Banka e Shqipërisë ndryshon rregullat/ Tani Këshilli Mbikëqyrës do të bëjë edhe auditim të brendshëm

29 Gusht 2014, 18:32Ekonomia TEMA

Pak ditë përpara se Kuvendi i Shqipërisë të ndryshojë ligjin për Bankën e Shtetit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka marrë një vendim, i cili i jep të drejtë atij që të shohë nga afër dhe të kontrollojë mënyrën e raportimit financiar në bankë.  Ky vendim i datës 31 korrik të këtij viti ndryshon mënyrën sesi funksionon bordi drejtues i bankës dhe i jep të drejtë 5 anëtarëve të tij që të formojnë një komitet auditi, i cili do të vlerësojë mënyrën se si ka funksionuar kontrolli i brendshëm në Bankë, sa janë zbatuar ligjet dhe rregulloret, por gjithashtu komiteti do të ketë akses edhe në monitorimin e punës se bërë nga audituesi i brendshëm dhe i jashtëm në bankë.

Pesë anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës mblidhen në cilësinë e Komitetit të Auditit, raporton Vizion Plus.

Komiteti ndihmon Këshillin Mbikëqyrës për integritetin e raportimit financiar; mbarëvajtjen e përgjithshme të sistemit të kontrolleve të brendshme; vlerësimin e efektivitetit të sistemit për monitorimin e përputhshmërisë me ligjet dhe rregulloret; dhe mbarëvajtjen e funksioneve të audituesit të jashtëm dhe kontrollit të brendshëm.

Me masat e marra pas vjedhjes së bërë në bankë, këshilli drejtues i saj i jep të drejtë këtij komiteti që të paktën një herë në vit të zhvillojë takime me audituesin e jashtëm, ndërkohë që inspektori i përgjithshëm dhe audituesi i jashtëm mund të kërkojnë mbledhje të jashtëzakonshme të komitetit nëse konsiderohet e nevojshme.

Por, në fakt të drejtën e auditimit në bankë ligji organik për Bankën e Shqipërisë ia njeh inspektorit të përgjithshëm, dhe në rastin e certifikimit të bilanceve të bankës, kjo e drejtë i njihet firmës që bën auditin e jashtëm.

Këshilli Mbikëqyrës ka kompetencë të miratojë statutin dhe rregulloret e brendshme të Bankës së Shqipërisë, por jo ato të cilat përcaktojnë kompetencat e tij.

Kompetencat e Këshillit janë të përcaktuara në ligjin për Bankën.

11 komente në “Banka e Shqipërisë ndryshon rregullat/ Tani Këshilli Mbikëqyrës do të bëjë edhe auditim të brendshëm”

  1. TOMA says:

    TANI PO QE I VARIN UJKUT MELÇIT NE QAFE.

  2. Kadriu says:

    Vetem per faktin qe nuk kane bere Komitet Auditi, Bordi Mbikqyres duhet te jape doreheqjen ose per padije, ose per neglizhence.

    1. Meri says:

      Po deri tani kush i pengoi keta te ndryshonin rregullat? C’paten qe u zgjuan. Aq me teper keta jo vetem qe duhen shkarkuar po duhet te paguajne demin qe eshte bere per shkak te mos kryerjes se detyres prej tyre. Dmth guvernatiri dhe keta te paguajne demin.

  3. al says:

    Ky eshte paradoksi shqiptar kur, kupola e BSH e cila eshte per tu cuar ne ndjekje penale,me paturpesine me te madhe ,merr vendime qe duhet te ishin marre vite me pare,qe mos te vidhej thesari,qe mos te shperdoronte parate e shqiptareve me rroga dhe dieta sheikesh,mos te lulezonte korrupsioni me tenderat per rionstruksionin e BSH,mos te blihej hotel DAJTI,30 milion $ ,dhe te lihet ne gjendjen e mjeruar,kur para disa kohesh ishte krenaria e artitektures dhe hotelerise shqiptare.Kupola e bankes eshte pergjegjesja kryesore me Fullanin ne krye qe lejoi kete kaos ,vjedhje dhe nepotizem ne emerime,shqip keto jo duhet te largohen, po te japin llogari para drejtesise per ate mal me krime finaciare qe i kane bere financave shqiptare.

  4. zef says:

    Po po mase vollen tashi ven rregulla treja.

  5. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    PER CDO SKANDAL ,,, VRASJE VJEDHJE ,,,,NE SHQIPERI KA VETEM NJE EMER SALI BASHKE ME
    BANDEN E TIJE KRIMINALE ,,,,,PRESIDENTIN ,PROCURORIN ,GJUKATAT ETC ETC ,,,,,,

  6. vonesa e 31 korrikut says:

    banka shtetit,
    14 te arestuar
    do te kete edhe te tjere qe firmosen blerjen e hotel dajtit 30 miljon euro.
    si dhe te gjithe ata qe nuk kane ndjekur grafiket e punimeve per mos zbatim te afateve te perfundimit te rikonstruksionit te B.SH-se.
    eshte e drejte e organit te akuzes,te vleresoje shkaktaret.dhe duhet pergezuar per korrektesen ne detyre e deri ne arketimin e vjedhjes.
    por ne stresin e familjeve te ketyre te akuzuar qe nuk jane pak
    cuditesh me buzeqeshjen e bordit te mbykqyrjes,
    ata jo vetem qe nuk japin dorheqjen,
    dhe minimalisht te kthejne pagesat e perfituara,
    se
    nuk kane bere detyren,
    nuk kane ushtruar kontroll.
    nuk kane kapur problemet, te cilat krijuan anomali per vjedhjen
    nuk votuan per shkarkim te guvernatotit dhe qe ti lejohet perballja me ligjin ne menyre te barabarte.
    ata vetem kane marre rroga te majmenga banka shtetit sipas rregullit,
    por per te bere detyren.

    organi i akuzes duhet te nxjerre pergjegjesine e bordit tani bordi cmbykqyres.
    po te benin detyren ata,problemet nuk do ishin,e aq me teper kjo ngjarje te shemtuar me kosto 713 milion leke.

  7. Dea says:

    Hahaha, e ngriten dhe nje komitet, per te marre ca lek me shume, hahaha. Ky komitet do beje cudine ne ate institucion rrumpalle.

  8. Tani qe esht boshatisur gjithqka na hedhin hi syve.

  9. ????? says:

    Ky vend mund te beje ligje te reja,mund te ndryshoje njerezit nga nje post ne tjetrin,mund te imitoje cdo ligj boteror te mire qe ekziston,por nje gje nuk mund ta beje:te ndryshoje faktorin kryesor:Njeriun Shqiptar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje