Samiti i Bledit/Gjermeni: Turizmi kërkon koordinimin e të gjithë sektorëve

2 Shtator 2014, 13:49Ekonomia TEMA

“Turizmi kërkon koordinimin dhe kontributin e të gjithë sektorëve, për të garantuar rritje ekonomike të qëndrueshme”, u shpreh ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni,  në diskutimin e hapur “Forca e Turizmit”, në Forumin Strategjik të “Bledit” në Slloveni.

Gjermeni vuri në dukje se “jemi në fazën që duhet të promovojmë turizmin rajonal, duke bashkuar eksperiencat e vendeve tona”.

Ajo shtoi se bashkëpunimi rajonal dhe rritja e besimit  mes vendeve ka shumë rëndësi, ashtu si  forcimi i partneritetit publik-privat.

Pjesëmarrës  në panel ishin Ministri i Ekonomisë së Sllovenisë, Metod Dragonja, Ministri i Turizmit të Kroacisë, Darko Lorencin, Drejtori Ekzekutiv i Organizatës Botërore të Turizmit, (UNWTO) Carlos Vogeler si dhe të ftuar të tjerë.

Në kuadër të këtij forumi, Gjermeni  do të zhvillojë edhe një sërë takimesh ku në fokus do të jetë bashkëpunimi në fushën e turizmit, shkëmbimi i përvojave dhe ekspertizave si dhe pjesëmarrja e Shqipërisë në Panairin ndërkombëtar të Ljubjanës, në janar 2015.

Ky forum është shndërruar në një platformë të suksesshme të dialogut strategjik të nivelit të lartë, ku diskutohen çështje të rëndësishme, me të cilat përballet Evropa dhe Bota në shekullin e 21-të

4 komente në “Samiti i Bledit/Gjermeni: Turizmi kërkon koordinimin e të gjithë sektorëve”

  1. Bankieri says:

    Po zonja ministre kordinim duhet njesoj si kordinoj veprimet FULLHANI-MARIAN GJERMENI -EDI RAMA per vjedhjen e BSH .Paske eksperience familjare ne kordinime?Urime ty dhe EDI RAMES.Po kush e ka radhen per tu kordinuar tani ? Le te na e thoti KARAGJOZI EDI RAMA ne fb apo twitter. Jemi ne pritje ne populli idjot si na quani ju e qe ju dhame voten.

  2. Fotaq says:

    “Turizmi kerkon kordinimin dhe kontributin e te gjithe sektorve…”.Bravo shoqja Ministtre ke thene fjale me vend.Se luan topi.Ju ke treguar Slloveneve dhe Kroatve se si zhvillohet turizmi.

  3. ARGITA says:

    PO KETA NUK TE LENE TE NDERTOSH ,CA TURIZMI KERKON KJO

  4. e ligjshme says:

    Koordinimi duhet kur bllokohet puna.Sot per sot situata esht nen kontroll te organeve kompetente.Permirsojm performancen modernizuese çdo dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje