Shqipëria është një treg problematik hidrokarburesh, ku i vetmi parametër evropian është çmimi.
Çdo shqiptar e blen karburantin njësoj si çdo italian, grek apo francez, por furnizon makinën me mbeturina hidrokarburesh.
Prej muajit gusht, gjigandi botëror i prodhimit dhe tregtimit të karburanteve Exxon Mobil, me një xhiro mesatare vjetore mbi 600 miliardë USD ne vit, është prezent në Shqipëri.
Prej atëherë tregu i karburanteve ka një orientim të ri. Kastrati, kompania që Exxon Mobil ka zgjedhur si partnerin e saj të vetëm në Shqiperi, me një kontratë të nenshkruar më datë 22 korrik 2014, ka rritur në mënyrë të ndjeshme dominimin e saj në treg falë këtij standardi.
Për gjithkënd që ka një veturë të re dhe që ka dyshime tek problemet që i ka sjellë veturës së tij karburanti jocilësor i Shqipërisë, Exxon Mobil ka qenë një zgjidhje e sigurt.
Por a ekziston një vetëdije për standardet e karburanteve në Shqipëri dhe a ka një politikë favorizuese për to?
Edhe pse AKBN dhe institucionet e tjera monituese tentojnë të vendosin një farë rregulli në treg, ekzistojnë probleme serioze me diferencën mes një marke të njohur dhe të pranuar ndërkombëtare dhe manovrimeve të vogla në një treg të prishur hidrokarburesh.
Të investosh për të sjellë gjigandë të tillë ndërkombëtarë si Exxon Mobil, natyrisht që duhet të kesh dhe garanci që standardi për të cilën duhet të respektohet.
Nëse kjo nuk ndodh, atëherë Shqipëria do të vazhdojë të vuajë nga mungesa e standardeve në çdo treg dhe jo vetëm në hidrokarbure.
Është e vërtetë se standardi i Exxon Mobil e ndryshon tregun dhe e përmirëson atë, por që ato të kthehen në standard për gjithë tregun, duhen politika të qarta që t’i mbështesin ato.
U garantoj se karburanti i Exxon-kastratit me ate te “exxon europ” ka nje duference rreth 20 der ne 30%(e kam fjalen per me keq). Mbaj pergjigjesine ligjore per cdo gje qe mund te rredhoje nga kjo deshmi.Sipas vendit e kuvendit,sic duket.
Ky qe ka bere,shkruar reportazhin e ka provuar tek makina e tij diferencen?,apo shkruaj te shkruajm.
reklame “gratis” per KASTRATI.
Ne disa analiza te bera ne nje laborator nderkombetar nga nje kopani private ne shqiperi rezultoi se te gjitha kompanite e karburanteve ne shqiperi naften e kishin jashte standartit, benzinen disa, ndersa Kastrati ishte nder kompanite me cilesine me te dobet, gjithsesi mrekullite ndodhin edhe mund te kene ndryshuar dore, por e provuar ketu ne Shqiperi eshte edhe fakti se kur vijne kompani te medha e me fame ne pergjithesi vijne per te bere pislliqe sepse edhe vendi yne ka marre fame per pune te tilla.
He mo plasi reklama per kompanite e Salit Kastrati and co pasi doli Gulf dje.