Ahmetaj: Sipërmarrësit kinezë e shohin Shqipërinë me shumë interes

11 Shtator 2014, 13:37Ekonomia TEMA

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj shprehet se sipërmarësit kinezë e shohin me interes Shqipërinë për investime.

“Takime intensive me sipërmarrës kinezë dhe interes i shprehur qartë për vendin. Shqipëria, një destinacion ekonomik atraktiv në dyert e BE”, shkruan Ahmetaj në rrjetin social ‘Facebook’.

Një delegacion shqiptar, i kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, po zhvillon një vizitë zyrtare treditore në Kinë. Kryeministri Rama shoqërohet nga Ministri i Zhvillimit Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, si dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla.

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Kinë, u prit në një takim dypalësh nga Kryeministri kinez Li Keqiang. Kryeministri Rama falenderoi Kryeministrin kinez për mbështetjen që vendi i tij ka dhënë në zhvillimin e disa projekteve të rëndësishme, që kanë të bëjnë kryesisht me zhvillimin e infrastrukturës dhe bashkëpunimin në fushën e tregtisë dhe ekonomisë.

Kryeministri Rama theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë tejet miqësore dhe u angazhua për t’i intensifikuar ato edhe më shumë në të ardhmen.

13 komente në “Ahmetaj: Sipërmarrësit kinezë e shohin Shqipërinë me shumë interes”

  1. genti says:

    ca eshte kjo tani? rrena e rradhes?

    1. lenci says:

      Shume mire, dhe ju si qeveri vendoseni si prioritet, sidomos ate kompanin qe u merrte me energji, ajo vetem e lulzon shqiperine e ben me mir se europa.

      1. rebeli says:

        Meruni me kinen se me amerikanin mir e kemi po e kane doren e rond ato, ne kto pozita qe jemi duhet ta kemi mir me te gjithe derisa te kemi fuqi vet per te vendosur kshuqe jepini sa me shume.

  2. The Tiranasi says:

    U mbars mali dhe polli nje … mi

  3. teuta says:

    Dhe ju shum mire po beni qe e shihni cdo sipermarres te huaj me po aq interes, kjo eshte e vetmja zgjidhje per shqiperine, investimet e huaja qe kalojne nga shteti e nga qeveria e jo nga konsulenca e argites dhe e xenit.

    1. gimi says:

      Po shum mire qe e shohin, merrini lek atyre se tani po i luajne fene ato e kte pun kane te zgjerohen interes ato e interes ne mir na shkon te dyve, bravo ministrit per punen qe po ben per ekonomine e shqiperise.

  4. tata says:

    Ashtu qofte ,por siguri nuk kane keto pune ,pasi i del problemi tek FMN.

  5. psevertete says:

    Bravo Ahmetaj, je nje minister shembullor qe punon per Shqiperine dhe te ardhmen!

  6. Nuk eshte vone qe Kina ta kuptoj qe ne jemi mikja saj.

  7. muzapopullore says:

    Hahahahaha humor klas ..”kinezet kane interes per ne” .. hahahaha
    Tani ose gazetaret e Temes tallin bythen me Benin, ose Beni tall bythen me ta. E dyta me duket me worthy. Cna kujtove kinezkat e porcelanta me zogun e zi te lagur pa filluar…O Ben hahahaha

    1. Dea says:

      mbase kane interes per Benin, kinezet se po ta shohesh si rrace e tyre vjen ?

  8. maximus says:

    nuk me pelqen afrimi me kinen, ne shqiperi duhet te vijne invesitore nga perendimi, investimi i tyre eshte 100-ra here me cilesor se ai i kinezeve., dhe tjetra po u ngulen keta sy-trekendeshat zor se shkulen perseri.

  9. Berlin says:

    si u boka shqiperia me mire se evropa me mall kinez ??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje