Qeveria ndodhet përballë tre mundësive për të ulur borxhin vitin e ardhshëm, angazhim i marrë para Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Rritjen e të ardhurave nga administrimi, uljen e shpenzimeve ose rritjen e taksave.
Në një intervistë përr News24, përfaqësuesi i FMN-së në Shqipëri, Jenjc Rajnke, deklaron se negociatat për buxhetin 2015 ende nuk janë mbyllur dhe vendimi që do të merret për të ulur borxhin i takon qeverisë.
“Programi i FMN-së ka si spirancë profilin e borxhit. Ka objektiva specifike për uljen e borxhit. mënyra se si mund të arrihet aty është nëpërmjet përmirësimit të administrimit tatimor , dhe këtu ka përmirësim, por kjo nuk është e mjaftueshme. ka forma të tjera si ndryshimi i nivelit të taksave apo kontrollet e shpenzimeve. propozimet në tavolinë për kombinimin e masave sillen nga qeveria. është vendim politik i qeverisë nëse do të vendosë të shpenzojë më pak dhe të taksojë më pak apo të shpenzojë më shumë dhe të taksojë më shumë. Ne nuk i udhëheqim bisedimet për këtë . Ne këshillojmë dhe kontrollojmë nëse masat e propozuara janë efiçiente dhe a bazohen në praktikat më të mira ndërkombëtare”– shprehet përfaqësuesi i FMN.
Ai shpjegon se është rënë dakord me qeverinë që investimet të mos preken, çka lë të hapur mundësinë e rritjes së taksave:
“Ajo që ne biem dakord me qeverinë është nevoja për të rritur investimet publike, pasi kjo krijon infrastrukturën dhe zhvillon ekonominë. ajo që ne i kemi thënë qeveris është që të ketë një prioritet në shpenzimet e saj, prandaj reforma në sektorin e energjisë është kaq e rëndësishme. Subvencionet për energjinë që vidhet dhe nuk paguhet janë barrë e madhe për buxhetin dhe duhet ndaluar kjo rrjedhë e madhe e parave që mund të ndihmonin potencialin e rritjes ekonomike”.
FMN rekomandon reformë urgjente në sektorin energjetik ku përfshihet edhe ndërhyrje tek struktura e çmimit.
Mendoj se titulli i shkrimit nuk shkon. Mos valle duhet shpezoni me pak ose taksoni ME SHUME. Mendoj se FMN ka te drejte ne lidhje me energjine elektrike e cila vidhet dhe nuk paguhet. Kam frikse FMN nuk thote faktin se ajo ka propozuar qe te behet referma e pensioneve, te cilet hane “pjesen e luanit” te bilancit tone.
Z.FMN!
Te jetojme apo te mos jetojme.
Shpenzoni me shume dhe taksoni me shume.
Shpenzoni pak dhe taksoni pak.
Shpenzoni hiq,e te taksoni hiq.
Ose e kunderta te mos jetoni fare mbi toke.Hiqni oksigjenin.