Nis rikonstruksioni i rrugës Tiranë- Rinas/ Haxhinasto: Çdo rrugë do jetë me standarde europiane

6 Shtator 2014, 19:13Ekonomia TEMA

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, uroi të rinjtë e LRI me rastin e 10- vjetorit të formimit të Lëvizjes Socialiste për Integrimi.

“Së pari sot është 10 vjetori i themelimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe përfitoj nga ky rast për të përshëndetur të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së që ta gëzojnë këtë përvjetor dhe të vazhdojnë në këtë rrugë tashmë të konsoliduar në të cilën po ecën LSI-ja,” tha Haxhinasto.

LSI ka vendosur të festojë me aktivitete sociale, në rastin konkret duke marrë pjesë në nismën për t’i ndryshuar imazhin rrugës hyrëse nga aerporti për në Tiranë.

Haxhinasto foli edhe për rikonstruksionin e këtij segmenti rrugor.

“Kjo rrugë do të ofrojë parametra sipas standardeve. Ne jemi në një proces të vazhdueshëm për sjelljen në standarde të rrugëve të Shqipërisë, rrugët që janë në proces, rrugët që janë përfunduar, por edhe rrugët e reja që do të realizohen sipas standartit të cilin jemi duke e miratuar edhe formalisht, pasi nuk ka egzistuar një standard i tillë.

Standard, i cili është në përputhje me atë evropian, që do të thotë parametra në aspektet fizike të rrugës, por veçanërisht në aspektet e sigurisë së rrugës me qëllim që kjo tendencë pozitive që ka filluar për përmirësimi e rrugëve tona, për përmirësimin e sinjalistikës që ka dhënë impakt të drejtëpërdrejtë në uljen e aksidenteve në rrugët e Shqipërisë të vazhdojë edhe më tej me qëllim që të shpëtojmë sa më shumë jetëtë qytetarëve, të ofrojmë sa më shumë shërbim të mirë të transportit dhe sigurisht të integrohemi edhe me cilësinë e sinjalistikës e parametrave të tjerë të infrastrukturës tonë rrugore edhe me Evropën,” tha Haxhinasto.

I pyetur se çfarë komenti ka për arrestimin e Fullanit, Haxhinasto tha: “Komenti i vetem që kam është se kur flet drejtësia politika duhet të heshtë”.

3 komente në “Nis rikonstruksioni i rrugës Tiranë- Rinas/ Haxhinasto: Çdo rrugë do jetë me standarde europiane”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    Po mire,nuk do beni ndonje gje per Bashen !
    Ai ka filluar fushaten,per Kryetar Bashkie,ka vizatuar nje tra…..,por i mungojne leket.
    Si i behet ?
    Mbeshteteni se do t’ju “turperoj” ne debat !
    I do per ti vjedhur ?!!
    Jo mor jo,nuk merr shume ai,gjysmat.

  2. plaku says:

    Eshte per te qeshur dhe qare. Para sa vjetesh u be kjo rruge dhe tani do ta rikonstruktoni perseri. Vidhni horra, vidhni se ju ka ardhur koha.Nuk behen dot petulla me uje more jo ! Keta te gjithe, e majta e djathta dhe qenda jane horra.

    1. qytetar says:

      ohhh me ne fund, ky po qe eshte koment!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje