Doganat trajnojnë 101 studentë  në një intership dymujor

19 Shtator 2014, 14:41Ekonomia TEMA
Doganat trajnojnë 101 studentë  në një intership

 

Doganat shqiptare kanë trajnuar përmes një intershpi dymujor 101 studentë gjatë dy muajve të verës. Trajnimi ka synuar njiohjen  me një eksperiencë pune në administratën shtetërore, të njohin nga

afër proceset e punës, mënyrën e organizimit të administratës doganore si dhe  mundësi për të evidentuar studentët që tregojnë përkushtim  dhe aftësi të veçanta gjatë ushtrimit të detyrave të dhëna.

 

Kjo është një mënyrë e re e administratës  shtetërore për të rritur transparencën ndaj publikut duke e afruar atë me qytetarët.

 

Në total ka patur 163 aplikime nga studentë të sapodiplomuar ku pas një procesi seleksionimi u përzgjodhën 101, prej të cilëve 60 u vendsosën pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave

dhe 41 pranë degëve doganore të shpërndara në të gjithë Shqipërinë. Këta studentë u bënë pjesë e pothuajse të gjitha drejtorive të Doganës, që nga Drejtoria e Tarifës dhe Origjinës, Analizës së Riskut dhe Monitorimit, Procedurave dhe Garancive, Metodikave dhe Kontrollit, Menaxhimittë Burimeve Njerëzore, Kontrolleve Pas-zhdoganimit, Teknologjisë së Informacionit, PronësisëIntelektuale, Antikontrabandës, Antitrafik, Juridike dhe Drejtorisë së Financës.

Certifiktat i dorëzoi sot Ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe Drejtoresha e Dognave Elisa Spiropali. Zonja Spioropali theksoi ne fjalen e saj se “Administrata doganore ka shumë prioritete: përmirësimin e vazhdueshëm teknologjik dhe legjislativ, luftën kundër korrupsionit, sofistikimin e sistemit të hetimit, investigimit dhe antikontrabandës, rritjen e të ardhurave, lehtësimin e tregtisë. Por mbi të gjitha ka një prioritet, quajeni po të doni një kryeprioritet, pa të cilin asnjë nga ato që unë përmenda nuk është e mundur: transformimin e administratës në një administratë mirëfilli evropiane, në shërbim të biznesit dhe qytetarëve”.

 

3 komente në “Doganat trajnojnë 101 studentë  në një intership dymujor”

  1. Todri says:

    O Tema, na e perkthe neve “injoranteve” cdo te thote intership, u befte m…, po gjeni ndonje fjele shqip, ose po nuk ka, shpikeni apo pershtateni nje.

    1. ufot says:

      E paske thene para meje Todri, kjo gazete eshte mbushur me gazetare adoleshente qe jane pederastizuar komplet e shpikin fjale te pakuptimta e pa thelb fare, o gazetar debil qe je ne kerkim te lavdise me fjale boshe ai intershipi i leshit e ka emrin shqip stazh nqs e di shqipen mire. Bile edhe stazh nuk eshte shqip po eshte adoptuar e pershtatur ne shqip si i tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje