Pas arrestimit të Guvernatorit Ardian Fullani ka reaguar edhe qeveria.
Në një njoftim thuhet se kryeministri Edi Rama ka nisur kontaktet me partnerë dhe ekspertë ndërkombëtarë.
Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit, sipas së cilës që herët në mëngjes Rama ka patur një sërë telefonatash me partnerë dhe ekspertë ndërkombëtarë të qeverisë dhe me pas një takim me përfaqësuesit e FMN, të cilët i ka garantuar se qeveria është e gatshme të mbështesë prokurorinë e drejtësinë që të çojë deri në fund punën e nisur si dhe të garantojë pavarësinë e BSH, e kapërcimin e kësja situate.
“Mbështetja për prokurorinë e drejtësinë për të kryer deri në fund punën e nisur dhe garantimin e pavarësisë së Bankës së Shqipërisë për të kapërcyer situatën me autoritet të plotë moral e profesional duhet të jenë dy pika të palëvizshme referimi për qeverinë në trajtimin e këtij problemi madhor”, citohet të jetë shprehur Rama.
Deklarata e plotë
Sapo është kthyer nga Samiti i Uellsit Kryeministri Edi Rama ka nisur kontaktet për të diskutuar mbi situatën e re të krijuar me arrestimin e mbrëmshëm të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
Që herët në mëngjes ai ka pasur një takim me Kryetarin e Kuvendit, pasuar me një sërë telefonatash me partnerë e ekspertë ndërkombëtarë të qeverisë dhe më pas një tjetër takim me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Mbështetja për prokurorinë e drejtësinë për të kryer deri në fund punën e nisur dhe garantimi i pavarësisë së Bankës së Shqipërisë për ta kapërcyer situatën me autoritet të plotë moral e profesional, duhet e do të jenë dy pika të palëvizshme referimi për qeverinë në trajtimin e këtij problemi madhor.
Kryeministri e Qeveria, në bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin e Shqipërisë, do të ndërmarrin me përgjegjshmëri të lartë morale e përgjegjësi të plotë ligjore, të gjithë hapat e nevojshëm që Banka e Shqipërisë të dalë më e fortë moralisht, mw e sigurt institucionalisht, më transparente administrativisht dhe padyshim plotësisht e pavarur, nga një situatw si kjo që nuk duhet të përsëritet më kurrë në të ardhmen.
Kryeministri Edi Rama dëshiron t’i shprehw respektin e mbështetjen e Qeverisë të gjithë teknicienëve tw Bankës së Shqipërisë, aftësitë e spikatura dhe puna e përkushtuar e të cilëve, janë një bazë shumë e sigurt për qëndrueshmërinë e padiskutueshme të institucionit, pavarësisht situatës së krijuar në majën e drejtimit të tij.
Kontaktet e Kryeministrit do të vazhdojnë.
E mbeshtes qeverrine ne lidhje me reagimin
urojme te jete ashtu http://bit.do/modelet-pozojne
E paske shkurtu emrin o qen. Shume mire ke bo se tani eshte me I shkurter se komenti.
ky,po.ky te ben me qajte vallahi.ia dhjet sales per mashtrues.
Qendrim dinjitoz!
Sigurisht qe do te behet me e forte.Pastrimi nga keta bastarde I detyrave drejtuese ne shtet vetem se per mire ndikon.
Pa u shkri ai këshilli mbikqyrës s’bëhet gjë. Duhet një këshill i ri dhe një guvernator i hajrit.
SI DO DALI ME E FORT BANGA ME TER ATO PARE TE VJEDHURA MOS I HIDHNI HI SYVE KETI POPULLI APO TE DHJER DHE KRENAR
JOZI qenke ekzemplar i injorances.
Jozi, jo banga por banka. Kur je injorante deri ne kete pike mos fol me mire. Zaten ju Jozat njesoj jeni te gjitha…
PO nuk bote drejtesine dhe ju ikni me SALIUN me mire te drejtoj bota se te gjithe nje mut jeni boll me llafe dhe lugen bosh per popullin politikanet me te pasurr jane ne shqiperi jemi 2 milion rrefugjate qe mbajme familjet tona ne shqiperi me buk se ju as buke thate nuk suguroni dot dhe vete jeni bo milardiera duke vjedhur po u kthyem ne ne shqiperi sdo dini nga te ikini…………..
Emigranti rimini ke te drejte
E cuditeshme.Flete qeveria. Banka eshte e pavarur, qeveri pse po flete tani?Dje nuk fole se Banka eshte e pavarur, apo sot e bete te varur.Te gjitha qeverite vijne ne pushtet vetem per te vjedhur popullin SHqiptare.Zoti ju dhente force qe te vidhni me shume. P o p u l l i SHqiptare eshte ne gjume tetargjik, ndoshta ndonje dite do i dali gjumi.
Se pse qeveria duhet t’a ngrere zerin eshte fare e thjeshte:
Cdo shtet ka banken/at e tij ku depozitohen parate e taksapaguesve, gjobat, te ardhurat nga tatimet, etj. etj. Perderisa keto te ardhura sipas te dhenave administrohen nga BSH (ndonje tjeter te fshehte s’kemi degjuar te kete!!!), eshte e drejta e shtetit per vendimmarrje te cilatdo lloji qofshin ato.
Po te pranojme perkufizimin se: </emBankat shtetërore jane institucione kryesisht kreditore te themeluara nga fondet e shtetit e te vena ne sherbim te sektorit publik, te cilat gjenden vazhdimisht nen kontrollin dhe garancine e shtetit, dhe permbushin nje sere detyrash te bazuara ne parimet e pergjithshme ekonomike. , atehere i bie qe polemikat e disa se ish- Banka e Shtetit Shqiptar te mos jete aspak e pavarur, por teresisht e vene nen kontrollin e shtetit.
Kush instiston akoma me kokefortesi t’u hedhe mbrockulla gomereve per trushplarje, le te vazhdoje…
Eshte e qarte qe qeveria po jep shenja konkrete te funksionimit te saj dhe te vullnetit te mire per te realizuar nje shtet per te cilin Shqiperia jone ka kaq shume nevoje . Ajo qe me eshte disi e mjegullt qendron ne faktin se ne asnje vend tjeter ka ndodhur te arrestohet Guvernatori per vetem 4 million euro.Per te cilat pastaj nuk eshte direkt pergjegjes. E verteta si gjithmone ne Shqiperine tone nuk eshte vetem e pjesshme si kudo por teper teper e erret.
Te kuptohemi . 4 milione euro jane vertet shume. Por nuk jane tmerresish per buxhetin e nje shteti …..
BANKA E FULLANIT DO TEMBETET NJE KOHE TE GJATE SI REZILI ALBANEZ NE SYTE E BOTES
si nje DESHMI e gjalle e korrupsionit makaber qe ka kapluar Shtetin shqyptar. Cili eshte mekanizmi qe hajnia fullaniste nuk do te vazhdoje me tej me Thesarin e Shtetit dhe LEKAT e shqyptareve? Kur eshte ashiaqre qe ne vendin e Fullan Kusarit po e ze nje ftyrekeqe e emeruar nga Saliu dora vete dhe qe eshte po aq fajtore per kuserine ne BSH sa edhe Fullani? Pavaresia e Bankes sone Kombetare eshte Pavaresi ne leter higjenike si shprehje demagogjike imagjinare, sepse kjo Banke ka qene qe nga Koha e Qepes e Enverit dhe nga Koha e Preshit e Saliut deri me sot ne varesi te plote nga Mafia me pushtet per ta transformuar Buxhetin e Shtetit dhe LEKAT e shqyptareve si nje ARKE KURSIMI te familjes se BOSIT ne krye te pushtetit. Ku ka qene KLSH me servilin Leskaj me kontrollet e tij per te parandaluar kuserine makaber ne BSH? Pse nuk ka folur ILDKP-ja per pasurimin galopant te Fullanit dhe familjes se tij kur ashiqare duket edhe nga kalamajte se te ardhurat e tij reale nuk perputhen me pasurine e tij personale? Eshte e qarte se Kontrolli Financiar oi Shtetit nuk ka funksionuar fare, kush garanton tani se do te “ZGJOHET” nga gjumi dhe do te RIILINDE me urdher te Edi Rames, kur ne krye te bankes eshte emeruar nje ftyrkeqe servile e Saliut dhe Bodes?
Kur ne vitin 1933 Presidenti amerikan i porsazgjedhur Franklin Ruzvelt kishte shkarkuar brenda dites tere administraten e ish Presidentit Hoover e quajten komunist, por ai nuk u tut dhe kercenoi antaret e Gjykates Kushtetuese me shkarkimin e tyre total te tyre nese nuk miratonin urgjentisht amendamentet qe do te mundesonin reformat jetesore per daljen e SHBA nga kriza ekonomike. Ne nje interviste ne media Ruzvelti deklaroi: “Me mire te me fajesojne si komunist sesa si President te paafte!”
Prandaj edhe deklaratat e qeverise pas arrestimit te Fullanit dmth pas pilafit per daljen e BSH “ME E FORTE MORALISHT” nga ky skandal hajnie dhe kuserie me permasa historike ngjan shume me deklaratat e Partise se Punes vite me pare kur Enver Hoxha mashtronte shqyptaret me fintet e tij komuniste per ta mbajtur Vatanin si nje CIFLIG personal te familjes se tij.
Ka ardhur Koha
a u kthyen paret urrit mireqenia e popullit se me nje opozite hajdute nuk munde te drejtohet shteti shqipetare te lodhur me emrin demokraci te vjedhur te vrare te mashtruar qe po ecim zvarre rrugeve te evropes si lypesa pa indetitet deri kur keshtu nga nje pakic NGRIHUNI
Me sa duket Hysen Gashi terhoqi kemben zvarre,sic thote populii,pas tij u arrestua krye komunari i berzhites,krye komunari i hotolishtit ,krye bankieri i shqiperise dhe tani e kane radhen Shpetim Gjika,Vangjush Dako,Sadik Llulla dhe tegjithe maskarenjt.
O qeveri pse cfare ka bere vaki ne banke, do dale me e forte, po pse,rrini dhe mos flisni, fullhani do dale pa lagur dhe keni per te pare, je qeveri, te eshte vjedh banka, siguro qytetare e tu se do te veproje ligji ne kete vend, mos bej sehir, se eshte ne kurrizin tone do gje.
Komenti i qeverise EXTRA qesharak. Do dale me e forte moralisht?! Pse tava e peshkut ja kish prish moralin? Do ja rregulloje keshilltarja e Saliut dhe lirise? Kush do sjelle moralin bashkepunimi me Kuvendin e Shqiperise qe drejtohen nga fullaner?
TI QOFSH O POPULL!