Kreditë e këqija arrijnë një shifër rekord prej 25%

17 Shtator 2014, 17:27Ekonomia TEMA

Niveli i kredive me probleme ka kapur vlerën rekord prej 25% gjatë muajit korrik.

Edhe pse për dy muaj me radhë portofoli i huave të këqija njohu një rënie modeste, korriku sërish ka sjellë probleme në shlyerjen e këtyre kredive.

Sipas Shoqatës së Bankave, lloji i kredive të cilat po performojnë më dobët është ai i atyre që konsiderohen “të humbura” dhe që bankat nuk kanë më shpresë për t’i kthyer, raporton Vizion Plus. 

Kjo pjesë përbën edhe shumën më të madhe të huave me probleme, 12%, ose në vlerë monetare përkthehet në afro 500 milion euro.

Ekspertët shprehen se shkaku kryesor që ka ndikuar në rritjen e kësaj shifre është mungesa e kredisë së re.

Për ekspertët e ekonomisë, e vetmja zgjidhje për këtë situatë është rikthimi i rritjes ekonomike. Kjo, pasi pjesa më e madhe e kredive me probleme vijnë nga grupi i biznesit.

Edhe pse masat e marra nga Ministria e Financave duke paguar një pjesë të mirë të borxheve që qeveria u kishte bizneseve ulën vlerën e kredive të këqija për disa muaj rresht, sërish bankat po hasin probleme me shlyerjen e tyre.

7 komente në “Kreditë e këqija arrijnë një shifër rekord prej 25%”

  1. Tata says:

    A ka ndonje komentues me culture ne kete fushe te na spjegos se si ka mundesi qe kur biznesi nuk eshte ne gjendje te paguaj kredite qenka ne gjendje te paguaj taksat?
    Si ka mundesi qe kredite e keqija qenkan te shoqeruara me efektin e renjes ekonomike ekonomike dhe nga ana tjeter na thuhet se gjate ketij viti treguesit ekonomik jane ne ngritje?
    Ne qofte se kredite e keqia, ose e thene ndryshe paaftesia e njerzve qe kane marre para nga bankat nuk munde ti kthejne ato, eshte vertet e ketij niveli kjo eshte alarmante, kjo eshte treguesi me se I vertet qe vendi ndodhet ne prag te nje kolapsi financiar. Keshtu filloi recensioni edhe ne Amerike ne 2008, njerzit nuk ishin te afte te paguanin bankat, sepse humben punen, sepse bizneset nuk kishin me aftesi paguese dhe tregje per mallrat,fuqia blerse ra,paniku mbertheu konsumatorin .
    Ne se shifrat jane keto une nuk e kuptoj entuziazmin e Rames?! Cfare shikon ai qe ne te tjeret nuk e shohim?!Cfare papergjegjshmerie eshte ky dizinformim I publikut dhe mosmarja e masave ndihmese nga populates dhe biznesit. Cfare mendon ai se nje guvernator i ri do te veje ne pune fabriken e parave per te furnizuar bankat ne falimentim dhe cuar inflacionin ne qiell duke I varferuar me shume shqiptaret? Kjo eshte zgjidhja?

    1. plaku says:

      Tata,
      Desha te thosha keto gjera :
      – Une nuk jam ekonomist. Ekonomine dhe financat i njof si nje diletant.
      – Une nuk kam pare ndonje informacjon se sa i paguajne taksat personat qe kane merre kredi te semura.
      – Ne se ne nje banka kredite e semura rriten atehere kuptohet se banka i ben me te veshira kushtet e dhenjeve te kredive te reja. Pra keredite e reja ulen dhe pa kredi nuk ka investim. Kuptohe se pa investim nuk ka rritje ekonomike sepse nuk hapen vende te reja pune, njerezit nuk kane me shume leke ne xhep, nuk konsumojne, pra ulet kerkesa per konsum, tregu reagon duke ulur oferten pra rritje papunesie.
      – Une mendoj se ekonomia shqiptare nuk ka ngritje gje qe e tha indirekt edhe perfaqesuesi i FMN para dy javesh. Qeveria genjen, kush institucjon shqiptar i kontrollon thenjet demagogjike te qeverise ?
      -25% te kredive te keqia nuk e çojne ekonomine e nje vendi ne kollaps.Ne shkrimin siper thuhet se 12% e kredive te keqia jane 0,5 miljarde Euro pra 25% te kredive te keqia jane vetem nje miljard Euro. Kujtoj se borxhi publik aktual eshte mbi 11 miljard Euro dhe 74% te PBB shqiptare.Italia ka nje borxh publik me se 2 mije e 200 miljarde Euro dhe nuk eshte ne kollaps.
      – Ne Amerike kriza ne vitin 2008 ndodhi sepse njerezve ju dha kredi pa patur kolateral pra siguri ne se nuk do te paguanin kestet e kredise. Amerika dhe Europa krijuan BAD BANK ku u derguan te gjitha kredite e keqia. Ne Amerike ishte nje loje e poshter e bankave te ndihmuar edhe nga politika qe mbushi tregun me leke me norme interesi shume te vogel gjoja per te realizuar enderen “amerikane” qe cdo familje te kete shtepine e vet.Kriza amerikane e imobiljeve nuk ka gje te ngjashme me problemet e Shqiperise.
      – Shko ne Internet ne faqen e bankes se Shqiperise dhe do te shofesh se inflacjoni eshte mire : nga 3% eshte vetem 2 %. Bankat e shkalles se dyte nuk furnizohen me leke nga Banka e Shqiperise por nga leket qe fusin ne banke kursimtaret dhe nga blerja e bonove te thesarit shqiptar.
      – Nje keshille, te lutem. Per sa kohe qe Shqiperia nuk ka nje institucjon te pamvarur qe te kontrolloje deklaratat e qeverise, mos i beso keto deklarata se jane si gjthmone demagogji.

      Pershendetje

      1. gps says:

        Per sa i perket likuiditetit te Bankave te nivelit te dyte e ke gabim. Bankat nuk bazohen te depozitat, por te banka e Shqiperise, ose ai qe ka te drejten ligjore qe te presi parane. Te gjitha Bankat e nivelit te dyte, kane te drejte te kerkojne 10-fishin e parave te depozituara, apo te raportuara si asete te tyre (mund te jene edhe fiktive) nga Banka e Shqiperise. Bankat operojne mbi borxhe, ose te themi ndryshe, me para qe ato nuk disponojne. Ky eshte sistemi finaciar ne bote. Kriza e Amerikes erdhi si pasoje e rrefuzimit te Federal Reserve (ne rastin tone Banka e Shqiperise), per te vazhduar qe te injektoje me cash bankat aty.

  2. Tironci says:

    Kane pare bankat. Left ti falin kredite e keqija. A nuk thone qe bankat kane likuiditet?

  3. Eksperti says:

    Kjo ndodh sepse bankat ne marreveshje me njera tjetren per te zhvatur popullin dhe per te patur fitime marramendese, dhe si pasoje e mos kontrollit nga ana e “full hanerave” kane dale me nje version te ri te normes se interesit, “norme e luhatshme por jo me pak se norma x”. Qe do te thote, mund te rritet pafundesisht, por nuk mund te ulet me pak se norma x. Ne vendet evropiane, ku ne po mundohemi te futemi, nje banke e tille do te ndiqej penalisht, pasi norma e interesit ose eshte fikse ose eshte e luhatshme.

  4. Prenga says:

    Baankat ketu or miq jane pjese e mafjas. Nuk cajne kryet per therrimet e kredive se i mbajne gjalle trafiqet marramendese te droges, prostitucionit, korrupsionit te megahajduteve politikane etj. Dine cifutet e bankave ku rrjedhin parate. Nu kane aspak ineters per therrimet e biznesit te ngordhur shqiptar. Kuptuat?

  5. Specialisti says:

    Kjo eshte ne fakt ajo qe nuk shkoi ne BSH,
    Nuk jane mara konkrete profesionale per te mos lejuar kete nivel mjeran ne renie te kreditimit dhe me interesa jashte cdo logjike. Nese bankat vazhdojne te mos kreditojne atehere raporti i kredive te keqia vetem do rritet (raport ku numeruesi zvogelohet, pra kredia ne total). Asnje ekonomi ne bote nuk ecen perpara me kete nivel kreditimi, kjo eshte ajo qe duhet nga BSH dhe jo teori “globale” te avokateve, se ato as nuk i kemi bere (aq me pak drejtuesit aktuale) dhe nuk do i bejme kurre.
    Pra, ky eshte demi me i madh i BSH ne dhjetvecarin e fundit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje