Forum ekonomik/ Biznesi izraelit interes për investime në energji, turizëm, hekurudha

18 Shtator 2014, 20:24Ekonomia TEMA

Energjia, turizmi, menaxhimi i ujrave, sistemi bankar, bujqësia ishin ofertat, që prezantuan rreth 30 përfaqësues të bizneseve të mëdha nga Izraeli dhe diaspora hebreje për investime në Shqipëri, në Forumin e Biznesit, organizuar në hotel “Sheraton”, ku merrnin pjesë zv.Kryeministri Niko Peleshi, ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, drejtues të bizneseve të mëdha shqiptare, etj.

Zv.Kryeministri Niko Peleshi njoftoi “projekte të konceptuara dhe të filluara” në energji, ujëra, infrastrukturë.

“Duam të fusim Shqipërinë në një shpejtësi të re, me një zhvillim të ri ekonomik”,  i’u drejtua biznesit izraelit, Peleshi.

“Ejani të investoni në Shqipëri, sepse dhe për ne janë të nevojshme”, tha ai.

Zv/kryeministri thelloi idenë e një modeli të ri, duke paraqitur nevojën për rritjen e IHD-ve, pasi remitancat kanë rënë, privatizimi masiv ka mbaruar, nuk mund të lejohet një borxh pa limit.

“Na duhen investime private vendase dhe të huaja për rritjen ekonomike të vendit, mirëqënie, punësim”, tha Peleshi, duke bërë të ditur se brenda vitit përfundon kuadri i ri ligjor i çliruar nga burokracitë për IHD, si dhe reforma e re ligjore në energjitikë.

“Energjia, turizmi, infrastruktura, zhvillimi i zonave ekonomike, bujqësia, shërbimet financiare, mbeten fushat me interes për rritjen e IHD-ve në Shqipëri”, theksoi ndër të tjera Peleshi.

Ministri Edmond Haxhinasto theksoi fushat me interes që ka qeveria për një zhvillim të shpejtë, mes të cilave, infrastruktura e hekurudhës, porteve, energjitika dhe sistemi financiar, ndërsa u shpreh mikëpritës ndaj Bankës “Menl” për të hedhur hapa konkretë në Shqipëri.

Sipas tij, sot vendi ynë afron siguri edhe me legjislacionin për investimet e huaja, përvecse është pjesë e shumë organizmave ndërkombëtarë.

Forumi i Biznesit organizuar nën kujdesin e “Meinl Bank” me Dhomën e Tregtisë së Tiranës dhe AIDA, piketoi kërkesat e biznesit hebre për të hyrë në tregun shqiptar me investime.

Julius Meinl V, President i Kongresit Hebre Euro-Aziatik (KHEA) paraqiti biznesin familjar të grupit “Meinl”, 130-vjeçar, pjesë e të cilit është dhe banka e investimeve “Meinl Bank”, me aktivitet në shumë vende të Europës Qëndrore, Juglindore, Rusi, etj, ndërsa një filial i saj tashmë ndodhet dhe në Shqipëri.

Meinl parashtroi interesin për investime në turizëm, pasuri të patundshme, qëndra tregtare biznesi, ndërsa ofroi edhe ndihmë për formalizimin e tregut të parasë “cash” që ndodhet në Shqipëri. Ronald Lauder, President i Kongresit Botëror Hebre ardhur nga SHBA, një biznesmen amerikan, koleksionist arti, filantrop dhe aktivist politik, ndërsa vlerësoi rolin e shqiptarëve në mbrojtje të hebrejve në Luftën e Dytë Botërore dhe harmoninë mes besimeve fetare në Shqipëri, u shpreh i gatshëm për të investuar në vendin tonë.

“Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme. Ne besojmë tek shqiptarët dhe duam të ndihmojmë”, tha Lauder, përfaqësues i kompanisë “Estee Lauder”.

Sipas tij, “Shqipëria mund të ecë shumë mirë me turizmin, që kërkon plotësimin e infrastrukturës së nevojshme”.

Ndërsa ofroi fushat e mundshme për investime, miliardieri Lauder theksoi nevojën për njohje më të mirë të potencialeve që ka vendi ynë në SHBA dhe kërkoi prezencën e një përfaqësie biznesi në SHBA, me qëllim që t’i bëjë të njohur biznesit amerikan fushat me interes për investime të mëdha në Shqipëri.

Ministri i Energjitikës dhe Ujrave të Izraelit, Silvan Shalom bëri të ditur një vizitë të ardhshme së afërmi të kryeministrit Edi Rama në Izrael, bashmë me ministra dhe biznese shqiptare.

Ai shfaqi interes ndaj energjisë dhe sidomos menaxhimit të ujrave në Shqipëri, duke i konsideruar pasuri të mëdha që ka vendi ynë, si dhe paraqiti kompani hebreje mjaft të fuqishme, ndër të cilat dhe “Lauder”.

Duke konsideruar Shqipërinë si “qendër të zhvillimit”, Shalom u shpreh se “duhet të rriten marrëdhëniet me Izraelin”.

Ndërsa çmoi praninë e 40 bizneseve izraelite në Shqipëri, Shalom u shpreh për rritjen e mëtejshme të tyre.

“Të punojmë bashkë për të sjellë më shumë investime të mëdha izraelite në Shqipëri, të cilat kanë interes për vendin tuaj”, tha Shalom.

Drejtori Ekzekutiv i Bordit të “Meinl Bank”, Peter Wenzierl prezantoi këtë bankë që ka një fond të madh investimesh, si dhe sektorët që paraqesin interes për investime në Shqipëri.

“Jemi të interesuar për sektorin e ujrave, pasurive të patundshme”, tha ai, ndërsa u shpreh kritik për burokracinë që po manifeston Bashkimi Europian, duke u shprehur se “Shqipëria ka nevojë të ecë shpejt drejt integrimit në Europë”.

Drejtore e AIDA-s, Manjola Gjoni prezantoi për biznesin hebre potencialet që Shqipëria ka, fushat dhe kushtet e favorshme, që orientojnë IHD-të ndaj vendit tonë.

 

10 komente në “Forum ekonomik/ Biznesi izraelit interes për investime në energji, turizëm, hekurudha”

  1. Prenga says:

    Edhe cifutet na duhen tani! Zot na ruej prej zotvrasesve cifute.

  2. Pelasgian says:

    Bobobo …..Djalli dora vet ! Naften e marrin Anglezt e Kanadezt .

    Ujin ( Nafta e ardhshme ) dun me e marr cifot !

  3. Blue Jasmine says:

    Hmmmm Shqiperia, me ne fund, po hap syte me duket. Bashkepunimi dypalesh sjem zhvillim ekonomik dhe kulturor.
    Shalom

    @per mikun tim @toni
    E shikon….;-)

  4. enter says:

    Moooooooooooossssssssss

    Do perplasen me Kinezet

  5. qytetar says:

    Vetem me Izraelin duhet te bashkpunojme, biles te behet binjakezim midis dy shteteve!

  6. ana says:

    O zot, edhe keta duhen ne Shqiperi dhe pastaj gjithshka ndryshon me shpejtesine e drites.
    O burra kush mund te sjelle ne shqiperi sa me shume kineze dhe cifute.
    Cifutet kane gllaberuar Ameriken, pale c’mund te bejne me Shqiperine tone te sfilitur. Sapo te fusin kembet pas disa vitesh, te jeni te sigurt qe gjuhen e tyre e bejne gjuhe zyrtare ne Shqiperi, po po , gjuhe zyrtare, merreni me mend pjesen tjeter.
    Ne Amerike, kur jane festat e tyre mbyllen te gjitha shkollat shteterore, tetevjecare dhe te mesme qe nuk kane asnje lidhje me festat e cifuteve.
    Ndersa kur jane festat amerikane sipas kalendarit vjetor, njerezit qe punojne ne bisneset e cifuteve nuk mund t’i marrin keto festa si dite pushimi.

  7. sync says:

    Jo moj anushe jo ,investimet jane oksigjen per shqiperine sepse jemi vend i vogel qe nuk prodhon asgje ,pa investime shqipria del ne ankand ,te pakten rama terheq investimin me koncesion dhe jo si ai panxhari i vucidollit qe po e shiste pjese -pjese me keste,shiste plazhet,pyjet ,puset e naftes ,po arrinte te shiste edhe hidrocentralet , po brezat qe do vine cfare do u mbetet ??

  8. Ambasadori says:

    Per njerez te frikur si ANA,
    Se pari nese do vijne dhe urojme qe te vijne do te fusin kulturen e tyre te punes, nikoqirepsjes dhe te tjera gjera qe ne nuk i kemi apo rinia e sotme e hallakatur nga bumi i universiteteve te pavlera dhe qe sjapin buke, te futen ne pune e te punojne cfare dolloj fronti pune qe do te mund te hapet nga investimet qe do te futen ne shqiperi.
    Se dyti; ka humbur busulla ne shqiperi per shume gjera dhe nevojitet orientim ne shume drejtime dhe kjo eshte nje mundesi se cfare drejtimi ekonomik do te marrim. Per te tjerat lerini te tjeret te merren, si edhe qeverine te beje punen e saj.

  9. maximus says:

    jam shume dakort me ANEN, edhe pse i simpatizoj izraelitet, me ta nuk duhet bere shume biznes, sepse kudo ku shkojne ata, zabtojne ç’do gje, per vete faktin sepse jane race e zgjuar dhe bejne per njeri- tjetrin, imagjino se ç’mund te bejne me nje vend si shqiperia qe eshte e keputur ne mes., do ngelemi gjithmone sklleverit e tyre.

  10. Pacifisti says:

    Nji nder shtetet me te cilet Shqiperia duhet te bashkpunoj fort .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje