Haxhinasto pret një delegacion nga Dubai, që shfaq interes për portin e Durrësit

22 Shtator 2014, 16:11Ekonomia TEMA

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ka takuar sot Sultan Ahmed bin Sulayem, presidenti i kompanise DP World nga shtetit i Dubait, si dhe delegacion që e shoqëronte.

Ministri dhe perfaqësuesit nga Dubai diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në sektorin e transportit detar.

Ministri Haxhinasto vlerësoi marrëdhëniet e mira që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve, si dhe bëri një prezantim të projekteve kryesore në sektorin e transportit dhe infrastruktures, ku përmendi Korridorin e VIII, sektorin hekurudhor dhe atë portual.

Ai iu përgjigj interesit të Autoritetit Portual të Dubait, një nga portet më të mëdhej në botë,  për zhvillimin e portit të Durrësit si port me potenciale të medha.

Delegacioni nga Dubai gjatë qëndrimit dy ditor në vendin tonë do të vizitojë nga afër portin e Durrësit dhe të Shëngjinit.

7 komente në “Haxhinasto pret një delegacion nga Dubai, që shfaq interes për portin e Durrësit”

  1. enter says:

    Arabe, Cifute, Kinez…sa konkurence per portet tona…

    1. tourkofagos says:

      moooos dje Papa sot sulltan Ahmedi…popopo me keta dythundrake duhet te ndajme oxygenin!!!

  2. shkodra says:

    Mire keto dythundrake, po ti nuk je as nje thundrak. ti je vemje 300 euroshe. parazit qe rri e vjell vrer nga mjesi ne darke.

    Keto dythundrake po investojne ne gjithe Europen. ndersa ti Parazit 300 eurosh rri e vill vrer…..

  3. spiro janaqi says:

    Une nuk e kuptoj ,nuk e bejme dot vete portin?

    1. Flamur says:

      Po e beme vete portin fitimet i marrim ne dhe natyrisht qeveritaret marrin vetem ndonje 10 perqindsh nga tenderat e punimeve. Po e dhane me koncension fitimet i marrnin ata dhe qeveritaret marrim menjehere nje shume te madhe nen dore. Koncesioni eshte vjedhje, ne baze te koncesioneve vzhdon skllaverimi i afrikes e vendeve te varfera si puna e jone. Cmimet e kromit jane ne maje por ne nga kromi marrim vetem 2 perqind rente minerare e njejta gje me naften. Te tjeret fitojne ne marrim 2 lek.

  4. Zef Kallami says:

    Kur je vend i dobet ekonomikisht.Te takon te te ndihmojne me shoqata te KARITASIT.Ku ne fund ato marrin tasin dhe neve na laj kater germeshin para.Shembuj ka plot,po kaq mjafton per ta kuptuar merdhenjet e te huajve me neve.

  5. fllad says:

    Mire ja bere shkodra ati krimbi 300 eurosh qe vjell vrer gjithe diten ketu ne forum.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje