Panariti: Dëmshpërblim fermerëve të dëmtuar nga "Gjuha blu"

17 Shtator 2014, 10:27Ekonomia TEMA

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti ka firmosur një urdhër, sipas të cilit akordohet një fond prej 100 milionë lekësh të vjetra, i cili do të përdoret për të dëmshpërblyer fermerët që kanë pësuar humbje në bagëti për shkak të sëmundjes ‘Gjuha blu”.

Kjo është konfirmuar nga ministri Panariti menjëherë pasi përfundoi një takim me specialistët e veterinarisë nga Fakulteti i Veterinarisë dhe specialistët e Institucioneve Kërkimore Shkencore.

“Ajo që dua të ndaj me ju është se unë sapo firmosa një urdhër për të vënë në dispozicion një fond prej 100 milion lekësh të vjetra, për dëmshpërblimin e 1200 krerëve bagëti të cilat janë të evidentuara, të ngordhura nga kjo sëmundje. Ky është një premtim i mbajtur”, tha ministri Panariti.

Panariti po ashtu theksoi se do të ndiqen penalisht të gjithë ata që kafshë të ngordhura i braktisin buzë përrenjve apo vendeve të papërshtatshme, pasi ato janë potencialisht edhe përhapëse të infeksioneve, jo vetëm për këtë sëmundje, por përhapin edhe infeksione të tjera.

“Ne jemi të vendosur që të ndalojmë me çdo kusht përhapjen e këtij infeksioni. Ne duhet të bëhemi gati edhe për një parandalim në të ardhmen”, tha Panariti.

2 komente në “Panariti: Dëmshpërblim fermerëve të dëmtuar nga “Gjuha blu””

  1. tir says:

    i takon ndonje gje liries se edhe saliu gjuhen e ka blu

  2. feniks says:

    Ne cilin vend te botes qeveria demshperblen fshataret per ngordhjen e bagetive???
    Po ju nuk u jepni leke njerezve te semure,qe duan te mjekohen apo operohen,ndersa per kafshet jepni!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje