FMN sqaron: Përfundimet tona do t’i bëjmë me dije në një datë të mëvonshme

10 Shtator 2014, 14:57Ekonomia TEMA

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka sqaruar përse nuk ka mbajtur një konferencë për shtyp, pas diskutimeve që ka pasur me autoritetet shqiptare.

Sipas FMN, këto diskutime nuk kanë përfunduar ende dhe për këtë arsye përfundimet do t’i bëjë me dije në një datë të mëvonshme, pasi punonjësit e saj do të kthehen sërish në Tiranë.

Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i udhëhequr nga Nadeem Ilahi vizitoi Tiranën gjatë periudhës 26 gusht deri më 9 shtator, për të zhvilluar diskutime në kuadër të shqyrtimit të dytë nën marrëveshjen Fondi i Zgjeruar.

Ekipi diskutoi një sërë çështje me autoritetet, përfshirë buxhetin 2015, reformat strukturore, si dhe qeverisjen e Bankës së Shqipërisë dhe kuadrin e politikave. Diskutimet dhe përfundimi i shqyrtimit do të vazhdojnë nga Uashingtoni dhe misioni do të kthehet për të përfunduar detyrën e tij në një datë të mëvonshnme”, thuhet në një reagim të FMN-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje