Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) parashikon një rritje ekonomike në Shqipëri prej 2.5% në 2015-n, nga niveli 1.7% që mendohet të arrijë në fund të vitit 2014.
Në raportin e publikuar sot nga BERZH, mbi parashikimet e saj për rritjen ekonomike në vendet e Europës Juglindore, njoftohet se
“Perspektiva për Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi është përmirësuar, për shkak të progresit në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura në Shqipëri dhe projektet e mëdha të infrastrukturës në Maqedoni e Mal të Zi”.
Ndërsa thekson se, parashikimi për Shqipërinë mbetet 1.7% për vitin 2014 (aq sa ishte dhe në raportin e majit), për t’u përshpejtuar në 2.5% në 2015-n.
Rishikimi më i thelluar evidenton rënie të tregueseve ekonomike për Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën. Të dyja këto shtete kanë vuajtur nga dëme të shumta nga përmbytjet e muajit maji. Sektorët jetësorë të ekonomisë si, energjia dhe bujqësia, janë ndikuar keqazi nga këto fenomene, veren raporti.
Sipas BERZH, rritja ekonomike në Bosnjë është parashikuar në vetëm 0.2%, krahasuar me parashikimin majit prej 1.8%. Serbia ka të ngjarë të bjerë në recesion, me ekonominë që pritet të tkurret 01.5%, krahasuar me pritshmëritë fillestare për një rritje prej 1%.
Në raportin e publikuar nga BERZH është ulur parashikimi për Bullgarinë në 1.5%, nga 1.9%, kryesisht për shkak të problemeve në sektorin financiar.
Në kontrast me perspektivën e përgjithshme për rajonin për këtë vit, BERZH ka rishikuar në rrittje pritshmëritë për Europën Juglindore, në 2.6% nga 2.4% që parashikonte në maj.
Na hiku koha kur na u rriste me 12-13 perqind ne kjo ekonomia :p
Na hiku koha kur na u rriste me 12-13 perqind ne kjo ekonomia :p
Sdi te mashtroj ky jo po akoma skam arrit ta kuptoj se sa mashtronte saliu sa ja shtonte apo thoshte nr e pare qe i vinte ne mend si duket.
Shyqyr qe u fillua te flitet me shifra normale e reale ktu ne shqiperi se ishte bere kerdia 8 vjet shqiperia e dyta e e treta ne europe pas gjermanis e kines etj etj, propaganda te shthurura te birit te enverit.
Nje vjetori i mashtrimeve me te medha ne Europen e pasrenies se Perdes se Hekurt!
Te dashur miq, keto dite u be nje vit nga dita e instalimit me mega-mashtrime te klikes Rama – Meta ne pushtet. Sot, pas nje viti, cilido qe fut doren ne shporten e arte te premtimeve gjen aty kalbesiren e dekompozuar te tyre. Te gjitha premtimet e tyre te bujshme jane faktuar mega-mashtrime cinike dhe shqiptaret jane sot qytetaret me te mashtruarit e me te ofenduait ne Europe.
– Klika Rama – …Meta, qe u mori besimin shqiptareve duke iu premtuar sherbim shendetesor falas, u ofrojne atyre sot sherbimin shendetesor me kosto me te larte, me te korruptuar e me te rrenuar se kurre
– Ata qe premtuan heqjen e TVSH-se per ushqimet baze si buken, miellin, grurin, vajin, sheqerin, orizin, qumeshtin, vezet, rriten çmimet e tyre dhe hoqen TVSH-ne per lojrat e fatit te familjareve te tyre
– Ata qe premtuan uljen e çmimit te ilaçeve, rriten çmimin e tyre sepse TVSH-ne e fusin ne kontot e tyre qeveritaret e firmave te ilaçeve
– Ata qe premtuan heqjen e TVSH-se dhe uljen e çmimit te energjise, rikthyen faturat aforfe, me te cilen 200 mije familje paguajne çmimin e energjise tre here me shtrenjte se sa vet Rama, dhe pas pese vitesh po rrisin me cinizem ne nivelet me te larta çmimin e energjise per te mbuluar vjedhjet e tyre
– Klika qe premtoi legalizimet falas mbi dyfishoi çmimet e legalizimeve, uli nga 70% ne 50% perdorimin e letrave me vlere dhe i fyen keta qytetare pasi nga mengjesi deri ne darke zyrtaret dhe kreu i tyre perserisin si papagalli se l”egalizimi eshte falas”
– Ata qe premtuan rritje te rrogave dhe rrogen e 13-te per te gjithe punonjesit, rrogat i ngrine pra i ulen nepermjet inflacionit, dhe jo vetem qe nuk dhane rrogen e 13-te por hoqen dhe shperblimin e fundvitit.
– Klika premtoi uljen e taksave per 97% te shqiptareve dhe i rriti nepermjet naftes, akcizave te tjera ,fatures aforfe, sigurimeve shendetesore dhe shoqerore per 100% te tyre
– Ata qe premtuan 300 mije vende pune kane punesuar, por vetem ne letra, 70707 brenda tre muajve. Ne te vertet kane shkaterruar 34 mije vende pune dhe rritur papunesine nga 12.8 ne 17.7%
– Ne shporten e arte te premtimeve ishin heqja e akcizes per fermeret, heqja e takses se qarkullimit, por ne te vertete e kunderta ka ndodhur
heqja e takses per biznesin e vogel dyfishuan pagesen per siperfaqen e lokalit
– Klika Rama – Meta premtoi uljen e borxhit publik, uljen e kredive te keqija, rimbursimin e menjehershem te TVSH-se dhe rritjen ekonomike, por rriten ne nje vit ne 74% apo 3.2 here borxhin me shume se sa e rriti qeveria e PD ne 8 vite. Sot kredite e keqija jane me te larta se kurre. Rimbursuan 200 milione dollare me pak TVSH per bizneset dhe rriten me rreth 280 milione dollare borxhin e ri ndaj tyre. Ekonomine e zhyten ne reçesion. Rritja nominale ju del -1% por Rama nuk merzitet se per te mashtruar nxjerr rritjen reale 2%
Qytetare, thirrja ime me miqesore eshte te bashkohemi se bashku nen moton “Qytetare t’i shporrim qelbesirat per te shnderruar kete vjeshte ne vjeshten e te vertetave dhe dinjitetit tone”!! sb