Doganat/Cani: Eshtë bërë punë e madhe, të përmirësojmë imazhin

19 Shtator 2014, 12:24Ekonomia TEMA

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka theksuar sërish se në dogana është bërë një punë e madhe, megjithatë ka ende punë për të bërë. Gjatë ceremonisë për certifikimin e studentëve që kanë bërë një stazh professional për doganat, ministri tha se ka ende hapërisa për t’a përmirësuar imazhin.
 
“Imazhi ndryshohet, por jo mbi bazën e fjalëve, por imazhi ndryshohet me fakte, shifra e realitete. Është bërë shumë, por ka ende shumë për të bërë në këtë drejtim.

Ne duhet të zbatojmë ligjin, në dogana, në tatime apo kudo. Ju Duhet të lini gjurmë në dogana, jepeni mendimin tuaj hapur. Kjo është mënyrë që ne të reflektojmë.

Jeni të mirëpirtur për të konkuruar  për tu punësuar, duke zbatuar ligjin”, tha ministri Shkëlqim Cani.
 
Ndërkohë Drejtoresha e Doganave Elisa Spiropali tha se prioritet është një administratë evropiane. Spiropali iu ka bërë thirrje studentëve që të jenë pjesë e doganave.

Sipas Spiropalit, në këtë projekt stazhi profesional morën pjesë 101 studentë, nga 163 aplikime në total.

“Nga këta 41 e zhvilluan stazhin nëpër degë të Drejtorisë së Doganave nëpër rrethe. Këta studentë u bënë pjesë e stafit tonë. U atashuan në Drejtorinë e Vlerës, Origjinës dhe tarifës, ne drejtorinë e Monitorimit dhe Riskut, në Drejtorinë e Laboratorit, e Teknologjisë dhe Informacioneve. 

Këta studentë i sollën një frymë të re institucionit, duke e bërë atë më të hapur. Doganat kanë një kryeprioritet, transformimin e administratës në një model evropian.

Ju ftojmë të gjithëve që mos ti shkëpusni kontaktet, por të jeni pjesë e administratës doganore”, u shpreh gjatë ceremonisë së certifikimit të studentëve, Elisa Spiropali. 
 
Studentët nga fakultetet të ndryshme, si dhe nga ata që kanë studiuar jashtë kanë marrë pjesë në këtë stash professional nga 21 korrik -19 shtator. 

5 komente në “Doganat/Cani: Eshtë bërë punë e madhe, të përmirësojmë imazhin”

  1. cukali says:

    i nderuar z.Minister Cani
    e nderuara znj.drejtore Spiropali
    Me lejoni,ju lutem,
    si tregtar nga shkodra qe prek cdo dite punen e doganes,lirisht,me bindje dhe fakte ju them se ne punen e doganes nuk ka ndryshuar asgje…gjithcka si me pare,i njejti mentalitet,e njejta praktike pune,i njejti persekucion dhe urrejtje ndaj tregtareve te ndershem,i njejti nivel korrupsioni….!! pra copu,paste sic ishte ne kohen e Ridvan Bodes….
    Po i prek me rradhe..:
    – Kontrabanda e mallrave te konsumit si vaj ushqimor,detergjente,cigare,pije alkolike etj vazhdon njelloj si me pare me makina te vogla nderkohe qe ne doganen e shkodres,per kete arsye,nuk zhdoganohet as edhe nje kg nga qrtikujt e lartpermendur…
    – Referencat arbitrare vazhdojne njelloj si me pare per ata qe nuk bejne korrupsion me doganieret dmth nuk njihen apo nuk vertetohen faturat nga vendet e BE nderkohe qe favorizohen monopolet e pushteteve…
    Tani,me thoni,ku ndryshoi dogana ? hoqet dhjete militante te PD dhe sollet dhjete militante te PS te cilet sillen njelloj si te mepareshmit..
    Zoterinj te nderuar,juve keni ardhur ne pushtet jo per te sherbyer por per te pwrfituar si paraardhesit tuaj

  2. Kasemi says:

    Ky Ministri ja fut pordhes, as ky e as drejtoresha nuk dine realisht se cfare ndodh ne dogana…kete vetem performance e paraqitjes te parrukierikane ndryshuar…te tjerat….goli behet diten per diell..po keta nuk dine gje….po nuk pate specialist tarfe dhe vlere, je I humbur…Berisha I mbidhte me dhune, se ai I kishte analfabete njerezit….kurse keta e kane mbushur me puninjes bakash dhe fondacionesh, qe nuk kane asnje lloj lidhje e profiling e Doganave, pervev tangave qe I kane me te shtrenjta…Ne dogana ka nevije qe personeli te jete me shume polic me uniforme, sesa delikat me tanga sexy…por ministrit nuk I ndez per vete, keshtu qe nuk e kupton….

  3. 1000000 autogola says:

    edhe halet jane mbyllur se nuk i pastron njeri pa lere te tjerat

  4. dibrani says:

    E vertete siç folen edhe koleget pe siper,zoti minister ju nuk keni ndrishu asgje,perveç se hajnat,boll ma me rrena,se e qelbet fare. Vijme ne emigrantet ne shqipri, kalojme doganen Italiane pa asnje problem,vijme ne shqiperi e na shikojne doganjeret e tu, jo te bejne punen,por si te vjedhin me lloj lloj pretekstisi esi te rjepin emigrantet,e na ashte bere si perpara stres si kur hiknim neper greqi apo itali si klandestin, tani kur vijme ne shqiperi,me ato seksera qe nuk u hoqen kurre.Pra zoti Cani mos genjeni shum se do tju rritet hunda.Pra plaqkitnja shqiperin sa te mundi se ju ka rene ne dore.RRofte gurbeti se ju sbahi njeres asnjeher.

  5. Tarasi says:

    Nga Shkelqim paraja kemi kujtime mafiozesh nga koha e Nanos.
    Sot paraja shkelqen perseri ne duart e tij vjedharake

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje