Qeveria shqiptare ka mbajtur një nga premtimet e fushatës zgjedhore 2013 duke miratuar sot projektligjin e hartuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për uljen e moshës së minatorëve.
Projektligji “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, i cili tashmë i kalon Kuvendit për miratim në komisionet parlamentare, parashikon uljen e moshës së daljes në pension në 55 vjeç, nga 60 që është aktualisht, për minatorët e nëntokës.
Ulja e moshës së daljes në pension përmbush kështu, kërkesën e sindikatave të minatorëve, si nevojë që lidhet me kushtet e vështira të punës në këtë sektor. Sipas projektligjit, periudha e sigurimit shoqëror parashikohet 30 vite gjithsej, nga të cilat 12 vjet e 6 muaj punë në nëntokë.
Pas miratimit të projektligjit në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, u shpreh se: “Me uljen e moshës së daljes në pension të minatorëve, mbajtëm premtimin e dhënë që në vitin e parë të qeverisjes tonë. Ndjesë për 8 vitet e qeverisjes së shkuar, gjatë të cilave qeveria e kaluar u tall vazhdimisht me shtresën e minatorëve, të cilët bëjnë çdo ditë një punë të vështirë”.
Referuar kushteve për pension, sipas këtij projektligji, dhe bazuar në numrin aktual të të punësuarve në miniera në nëntokë, parashikohet që për katër vite numri i personave që përfitojnë nga ulja e moshës të arrijë në 3.840 vetë. Personat që do të trajtohen sipas këtij projektligji, përveç pensionit të parashikuar, do të përfitojnë edhe kompensimin për të ardhurat minimale, si dhe kompensimet që rrjedhin nga rritja e çmimit të energjisë elektrike etj, ashtu si edhe personat e tjerë që përfitojnë pension pleqërie.
Në total, efekti financiar vjetor për 3.840 përfitues, arrin në 793 milionë lekë.
bravo
Si gjithe te tjerat, suksesshem edh eketu Veliaj,,
ME vjen mire qe solidarieti dhe humanizmi jane mes nesh tanime.. E majta eshte vertete politike per tu ndjekur.. te lumte minister
Puna, kjo eshte udheheqesja e Veliajt mesa kam pare kete vit te pare qeverises . Cfare ka premtuar i ka zbatuar me perpikmeri, madje edhe reforma si ajo e pensioneve, invalidet, etj etj
Uroj me zemer qe kjo pune te vijoje dh falenderoj ministrin per punen e palodhur.. Te tille njerez me vullnet e zemer te madhe na duhen
Premtime qe mbahen.. Populli qe ndjehet i perfaqesuar. Cdo shtese ndihet e lehtesuar me politikat qe po ndiqen.. Krenar per ju
Imagjino saliun qe ankohet tani nga fakti qe seshte minator,.. ? Gjyhaf i shkreti.
Perpos shakave, pune e mire kjo per minatoret, bravo Veliaj
Urime Erion. Ke bekimin e gjithe minatoreve dhe familjeve te tyre per kete mase te ndermarre ne dobi te tyre
Te lumte.. Sa mire qe ky vend nuk udhehiqet me nga cakenj qe vrisnin popullin por nga njerez solidar
Mbajtja e premtimit per minatoret ,eshte nje arritje e qeverise Ramma.
Shtesa prej 4 muajsh ne vit,mbi 35 vitet e kerkuara te punes eshte çmenduri.Nuk e di sa vite duhet per tu sigurusr ne Shqiperi?!
Me bindje them se te rinjte qe kane mbaruar shkollen,ose ata qe kane filluar te punojne ne sektorin privat mbas viteve 90-te,nuk jane te siguruar.
Keta duhet te punojne mbi 75 vjet,per te siguruar pension te plote !
Eshte absurde,çmenduri, te ngresh vitet e punes,per daljen ne pension.
Duhet te kuptohet, se ky sistem jeton, ne saj te mbledhjes se kontributeve te sektorit privat.Tek ne punohet ne te zeze,nuk paguen sigurimet shoqerore.
Fermeret ne fshat qe perbejne me shume se gjysmen e popullsise,nuk paguajne sigurime.
Mbyllja e punes ne te zeze dhe pagesat e sigurimeve nga sektori privat,jane zgjidhja e problemit per pensionet.
BRAVO. Vetem një gje dua të do. Kush di më shumë të sqaroj. Shqiperia ka pasur një aviacion që per kohën ka qën modern she potent. Sot pilots ish ushtarak mund të kenë mbetur reth 100 ose më saktë me Ata që kanë në sherbim dhe Ata që Jan liruar mund të bëhen reth 200 pilots. Ata daljen në pension dikur e kan pasur 50 vjeç tani e kanë 65 vjeç. Për mua është zili, mllef, urrejtje e gjithshka tjeter negative per kete shtresë inteligjente të ushtrisë. Gjithë kohën politika shqiptare ka qën në pozicionin e zvaranikut she pilotët në rrolin e shqiponjës. SI e SI Ti injorojme denigrojmë etj etj
Sikur ka komentuar nje njeri …Per te flladitur Veline Mua me duket shume bosh ky njeri dhe jo vetem kaq..
O American. Në amerike nuk ka modë, nuk ka kohë të lire. Në amerikë njerzit kanë robe pine dhe ppizhama gjumi. Ku di Ti të besh vleresimin dhe krahasimin midis pilotit e minierit. Ose shqiponjën me urithin
Shume mire bete per kete kategori punonjesish por eshte e nevojshme qe ti kushtohet me shume rendesi kushteve te punes se tyre per nje trajtim me dinijitoz te tyre. Kam dhe nje pyetje ne lidhje me rritjen e pensionit te atyre paraziteve te kuvendit te shqiperise qe rrine neper Facebook dhe tregojne barcaleta bajate kur do ta marri vendimin kjo qeveri?
Ju komentues servila mos ja lepini bythen shume ketij ministrit se i ngelet hatri kryeministrit.