
“Kanë shkelur haptazi Kodin Rrugor. Eshtë ndërtuar anës së rrugëve interurbane, duke shkelur brezat mbrojtës të rrugëve dhe duke cënuar kështu sigurinë në rrugë dhe gjithashtu pronën publike.
Lejet e ndërtimit të dhëna kanë shkelur rëndë distancat nga kufiri i pronës, nga objektet ekzistuese, apo distancën nga prona publike, lulishte, rrugë dhe hapësira të tjera duke i konsideruar këto prona si të askujt.
Në kuadër të ligjit të ri të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, AKPT dhe ministri i ZHUT po rishikojnë të githa normat dhe standardet për ndërtimin, në mënyrë që të mos ndodhin me shkelje të tilla flagrante që cënojnë rëndë të drejtat pronësore dhe pronat publike”, u shpreh Greca.
Ajo vuri në dukje se masat ndëshkimore për këdo që kryen shkelje të tilla do të jenë të rënda në vijim. Një tjetër çështje që ngriti Greca ishte ligjshmëria e vendimeve të marra nga krerët vendorë.
Sipas saj, shumë krerë komunash e bashkish kanë firmosur letra të cilat nuk mbështeten në ligjin e planifikimit dhe si rrjedhojë janë akte të pavlefshme.
“Mbi bazën e tyre janë gënjyer qytetarë dhe investitorë se kanë marrë leje për të ndërtuar objekte, ndërsa ajo që kanë marrë në dorë është një letër me firmë që nuk ka vlerë ligjore, sepse nuk kanë ndjekur procedurën e ligjshme dhe nuk janë të mbështetur në ligjet e shtetit shqiptar”, tha Greca.
Ajo informoi se në ditët në vijim do të bëhen publike disa raste me shkelje të rëndë të ligjeve të shtetit dhe gjithë lejet e pavlefshme të dhëna nga këta vendorë në vend.
“AKPT është në dispozicion të çdo personi për të dhënë informacion rreth studimeve të miratuara deri sot për territoret përkatëse dhe legjislacionin e detyrueshëm për zbatim në fushën e ndërtimit”, u shpreh Greca
Cdo te behet me ato leje ndertimi, tashme te relizuara, dhe qe bijen ndesh me Kodin Krugor dhe ligjet e tjera,si p.sh. per ruajtjen e mjedisit etj?A mund te rivendost situate ne rastet kur lejet jane dhene ne shkelje flagrante te ligjit?Kush do mbaje pergjegjesi per dhenien e lejeve te tilla?A do te procedohet ndonje pushtetar vendor,apo ish pushtetar vendor, per dhenje lejesh te tilla?Cdo te behet me juristet apo urbanistet e bashkive dhe komunave qe kane lejuar keto shkelje?Kjo eshte ceshtja.
Leja per kulla 20 kateshe znj. Greca tek diga e Liqenit??? Me ate cdo behet??? Lerini perallat por vihuni ne mbrojtje te Tiranes se po na marrin frymen me beton.
Keta thjesht duan leke e te marrin nje gjobe te majme mbi cdo leje ndertimi.
Cdo gje do te kuptohet me mire vetem pas verifikimit te pare. Te shohim do fillohet me ndonje dy katesh ne katund apo me pese 20katsha bashke ne tirane….drejtoresha kete do na e thote…
Mire moj zonje e nderuar pa me thuaj cdo te behet me lejet e ndertimit te dhena nga bashkiaket socialiste Sejdini,Dako apo Gjika.Nuk po permend me Ramen.A e dini ju moj zonje se vetem para zgjedhjeve lokale te 2011 bashkiaku i Elbasanit dha 66 leje ndertimore perpallate nga 10 deri 16 kate ndertim ku me ligj lejohen deri ne 8 kate ndertim.S’ka lene lulishte pa dhene leje ndertimi.Apo keto nuk prishin pune vetem ato te Bashes jane te kundraligjshme.A Enver ku je se ti i beje synet me thu keto qelbesira qe u bene super te pasur ne kurriz te popullit
Drejtoreshe ke shume pune per te bere se ka 20 vjete qe vetem çbehet ky vend. Nuk di sa do te gjeni mbeshtetjen e prokurorise dhe te gjykataes, por nje numur jo i vogel drejtuesish vendore jane kthyer ne pashallare. Shpresoj qe ata te jene te paret qe do te futen ne burg dhe tju sekuestrohet pasuria per te shlyer demin e pafund mjedisor. Ne fund desha t’ju pyes: A kane ndonje inventar te pasurise publike keta komunaret tane? Mua sinqerisht me duket si mall pa zot, te rrembeje kush te rrembeje ne mallin e shqiptareve.
znj.Greca po i keni llogaritur se sa familje po lini pa buke duke bllokuar lejet e ndertimit,nuk po flas per lejet e paligjshme ato ti bllokoni.
Keto perkthehen ne vota dhe bejini mire llogarite se ju votuam te punojme dhe jo te bllokohemi.
Nuk te voton Merkeli por populli qe ska buke te haje me bllokimet.
Mire e keni ju, po te ish viti 1991, por sot eshte 2014 dhe te gjithe ata shpellare qe nuk e njohin shtetin, por njohin bajraktarin kane mbaruar pune dhe ju shisni mend qe do i legalizoni pislliqet e tyre
Tani pengoni vetem njerezit e ndershem qe duan te ndertojne me leje, por qe ne fakt ne Arnaustan jane me trapat
Qellimi i vetem i jetes sime eshte qe ti provoj EdiRames, familjes dhe belgut, qe sjam debile – Adelina Grexa, Lushnje
MALI I ROBIT DHE “MALI I PLEHRAVE” NE PLAZH
Mali i Robit është një kodër, një nga ana kodra që as në sy bie e as mendimin ta merr kur udhëton rrugës për në Kavajë apo në të kundërt, për në Durrës. Askush nuk të thotë pse quhet Mal. Sidoqë të jetë Mali i Robit me një lartësi sa një godinë trekatëshe, me ndonjë antenë sipër e me ca pisha drejt lakuriqesise gjelbruese, tash ka bërë vend në historinë turistike si PLAZH.
Fusha përballë tij me një brez pishash rrënjët e të cilave kanë marrë thellësinë e tokës rreth gjashtëdhjetë vite të shkuara me punën vullnetare të nxënësve të Teknikumit Bujqësor të Golemit e të vullnetarëve të tjerë, plazhi gjerë, janë tashmë në emrin e ndërtimeve sipas meselesë “Më i shkathëti më i shpejti”.
Nuk do të shkruaj për këto, por për atë që shoh si pushues prej afro një muaji dhe po skruaj si qyetar i lirë i vendit tim. Si qytetar “me korrespondencë” sepse tash tetëmbëdhjet vjet jam i ngujuar në dhe të huaj e në Shqipëri më sjell malli i njeriut që pesëdhjetë e pesë vjet të jetës e punës së vet nuk i ka kaluar edhe një natë të vetme jashtë kufijëve të tij.
Plazhi i Malit të Robit, prej aty ku ndahet me pjesën e Golemit, tek ai kanali që ujërat e zeza i derdh në detë e ku një ditë fiksova në fotografi dy vogëlushe duke futur duart në ujin e zi për të kapur një guackë deti, e deri në PLAZHIN E VIPAVE pushtetarë, është shpërfytyruar. Një shpërfytyrim që meriton të regjistrohet në librin e çudirave Ginis…
Pronaret e tokës po vrapojnë me galop për tu bërë edhe pronarë të detit. Gara për të rrëmbyer detin ka shpërthyer si një ethe epidemike. Gurë qiklopikë, konstruksione të rënda betoni shkulur nga rrënimet e ndërtimeve pa leje, bunkerë…përbëjnë bazamentin e ketyre zgjatimeve që formojnë ca gadishuj që lindin e rriten.
Deti, mbi bazën e ligjeve të natyrës ka bërë ndëshkimin e vet, iu është sulur ranave duke marrë mbi dhjetë metra hapësirë të tyre.
Leshterikët i ka lëshuar kaq me bollëk në breg sa në “gjiret” e “gadishujve” uji është aq i zi sa katrani ia ka zili.
Leshterikët janë kaq me bollëk sa grumbujt që dalin nga mbledhja e tyre në bregdet kanë formuar kodra ku mbeturinat detare kompostohen me mbeturinat qytetare.
Dje pashë një eskavator ne bregdet që fuste hundën në një nga kodrat e mbeturinave. Mendova se pas tij do të vinte ndonjë kamion i rëndë për ti marrë. Gabova. Ekskavatori nuk bëri asgjë më shumë se sa ti ngjeshte mbeturunat duke lartësuar kodrarën sa një shtëpi dykatëshe…
Në bregdetin e Malit të Robit, “Malet” e mbeturinave, plehrave detare dhe qytetare po vazhdon të rritet me gjasë që në fund të sezonit turistik të kapë lartësinë e Malit të Robit.
Për Ilustrim po përcjell disa fotografi…
PARA KESAJ GJENDJEJE KATASTROFIKE PER NATYREN DHE PER PUSHUESIT- SHTETI HESHT
VITIN E ARDHESHEM, NE QOFTESE HESHTJA E SHTETIT DO TE VAZHDOJE, PUSHUESIT DO TA BRAKTISIN PLAZHIN E MALIT TE ROBIT.
Abdurahim Ashiku, pushues.
Mali i Robit, 23 gusht 2014