Fillon hetimi parlamentar për skandalin "Fullani"

2 Shtator 2014, 20:31Ekonomia TEMA

Të mërkurën paradite do të nisë seanca e parë e hetimit parlamentar për skandalin e Bankës së Shqipërisë.

Komisioni i Ekonomisë në Kuvendin e SHqipërisë do të fillojë procedurën e dëgjimit të personave përgjgjës për atë që ka ndodhur në Bankën e Shqipërisë.

Kryetari i këtij komisioni, Erjon Braçe ka njoftuar se: “Komisioni ka vendosur të bëjë këtë hetim edhe pse e di shumë mirë që vjedhja e Bankës është një çështje kriminale”.

Por, sipas Braçes ajo ka përfunduar në një krim të rëndë penal duke kaluar nga shkelje të rënda administrative.

Sipas Braçes, parlamenti do të kërkojë përgjegjësitë administrative për secilin person, d.m.th Guvernatorin, Këshillin Mbikëqyrës, dhe Inspektorin e Përgjithshëm.

Seanca do të nisë të martën me dëgjimin e Inspektorit të Përgjithshëm, pastaj do të dëgjojnë ish- Inspektorin e Përgjithshëm të Bankës dhe 6 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

I fundit është lënë për t’u dëgjuar Guvernatori i Bankës së Shqipërisë që vepron si drejtor ekzekutiv i saj.

Braçe thotë se “përgjegjësia administrative e gjithësecilit është qëllimi ynë. Propozimet përkatëse në bazë të përgjegjësisë do të jenë produkti”.

Në anën tjetër, Braçe do të propozojë ndryshimet në ligjin “Për Bankën e Shqipërisë”, qëllimi i të cilave do të jetë: “të rikthejmë pavarësinë e qartë të Bankës së Shqipërisë, ta çpolitizojmë, t’i rikthejme institucionet e forta e kolegjiale të drejtimit, ta bëjmë funksionale, të kontrollueshme e transparente”.

18 komente në “Fillon hetimi parlamentar për skandalin “Fullani””

  1. ilir says:

    bitraj i emeruar nga fullani
    collaku i emeruar nga fullani
    elektricisti dhe hidrailiku i emeruar nga fullani

    brace bravo.

    komisioni te zbardh

    sa jane leket e djegura nder vite nga banka e shqiperise.
    kete pyetje ka frike Fullani

    1. Rilindje apo...?? says:

      Sapo mbaroj emisioni TOP SHOW i ALBAN DUDUSHIT ku ishte i ftuar Z.ARBEN AHMETAJ MINISTER i EKONOMISE dhe me beri pershtypje pergjigjia e tij ndaj pyetjes.C qendrim do mbaj qeveria ndaj skandalit te vjedhjes ne BSH dhe a duhet shkarkuar GUVERNATORI.Pergjigjia ishte.Qeveria e konsideron nje incident qe kujte do mund ti ndodhi ne pune e siper por GUVERNATORI ka treguar pergjegjshmeri e vendosmeri per zbardhjen e ketij incidenti.Persa i perket dorheqjes mendimi im personal eshte qe ai nuk duhet larguar se eshte nje incident kurse persa i perket qeverise ajo nuk mund ti kerkoj dorheqjen sepse Z.FULANI ka treguar nje pergjegjshmeri ne vite per menazhimin dhe sigurin financiare ne vend persa i perket shoqerise civile ajo ben punen e vet por gabon kur kerkon dorheqjen e GUVERNATORIT pa analizuar shkaqet ku hetimi besoj nuk do ta ngarkoj me faj GUVERNATORIN .Kjo ishte pergjigjia e pyetjes nga anetari i kabinetit qeveritar MINISTRI i EKONOMISE Z.ARBEN AHMETAJ athere pse duhet ky komison hetimor ku gjerat jan mbyll me urdher te EDI RAMES per tu tall me ne qe ne e hetuam por ARDIAN FULLHANI ska faj.Tallja me kete popull po vazhdon nga EDI RAMA deputet e tij dhe MINITRAT qe deklarohen hapur ne mbrojtje te GUVERNATORIT.

      1. emanuela says:

        booooo cfare neverie..

  2. zef says:

    Më në fund dhe Braçia,
    ja këputi kot,
    kur tha se Kuvëndi,
    nuk e shkarkon dot!

    Kur tha se Kuvëndi,
    nuk e shkarkon dot,
    epo-ky Fullhajni,
    qënka tamam Zot!

    Kot ja fut-o Braçe,
    që s’heq dot Katranin,
    se Kuvëndi heq,
    dhe Bujar Nishanin!

    Ke nisur-o Braçe,
    të bësh prapësira,
    don ta fusësh çështjen,
    në burokracira!

    Kot ja fut-o Braçe,
    të them përsëri,
    duhet thjeshtë të zgjidhet,
    një Këshill i ri!

    Të mos ketë asnjë,
    nga Këshill i vjetër,
    ky i riu zgjedh,
    shpejt Fullanin tjetër!

    Dhe “Fullanin tjetër”,
    e kam si figurë,
    sepse një i ngjashëm,
    s’mund të zgjidhet kurrë!

  3. wer says:

    Te kishte qenq Rama kaq aktiv sa Brace…por nuk ka kohe. Duhet ti ndeze llullen Ilirit.

  4. DRTN74 says:

    NESE DO QE NJE NGJARJE TE MOS ZBARDHET KURRE, NGRI NJE KOMOSION PARLAMENTAR

  5. preza says:

    Po hallall o fullhan vazhdo vidh akoma se gjemb ne kembe nuk te hyn, si te majte dhe te djathte ua ke lyer qerren mire, se te ishe ne vend tjeter ti ishe brenda hekurave me shume te tjere, brado te qofte kur ke nje popull qe rri urte, sa breza ke siguruar, marrte zoti hak per ju se nga robi nuk te gjen gje.

  6. mafiozet says:

    Qe kjo ceshtje te fillohej te ndiqej ,u desh nje pritje e gjate ,por
    do te mbyllet shume shpejt ,faji eshte gjithmon fukara .
    Do te dali perseri tellallxhiu yne dhe do te thote; Ligjet na kane lidhur
    duart ,ndersa Rama do te na i lidhi dhe gojen.
    Ej milet ,nuk kemi se cfare te bejme duhet te ndryshojme ligjet,po vodhi Fullani perseri ,atehere e ka keq punen.

  7. Lek ISTI says:

    C’keni mer me Fullanin.Eshte rob zoti.
    I vetmi qe mendon per zhvillimin e ketij vendine kuptimin praktik te fjales.
    Ja shembulli konkret :
    Nuk mund te rregjistrosh femijen ne shkollat profesionale per hidrauluk dhe elektricist Gjithe vendet jane zene dhe te gjithe mendojne se jane profesione per te numeruar leket ne banke

  8. qytetar says:

    ahh jo more Braçe jo, Banka duhet te kthehet publike dhe ministri i financave te jet edhe guvernator i bankes ndryshe te tjerat jane kot sa per tu tallur!

  9. Brad says:

    Pyetja qe Fullani nuk do te dije si ti pergjigjet eshte sa para jane asgjesuar(djegur). Process-Verbalet as qe ekzistojne fare. Ne Banke eshte konstatuar vetem pak maja e ajsbergut. Please do just a simple check and you’ll see how deep is the abbis.

  10. prokurori says:

    O Z, Brace – pavarsia e BSH nuk qendron tek rrogat e larta te ketyre matufeve e hajduteve – por tek profesionalizmi e Guvernatorit dhe stafit dhe Bordit pa servile dhe debile.

    Rroga e Guvernatorit se bashku me shperblimet nuk duhet te jete 5 – fish i Kryeministrit a ndonje tjetri !!! Eshte absurditet qe ne Shqiperi rroga e Guvernatorit te jeta se ajo e Guvernatorit te Austrise a Zvicres – Idiotizmi shqiptar ketu e ka fillesen!!! Prandaj eshte mbush BSH me curva e curvare ne te gjitha palet e politikes – cfare te bente Fullani ua ka tapose gojen Tapallit, Nishanit, Bodes, Derrishes edhe Rames e Metes se ku i dihet me copa lekesh te zhubrosura –

    Eh Fullan i madh je!!! Memeclliku politik fillon tek paraja.

  11. Tironsi says:

    Bravo Brace.Kemi besim se do ta vazhdosh luften.I kuptoj veshtirsite e medha qe te kane dale, se Full-Hajni i ka perdore mire parat e Bankes , i ka ngjyer mire shumicen e politikaneve kryesore., po populli po observon dhe do tu jape seicilit festen qe meritojne.

  12. papi says:

    merrruni me salifullanin ai eshte ne ndonje skaf tashi per qef e me cunin qe pi te dredhur

  13. Dumdum Kopace says:

    Po mir mor Fullhan te jane arrestuar 15 veta nga Banka per punen qe benin ne Banke dhe ti don me qendru akoma.Po ti ke shperdorim detyre te paster mor qafir e hajdut.

  14. sokol says:

    O Ed Rama po na zhgenjen.Po le hajdutat do vazhdoje hajdutlliku

  15. PYETJA says:

    Keni me rujt lesht,ju deputete qe ju mufati me lek,me dreka,me darka,e me ça keni dashur.SHOU,SHOU,E TI POPULL GOMAR RI E DEGJON.NE KOMISIONIN E KONTROLLIT TE ARKES SE SHTETIT BENIN PJESE HIDRAULIKU,DHE ELEKTRICISTI I BANKES?????????? TE LUMTE FULLAN,SE KETU NUK KA AS SHTET,AS PROKURORI E AS POPULL. HALLALL.

  16. Aldo says:

    Braçe eshte nga te paktet politikane (majtas, djathtas, qendras:)) qe eshte deklaruar hapur kundra Fullanit. Rama nuk ka deshiren ta shkarkoje Fullanin, pasi votat e shumices ne parlament i ka. Nuk ka mundesi qe nje person i tille si Fullani te kete perkrahjen njekohesisht te Berishes, Metes dhe Rames….E cuditshme se si ne raste te tilla keta behen nje…edhe ne rastin e mos hetimit te vrasjes se Olldashit po nje ishin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje