Komisioni i Ekonomisë miraton shkarkimin e Fullanit

11 Shtator 2014, 12:18Ekonomia TEMA

Komisioni parlamentar i Ekonomisë miratoi me vota unanime p/vendimin për shkarkimin e Ardian Fullanit nga posti i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Vendimi i Komisionit të Ekonomisë, vjen pas propozimit që Këshilli Mbikëqyrës i institucionit më të lartë financiar në vend, i bëri Kuvendit për shkarkimin e Fullanit.

Ky propozim u diskutua në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë ku u mor dhe vendimi për shkarkimin e Ardian Fullanit, tashmë të arrestuar në lidhje me skandalin e vjedhjes së parave nga thesari i shtetit. Të pranishëm në mbledhjen e Komisionit ishin deputetët e mazhorancës, ndërkohë që opozita vijon bojkotin.

“Shkresa e Këshillit Mbikëqyrës që vë në dijeni Kuvendin për shkarkimin e Fullanit, mbështetur në nenin 47, pika 2, gërma c të ligjit për bankën e Shqipërisë.

Baza ligjore ka qenë kjo: Motivacioni është “shkelje e etikës në Bankën e Shqipërisë dhe cënimi i thellë i interesave të BSH-së”. Komisioni e ka gjetur në përputhje me ligjin për BSH propozimin e Këshillit dhe e ka miratuar shkarkimin në unanimitet”, u shpreh kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Brace, pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë.

Përsa i përket Inspektores së Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi, e cila gjithashtu është arrestuar nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, Brace tha se komisioni po vijon procedurat për shkarkimin e saj.

Ai sqaroi se për këtë vendim Parlamenti nuk ka nevojë për propozim nga Këshilli Mbikëqyrës apo institucione të tjera që lidhen me BSH, për shkak se Inspektori, propozohet, emërohet dhe shkarkohet vetëm nga Kuvendi.

Edhe për Golemin, Brace tha se janë gjetur të njëjtat shkelje si Fullani: “Shkelje e rëndë e etikës në BSH dhe cenim i thellë i interesave të BSH”.
 
Relacioni i Komisionit të Ekonomisë dhe vendimi unanim për shkarkimin e Fullanit do t’i paraqiten Kryetarit të Kuvendit, ndërsa të enjten pritet që ky vendim të votohet përfundimisht nga Parlamenti.

5 komente në “Komisioni i Ekonomisë miraton shkarkimin e Fullanit”

  1. qytetar says:

    Bravo Braçe, ke nje merite te veçante ne kete operacion kirugjikal ndaj finances shqiptare ku virusi fullhajne po bente kerdin!

    1. LORA says:

      Jam dakort me ju,qytetar,dhe une jam mirenjohese ndaj perkushtimit brilant te Brace djalit,,,por operacioni sapo ka filluar.Ne duhet te jemi vigjilente ,ne cdo dekike te ketij operacioni.
      Besoj fort se pothuaj te gjithe duam shpetimin dhe sherimin e bankes se shtetit te shqiptareve.

      1. alfade says:

        Brace , nje bravo kozmike !

  2. Sot me leht esht te vihesh ne detyr se te shkarkohesh ku ne te gjith boten ndodh e kunderta.

  3. alfade says:

    Brace ! Nje bravo kozike !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje