Hyn në fuqi udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Financave dhe asaj të Ekonomisë në lidhje me faljen e gjobave të vëna nga administrate tatimore ndaj bizneseve në periudhën 1 mars-31 gusht 2013.
Udhëzimi përcakton të gjitha rastet e faljes së gjobave dhe procedurat që do të ndiqen qoftë nga administrate tatimore, ashtu edhe nga bizneset e ndëshkuara me masa administrative.
Sipas këtij udhëzimi, brenda dy javësh nga data e hyrjes në fuqi të tij, Tatimet duhet të hartojnë listat e bizneseve që rezultojnë të kenë gjoba në periudhën e përcaktuar, ndërsa brenda 29 Tetorit 2014 procesi duhet të ketë përfunduar.
Udhëzimi përcakton rastet kur një biznes apo person tatimpagues nuk mund të përfitojë nga falja.
Udhëzimi
Udhëzimi përcakton se nga falja përfiton tatimpaguesi që në bazë të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, është: individ, person fizik, dhe/apo person juridik, i cili detyrohet nga ligji të paguajë tatime, taksa ose kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe agjenti i mbajtjes së tatimit në burim.
Sipas udhëzimit të firmosur nga ministrat Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj objekt i faljes janë gjobat që janë evidentuar ose kontabilizuar në regjistrat tatimorë (sistemi informatik ose kontabilitet) nga data 1 mars 2013 deri më datë 31 gusht 2013, nga:
a) Administrata tatimore qendrore, për gjobat e zbatuara nga drejtoritë rajonale tatimore dhe strukturat përkatëse tatimore në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve;
b) Administrata tatimore vendore në njësitë e qeverisjes vendore (bashki e komuna) për gjobat e zbatuara nga drejtoritë/zyrat përkatëse të taksave vendore.
Në zbatim të nenit 3 të ligjit, gjobat që falen janë gjobat që janë vendosur si pjesë e detyrimit tatimor, ku përfshihen si të tilla gjobat e vlerësuara për shkelje të dispozitave të legjislacionit tatimor.
Gjithashtu falen gjobat e vlerësuara që lidhen me një tatim/kontribut të vlerësuar, të cilat vendosen si pasojë dhe pjesë e tatimit/kontributit; si dhe gjobat e vlerësuara, të cilat janë vendosur pavarësisht nëse ka detyrim tatimor (tatim/kontribut) të vlerësuar ose jo;
Në udhëzim gjithashtu përcaktohet falja e gjobave për punonjës të padeklaruar apo të deklaruar me vonesë; gjobat për mosinstalim të pajisjes fiskale; gjobat për moslëshim të kuponit tatimor ose moslëshim të biletave.
Sipas pikës 3 të këtij udhëzimi, falen: gjobat e vlerësuara që janë paguar ose kompensuar; gjobat e vlerësuara që nuk janë paguar; gjobat e vlerësuara që janë apeluar apo janë në proces apelimi, pavarësisht nga faza e apelimit në të cilën ndodhen (ankim administrativ apo gjyqësor) dhe pavarësisht nga vendimi i apelimit, nëse ka ndonjë vendim të tillë të dhënë, qoftë edhe i formës së prerë.
Sipas objektit të ligjit të përcaktuar në nenin 1 të tij, është kusht që gjobat që përfitojnë nga falja të jenë të evidentuara ose të kontabilizuara në regjistrat tatimorë nga data 1 mars 2013 deri më datën 31 gusht 2013.
Këto gjoba konsiderohen të evidentuara nga 1 mars 2013 deri më 31 gusht 2013, nëse data e nxjerrjes së njoftim-vlerësimit është nga data 1 mars 2013 deri më datë 31 gusht 2013. Data e kontabilizimit i referohet datës së regjistrimit të gjobave në kontabilitetin e drejtorisë rajonale tatimore përkatëse apo organit të ngjashëm të taksave vendore, jashtë sistemit informatik tatimor përkatës.
Sipas udhëzimit, në rast të mungesës së një njoftim vlerësimi tatimor për gjobën (nuk është lëshuar njoftim vlerësimi për gjobën apo gjoba nuk është përfshirë si pjesë e ndonjë njoftim vlerësimi të lëshuar), si datë evidentimi konsiderohet data e kontabilizimit të gjobës në regjistrat tatimorë. Kjo datë duhet të jetë brenda periudhës duke filluar nga 1 mars 2013 deri më 31 gusht 2013.
Në zbatim të nenit 3 të ligjit, si datë e evidentimit të gjobës konsiderohet data e nxjerrjes së njoftim vlerësimit tatimor (data e protokollit të drejtorisë rajonale tatimore/njësisë së ngjashme që ka përgjegjësinë të lëshojë aktin administrativ tatimor).
Procedurat
Drejtoritë rajonale tatimore dhe zyrat tatimore të qeverisjes vendore, brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi, evidentojnë në një listë tatimpaguesit që përfitojnë nga falja sipas këtij ligji. Në zbatim të nenit 3 të ligjit, do të përfshihen në listat që do të hartohen për këtë qëllim çdo tatimpagues, të cilit i është lëshuar një njoftim vlerësimi tatimor që mban çdonjërën nga datat në intervalin që prej 1 mars 2013 deri më 31 gusht 2013. Për rastet kur nuk është lëshuar njoftim vlerësimi për gjobën nga drejtoritë rajonale tatimore ose zyrat tatimore të qeverisjes vendore, si datë evidentimi në mungesë të njoftim vlerësimit është data e kontabilizimit të gjobës në regjistrat tatimorë përkatës.
Në listën që do të hartohet për këtë qëllim përveç të dhënave identifikuese të tatimpaguesit, do të përfshihen: masa e gjobës; periudha për të cilën është vendosur gjoba; lloji i gjobës; data e lëshimit të njoftim vlerësimit; data e vlerësimit në sistemin informatik të tatimeve/taksave vendore; data e pagesës, nëse gjoba është paguar; të dhëna të tjera mbi procesin e apelimit nëse ka.
Një listë paraprake brenda 15 ditëve të para që nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi publikohet në ëeb- siten e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe ëeb-sitet përkatëse të drejtorive/zyrave të taksave të qeverisjes vendore. Çdo tatimpagues që ka një njoftim vlerësim të lëshuar nga administrata tatimore qendrore dhe vendore që mban datën nga 1 mars 2013 deri më datë 31 gusht 2013 dhe që nuk konstaton emrin e tij në listën e publikuar, i drejtohet me kërkesë me shkrim drejtorisë rajonale tatimore që ka lëshuar njoftim vlerësimin, duke i bashkëngjitur kërkesës një kopje të njoftim vlerësimit dhe çdo dokument tjetër që disponon për gjobën e aplikuar.
Rastet kur nuk falen gjobat
Në zbatim të nenit 4 të ligjit nuk falet/n, pasi nuk janë objekt i faljes, pavarësisht datës apo periudhës në të cilën janë vlerësuar apo i përkasin:
a) Tatimi/kontributi i detyrueshëm i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore;
b) Kamatëvonesa pjesë e detyrimit tatimor;
c) Gjobat për pagesë të vonuar / gjobat për dorëzim të vonuar të deklaratës që llogariten dhe vlerësohen automatikisht nga sistemi informatik i tatimeve për deklaratën ose tatimin/kontributin përkatës për shkelje të dispozitave të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Pas evidentimit të tatimpaguesve përfitues, drejtoritë rajonale tatimore dhe zyrat tatimore të qeverisjes vendore do të kryejnë procedurën si më poshtë vijon:
Për çdo tatimpagues përfitues, i cili rezulton në regjistrin tatimor me gjoba që janë objekt i faljes sipas ligjit nr. 39/2014, inspektori i Drejtorisë së Përpunimit dhe Menaxhimit të të Ardhurave Tatimore dhe Kontabilitetit që administron dosjen të këtij tatimpaguesi, mban një akt-falje dënimi (gjobë) me titull “Akt për faljen e gjobës në zbatim të ligjit nr. 39/2014 “Për faljen e dënimeve administrative në formën e gjobave, të vëna në bazë të kontrolleve dhe verifikimeve tatimore, të kryera për periudhën 1 mars deri më 31 gusht 2013″, sipas formatit nr. 1 bashkëlidhur këtij udhëzimi;
Ky akt shoqërohet me formularin përkatës të faljes së dënimit (gjobës) që përgatitet nga inspektori dhe i nevojshëm për t’u vlerësuar në sistemin informatik. Gjithashtu çdo akti të mbajtur për këtë qëllim i bashkëngjitet një kopje e praktikës sipas së cilës është vendosur gjoba përkatëse së bashku me njoftim vlerësimin tatimor. Në akt shprehen të gjitha detajet që kanë të bëjnë me gjobën që falet dhe që e bëjnë atë të jetë objekt i faljes sipas këtij ligji;
Çdo akt-falje dënimi shoqërohet me një akt administrativ “Njoftim për faljen e gjobës”, sipas formatit nr. 2 bashkëlidhur këtij udhëzimi, i cili përgatitet në 3 kopje, njëra prej të cilave i dërgohet tatimpaguesit që ka përfituar nga falja sipas këtij ligji.
Si do të veproni kur keni paguar gjobën
Për tatimpaguesit të cilët i kanë paguar gjobat objekt i faljes, në zbatim të nenit 5 të ligjit, do të kryhet procedura e rimbursimit në masën 100% të shumës së gjobës së paguar:
Tatimpaguesi paraqet në drejtorinë rajonale tatimore dokumentin që vërteton pagesën e gjobës objekt i faljes, duke e shoqëruar atë me një kërkesë formale për rimbursimin e gjobës së paguar. Kërkesa përmban të dhënat identifikuese të tatimpaguesit, si dhe numrin e tij të llogarisë bankare;
Inspektori i vlerësimit, pasi kryen verifikimet e nevojshme që tatimpaguesi është përfitues nga ligji dhe e ka paguar gjobën objekt i faljes, mban një akt- falje dënimi (gjobë) sipas formatit nr. 1, si më sipër, ku të jetë cilësuar se ky dënim falet në zbatim të ligjit për faljen e gjobave. Ky akt shoqërohet gjithashtu me formularin përkatës, të nevojshëm që falja të vlerësohet në sistemin informatik;
Për rastet kur gjoba e paguar është falur, pas procesit të vlerësimit të faljes në sistemin informatik, tatimpaguesi për gjobën e falur dhe të paguar njëkohësisht do të rezultojë kreditor. Kështu drejtoria rajonale tatimore rimburson shumën e gjobës në llogarinë e tatimpaguesit nëpërmjet thesarit sipas pikës 1 të udhëzimit nr. 4/1, datë 23.5.2014 “Për një shtesë në pikën 75.1.1 germa “a” të udhëzimit nr. 24, datë 2.9.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, por në të njëjtën kohë sistemon edhe situatën e tatimpaguesit në mënyrë që të mos rezultojë me tepricë kreditore ndaj organit tatimor.
Për çdo rast që tatimpaguesi nuk paraqet një kërkesë me shkrim, edhe pse e ka bërë pagesën e gjobës, administrata tatimore pasi verifikon vetë që pagesa e gjobës së falur është kryer, vijon procedurën për evidentimin e faljes dhe rimbursimin e saj sipas pikes 10, germa “b” dhe “c” të këtij udhëzimi.
Sipas nenit 5 të ligjit, rimbursimi i gjobës së paguar do të kryhet 100 % sipas radhës së datës së pagesës së bërë për gjobën.
Nëse tatimpaguesi me kërkesën e tij heq dorë nga rimbursimi i shumës së gjobës së paguar duke e destinuar shumën për t’u rimbursuar për pagesë të detyrimeve të tjera tatimore, drejtoria rajonale tatimore vijon me procedurat dhe kryen kompensimin e detyrimeve tatimore me shumën e gjobës së paguar dhe të falur.
Nëse evidentohen raste kur tatimpaguesi përfitues sipas këtij ligji për faljen e gjobës ka detyrime tatimore të papaguara (tatim/kontribut; gjobë automatike; kamatëvonesë/gjoba të tjera që nuk janë objekt i faljes, edhe pse këto detyrime apo gjoba nuk i përkasin periudhës së faljes, atëherë:
a) Për tatimpaguesit që nuk i kanë paguar gjobat që falen, organi tatimor/zyrat e taksave të qeverisjes vendore vijojnë procedurat e faljes;
b) Për tatimpaguesit që i kanë paguar gjobat që falen, organi tatimor/zyrat e taksave të qeverisjes vendore nuk i rimburson në llogarinë e tatimpaguesit shumat e gjobave të falura dhe njëkohësisht të paguara, por kompenson detyrimet e tjera që nuk janë në proces apelimi, dhe për shumat e mbetura pas kompensimit vijon procedurat e rimbursimit në llogarinë e tatimpaguesit nëpërmjet thesarit sipas pikës 1 të udhëzimit nr. 4/1, datë 23.5.2014 “Për një shtesë në pikën 75.1.1 germa “a” të udhëzimit nr. 24, datë 2.9.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Për të gjitha gjobat që përfitojnë nga falja sipas ligjit nr. 39/2014, nëse kanë filluar, administrata tatimore qendrore dhe vendore ndërpresin procedurat e mbledhjes me forcë për çdo gjobë për shumën që është objekt i faljes sipas këtij ligji.
Për të gjithë tatimpaguesit që përfitojnë nga falja sipas ligjit nr. 39/2014 hartohet një listë ku identifikohet emri i subjektit, NUIS (NIPT), shuma e gjobës së falur, lloji i gjobës, shuma e rimbursuar kur gjoba është paguar. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve/drejtoritë rajonale tatimore dhe zyrat e taksave të qeverisjes vendore krijojnë në ëeb-site një link ku të evidentohet vazhdimisht lista e azhurnuar e subjekteve që përfitojnë nga falja sipas ligjit.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve/drejtoritë rajonale tatimore/zyrat përkatëse të taksave të njësive të qeverisjes vendore i dërgojnë Ministrisë së Financave listën e subjekteve përfitues dhe vlerën e gjobave përkatëse përpara përfundimit të afatit 5-mujor nga data e hyrjes në fuqi të ligjit. Kjo listë publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
Te shqyrtohen serish te gjitha dosjet qe te mos kemi problem ne vazhdim.
TE GJITHA QEVERRITE U CANE DUKE ( FALUR ) POR KUJT ( BIZNESI ) DHE KU ESHTE INTERESI I
SHQIPETAREVE. KETU. ,,,,,,,
PRONAT E SHQIPETAREVE U VODHEN. DHE U FALEN NE KETO FORMA NJEREZVE TE (. BESUAR. ) TE
QEVERRITAREVE. PRANDAJ. JEMI NE KETO. KUSHTE. QE DISKUTOHET BUKA ACOMA PER NJEREZIT NE NEVOJE ,,,,,
KETA FALIN ,,,,,,,,,,NE NJE KRAH ,,,FULLHANI. FAL NGA KRAHU TJETER SHQIPETARET I MORI LUMI,,,,,,
PSE NUK ( FALIN. ) NE SHTETE TE ZHVILLUARA. APO SHQIPETARET JANE ME TE ZHVILLUARIT ,,,,,,,,