Ministri i Financave Shkëlqim Cani gjatë prezantimit të aktit normativ për ndryshimin e buxhetit në Komisionin e Ekonomisë është shprehur se kjo është hera e parë pas 5 vitesh që buxheti rishikohet me rritje shpenzimesh.
“Treguesit indirekt tregojnë se kemi rritje të ekonomisë. Buxheti parashikonte nivel te defiçiti 6.6% por pritet që të shkojë në 6.3%”, u shpreh Cani në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë.
Sipas Canit, përmirësim këtë vit po sheh edhe niveli i kredive me probleme, i cili në 5 vitet e fundit ishte përkeqësuar shumë.
“Kishte skepticizëm për rritjen e të ardhurave të buxhetit 48 miliardë lekë, por aktualisht në një kohë të shkurtër po shohim një rritje te buxhetit. 32 milionë të ardhura të buxhetit do të shkojnë në ulje të deficitit”, tha Cani duke shtuar se Fondi i kontigjencës do të përdoret për investime.
Ndërkohë ai bërë të ditur se 4.3 miliardë lekë alokohen për shtresat në nevojë duke mbyllur detyrimet ndaj kësaj shtrese.
“Në shtimin e buxhetit do të bëhet edhe alokim fondesh për shëndetësinë, do të rriten fonde për arsimin dhe rendin, por edhe për Ministrinë e Transportit për Mirëmbajtjen e Rrugëve”, tha Cani.
Rishikimi i buxhetit nuk lë pa prekur edhe pushtetit lokal ku do të shtohen rreth 4 miliardë lekë.
“Ky rishikim buxheti tregon një këndvështrim të ri të qeverisë për mënyrën e punës. S’ka me buxhete të fryra dhe që krijojnë gropa të mëdha me borxhe. Me këtë rishikim kemi minimizuar vonesat”, tha Cani.
Shume shume mire, te shohim nje her se cdo na besh deri ne fund se shume mire e ke nisur se profesionist si ti nuk ka pasur kurr ajo ministri.
Bravo dhe urime qeverise, vetem rrini me kemb ne toke.
Drejtim dhe menaxhim profesional i Ministrise Finances, qe ne vetvehte perben thelbin e Qeverisjes.
Keshtu ndodh kur Institucionet drejtohen nga profesioniste te perkushtuar.