Veliaj mbledh inspektorët ruralë: Të rrisim numrin e kontribuesve në skemë

23 Shtator 2014, 18:17Ekonomia TEMA

Më shumë kontribues në skemën e fshatit dhe komunikim të vazhdueshëm me banorët për t’u shpjeguar atyre risitë e reformës së pensioneve. Këto janë dy porositë që Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, la në mbledhjen e sotme me inspektorët e të vetëpunësuarve në bujqësi.

Që në krye të fjalës së tij, ministri Veliaj vuri në dukje se reforma e pensioneve do të sjellë ndryshime rrënjësore edhe në skemën e fshatit, nga e cila të vetëpunësuarit në bujqësi do të përfitojnë pensione më të larta, për ata që kontribuojnë më shumë dhe për sa më shumë vite.

“Në vitin 2018, skema rurale do të integrohet me atë urbane në një skemë të vetme kombëtare. Por, kemi vetëm 100 ditë kohë deri në 1 janar 2015 për të punuar fort për rritjen e numrit të kontribuesve në skemë. Prandaj, secili prej jush do të ketë si kusht për rinovimin e kontratës, rritjen e numrit të kontribuesve në skemë”, tha Veliaj.

Ai vuri theksin tek rëndësia që ka shpjegimi i reformës së pensioneve për banorët e fshatrave, duke premtuar inspektorëve rajonalë një bonus për çdo të siguruar që do të fusin në skemën kontributive.

“Përsa i përket numrit të kontribuesve në skemën rurale, këtë vit kanë derdhur contribute vetëm 33 mijë persona. Kjo është një shifër jashtëzakonisht e ulët, po të kemi parasysh se gjysma e popullsisë në Shqipëri jeton në fshat”, u shpreh ministri Veliaj.

Sipas tij, ky problem bëhet edhe më shqetësues kur merret në konsideratë fakti se ka rënë ndjeshëm përfshirja e kontribuesve të rinj në skemë.

Ju duhet të bëni një punë intensive me fermerët, t’u shpjegoni atyre skemën e sigurimeve dhe rëndësinë që ka kjo skemë për ta. Ju duhet t’i bindni ata që të sigurohen si dhe t’u përgjigjeni të gjitha pyetjeve që ata kanë përsa u përket pensioneve”, shtoi Veliaj.

Inspektorët duhet t’u bëjnë të qartë banorëve të zonave që mbulojnë se skema e re do t’i shpërblejë me pensione më të larta nëse vazhdojnë të paguajnë kontributet.

Nga 1 janari 2015 s’do të ketë më diferencë mes pensionit të fshatit dhe pensionit të qytetit dhe ata duhet të vazhdojnë të derdhin kontribute sepse kjo do t’ju përkthehet në një pension më të lartë”, përfundoi ministri Veliaj.

16 komente në “Veliaj mbledh inspektorët ruralë: Të rrisim numrin e kontribuesve në skemë”

  1. Agroni says:

    Te lumte per perkushtimin..

    1. Xheku says:

      JA pra qe kur ka deshire dhe vullnet puna ecen per se mbari.. Hallall te qofte Erion

      1. EDEN says:

        TE ECTE MBARE MORE ERION .. ME VJEN MIRE QE JE KAQ I RREGULLT

        1. Shehu says:

          ju uroj suksese pafund dhe ju lumte per gjithcka

          1. Aurora says:

            Nami nami Veliaj.. Nuk permbahesh ne punen e mire. JAm vertete e lumtur

            1. cani says:

              eshte domosdoshmeri kjo..

    2. fredi says:

      Angazhim maksimal i ministrit shume suksese per punen qe po beni ne lidhje me pensionet pasi ka te beje me te ardhmen e individeve dhe per kete ministri po perpiqet maksimalisht.

    3. enxhi says:

      Shume suksese per punen dhe angazhimin kaq maksimale

    4. Stereo says:

      Ja ku e keni Agronin bashke me 8 te tjere (xheku,Eden,shehu,aurora etj) qe komentojne si zvarranike me disa fjale te paraprogramuara BRAVO,SUKSESE,JU LUMTE. Ja keto tipa zvarranikesh paguhen nga ministria sociale VETEM PER TE KOMENTUAR sukseset e Erjonit i cili megjithate lodhet kot te pompoje veten se Rama ja ka prere bileten. Ne janar e shkarkon nga detyra.

      1. beni says:

        Mos ja fut kot, Rama vdes per Erionin, e ka ne vend te Zahos!

  2. rudi says:

    Ministria Mireqenies Sociale po nderrmer angazhimin e nevojshme per refomen e pensioneve, bravo per fillimin kaq te mbare

  3. disa says:

    po po mor velia se te dy pleqte e mi punuan me shume 30 vjet derdhen sigurimet e detyrueshme per nje pleqeri por ata marin nje pencion minimal por te shikosh shum njerezskane bere ndonje pune dhe skane pasur edhe vitet e punes as moshen e marin nje pension minjere ne dy mbiemra nje ne durres e nje ne tropoj e pensionin e plakut qe ka vdekur ktu14 vjet kontroll te mari ai qe i takon

  4. Claus says:

    Ja dhe inspektoret rurale kane filluar punen per mbledhjen e bonuseve.

    Lexoni, te gjithe nga nje rresht te shkruar me tere ato elozhe per Veliajn dhe sistemin e tij.

    Veliaj do te mbushe vetem arkat e bankave, asgje me shume.

    Kush mund te llogarise nga keta rritjen e inflancionit pas 20 vjetesh?

    Kush mund te me siguroje qe nuk do te kete ne nje te ardhme ulje pensionesh si ne rastin e Greqise?

    Me mire ta investosh ate para ne projekte afatshkurtera dhe afatmesme se sa ta investosh ne projekte afatgjata me plot te panjohura ne ate Shqiperi plot surpriza.

    Shume persona qe kishin derdhur para ne siguracione ne vende perendimore jane djegur vetem per shkak te politikave financiare te qeverive qe i ndryshojne sipas konjukturave ekonomike.

    Keta inspektore e kane hallin te marrin vetem bonusin e tyre, ate qe quhet provizion, se pastaj me hedhjen e firmes dhe terheqjen e parave nga “banori rural” nuk duan t`ia dine me per ty.

  5. lili says:

    Hej mon erion,sicili ka bâ kalkulimet,sidomos te rrinjte edhe te gjithe e Kane kuptuar se vjedhja e radhes eshte kjo skeme se kur pare nuk do marrin shqiptaret,

  6. arsen says:

    Ekonomia eshte informale deri ne 50% Pra? nga 1 miljone shqipetare te punesuar, vetem 500 mije paguajne siguracione.
    Velija!
    Duhen ngritur grupe pune qe tju japesh 10% shperblim per çdo puntor ne te zeze qe zbulojne.
    Qindra parukeri, call centra, rrobaqepsi, industri ushqimore e ndertimi, polici private etj etj..paguajne me rroga qesharake 190 mije lekshe…i mbajne ne pune nga 10 ore e pa pushime vjetore e te djela…PA KONTRATA e pa asnje siguri.
    Ndersa bossat e tyre??? Makina, vila, dashnore, korrupsion etj dhe NUK JU HYN GJEMB NE KEMBE..Pse? SEPSE INSPEKTORI JOT KENAQET ME 50 mije lekshin nen dore dhe????Bossat bojn qejf…. Te rrofte ty!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje