Sektori minerar/ Shalsi: Mungesa e transparencës, Shqipëria mund të përjashtohet nga EITI

22 Shtator 2014, 16:10Ekonomia TEMA

Mungesa e transparencës në miniera rrezikon përjashtimin e Shqipërisë nga Organizata Ndërkombëtare për Industrinë Nxjerrëse EITI.

Gjatë diskutimit për amendimin e ligjit për sektorin minerar në vendin tonë kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese Eduard Shalsi i kërkoi Ministrisë që të veprojë për të ndryshuar sa më parë situatën.

Sipas Shalsit në miniera ekziston një situatë barbare ku ndodhin aksidente me pasoja fatale për njerëzit.

“Me diskutimin e këtij ligji kemi kërkuar edhe një analizë të jo thjesht të mënyrës si shfrytëzoheshin, por rëndom kemi pare edhe aksidente me pasoja fatale nga keqshfrytëzimi i burimeve natyrore.

Shqipëria është anëtare e një inisiative shumë interesante që quhet EITI, transparencë në industritë nxjerresë dhe disa muaj më parë rrezikonim përjashtimin ose mosanëtarësimin si pasojë e mosplotësimit e kritereve që kishin të bënin me transparencën në industritë nxjerrëse dhe transparenca nuk do të thotë gje tjetër, por vetëm të dhënat e sakta të kompanive që shfrytëzojnë minierat në Shqipëri”, tha Shalsi.

Ndryshimet e sjella për ligjin minerar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese synojnë që të rrisin transparencën në këtë sektor duke i dhënë fund shfrytëzimit të galerive pa kriter si dhe të ofrojnë më shumë kushte sigurie për punëtorët.

2 komente në “Sektori minerar/ Shalsi: Mungesa e transparencës, Shqipëria mund të përjashtohet nga EITI”

  1. Fatkeqsi says:

    Trasparenca ka te beje se kompanive te huaja qe kane punuar ne Shqiperi u kane bere abuzime te hapura nga Ministria e Industrise dhe Minjerave te periudhes qe drejtohej nga ministra te LSI qe nuk jane rregulluar akoma.

    Ka shume mundesi qe tashti, qe me te drejte Shqiperia kercenohet per perjashtim nga EITI per gabime flagrante, ka mundesi tu sherbeje disa kompanve te huaja te vazhdojne te shijne, sic eshte rasti tipik i kompanise turke qe ka koncesionin e minjeres se Munelles dhe me gjere, qe po ben perfitime kolosale perkundrejt investimeve teper te vogela qe ka bere, dhe qe i trajton punonjsit shqiptar me rroga sklleverish kur, ajo merr koncentrate baker-zink-ar-argjend, pa i deklaruar permbajtjen e sakte te ketyre koncentrateve dhe pa u kontrolluar nga pala shqiptare me provemarrje te rregullta dhe analiza te laboratoreve te njohur nderkombtarisht.

    Perjshtim nga EITI do te thote te ms shkelin me ne Shqiperi kompani te huaja dhe te largohen dhe te tjera qe aktualisht jane aty.

  2. Specialisti says:

    Rishikimi i ligjit eshte diqka positive per mir-administrimin ne shfrytezimin e mineraleve ne vendin tone. Prej 10 vitesh, pothuajse ne te gjithe vendin minierat administrohen nga koncensionare te huaj. Mbi bazen e ligjit shqiptar, drejtimin teknik te ketyre minierave, e bejne specialistet shqiptare. Nisur nga ky fakt, nuk e quaj te drejte qe ne permiresimin e ligjit, te mos terhiqet mendimi i ketyre specialisteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje