Kukës/ Qeveria marrëveshje me Turqinë dhe Hollandën për eksportin e patates

16 Shtator 2014, 11:42Ekonomia TEMA

Patatja që kultivohet në qarkun e Kukësit, tashmë do të ketë treg të sigurtë të shitjes dhe nuk do të mbetet stok ashtu siç ka ndodhur viteteve të fundit.

Një bashkëpunimi i përbashkët i Qeverisë hollandeze, turke, shqiptare dhe sipërmarrësve nga Kosova kanë vendosur që të zgjidhin problemin më kyc për kultivuesit e patates në Kukës, tregun e shitjes.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, gjatë prezantimit të kësaj iniciative, ka deklaruar se me daljen në treg të patates do të ketë një rritje të nivelit ekonomik të fermerëve, por edhe zhvillim të zonës.

Gjithashtu, ai ka premtuar ndërtimin e kanaleve vaditëse, për tokat ku kultivohet patatja, duke e cilësuar atë si më kualitativen në vend.

“Qeveria shqiptare do të jetë bashkëfinacuaese dhe bashkëkontribuese në krijimin e këtij zinxhiri vlerash, në krijimin e Kësaj pasurit të përbashkët. Do të krijojmë në këtë mënyrë një sistem të integruar të zhvillimit infrastrukturor”, tha Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi dhe Prefekti i Qarkut të Kukësit, Safet Gjici e kanë konsideruar këtë iniciativë, si një sukses që do i japë fund problemit të patates, mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Po, do të ekzistojë një bashkëpunim i frytshëm midis Shishtavesit e komunave të Kosovës, për të prodhuar këtu pataten”, u shpreh  Qemal Minxhozi, Ambasador i Shqipërisë në Kosovë.

“Besojmë se tashmë ka ardhur koha t’i japi drejtim përsa i përket problemit të tregut të patates së Shishtavecit”, shtoi Safet Gjici, Prefekt i Qarkut Kukës.

Në Qarkun e Kukësit, këtë vit janë mbjellë me patate 554 hektar tokë dhe pritet që prodhimi të arrijë në rreth 12 mijë ton. 

9 komente në “Kukës/ Qeveria marrëveshje me Turqinë dhe Hollandën për eksportin e patates”

  1. Andreas says:

    Se patate-ja shoke, eshte edhe gjelle, edhe buke!!!

    1. tourkofagos says:

      hehehehe, po normale re file, si dobic i nje ish-fuksi e di me mire

  2. tiqe says:

    per shum kend eshte gjell dhe buk more trap shikoji ne treg ne dyqane supermarshe supermarkata te gjitha lokalet vetem produkte patate qe te punosh token tende eshte nder dhe pasuri jo gjith diten ne kafe kush po ta qet ni gja si qenit te zgjebosur

    1. Andreas says:

      Ju hani buke me patate kurse ne hame sufllaqe e paidhaqe

    2. tourkofagos says:

      ooo tiqe, lere mos u merr me dobicin

  3. Andreas says:

    Po ky ç’pati?!

  4. john says:

    QEVERIA PARA SE TA EXPORTOI PATATEN E SHQIPTAREVE … TJA ULI CMIMIN NE SHQIPERI … JU LUTEM SA ESHTE KG E PATATES NE SHQIPERI SE NUK JETOI NE SHQIPERI .POR NE FRANCE ESHTE 70 CENTIMES EUROS.. PRANDAJ QEVERIA MOS TA BEJE SI ENVERI QE E SHISTE VAJIN E ULLIRIT JASHTE DHE SHUME GJERA QE BEHESHIN NE SHQIPERI DHE MERRTE DOLLARE PE INTERESAT E VETA ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje