Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, gjatë fjalës së tij në Kuvend për “Rishikimin e Buxhetit”, u shpreh se fondet e shtuara në dikasterin që ai drejton do ta ndihmojnë vendin që të ketë një infrastrukturë në standartet e duhura.
Haxhinasto theksoi se fondet shtesë, që vijnë nga rishikimi për herë të parë me rritje të buxhetit, do të përdoren në disa nisma të Ministrisë së Transportit, si në përfundimin e akseve të rëndësishme rrugore të nisura tashmë nga ana e qeverisë.
Gjithashtu një pikë tjetër e rëndësishme siç theksoi Haxhinasto, tha se do të jetë edhe sinjalistika rrugore, duke e cilësuar atë themelore për sigurinë në akset rrugore, që sipas tij deri tani është përdorur thjesht si zbukurim
“Kjo rritje ekonomike është një miks i politikave të duhura, i rritjes së komunitetit të biznesit. Kjo rritje e besimit është themelore dhe evidente.
Me këtë shtesë prej 6.24 miliardë lekë, 5.3 miliardë shkojnë për prioritetin e rrugëve, ku 4.4 miliardë shkojnë për rrugët themelore, si “Kukës-Morinë”, “Rruga e Arbrit”, “Lushnje-Berat”, “Unaza e Tiranës”, ndërkohë që fondi i akorduar deri më sot për shlyerje e borxheve është 9.2 miliardë lekë, për të krijuar një marrëdhënie të normalizuar mes qeverisë dhe biznesit.
Mirëmbajtja për ne përbën një nga prioritetet kryesore dhe për këtë do të bëjmë edhe më shumë të ardhmen.
Janë shtuar 636 milionë lekë, në mirëmbajtje, në cilësinë e infrastrukturës. Objekti tjetër i rëndësishëm është jo vetëm përfundimi i veprave por edhe sjellja e tyre në standart, pasi shumë nga verpat janë shumë larg standartit të nevojshëm. Kështu mund të themi se 10 miliardë lekëve i janë shtuar projekte të rëndësishme të cilat do të realizohen përmes këtij rialokimi.
Sinjalistika ka ndryshuar gjithashtu koncept, nuk është më thjesht zbukurim si në të kaluarën, por një shërbim i nevojshëm për jetën e qytetarëve. Ky rialokim do të bëjë zgjidhjen përfundimtare të 115 pikave të zeza, pra pikave të rrezikshme të sistemit rrugor.
Po ashtu do të realizohen edhe projekte ndërkombëtare, si restaurimi i kanalizimeve të zeza në qytete të rëndësishme, por edhe për mbrojtjen liqenore. Prandaj do të ju kërkoja që ta mbështesim këtë akt normativ, pasi kështu do të konsolidojmë edhe më tepër infrastrukturën, duke sjellë një strukturë bashkëkohore, dhe në shërbim të qytetarëve.”, tha Haxhinasto.
Para disa diteve me qelloi te kthehesha naten ne rrugen e LLogorase.
Ishte bere mje pune shume e lavderueshme per sinjalistiken.
Te dukesh vehtja ne tjeter bote.Asnje lloj stresi,perkundrazi ishte kenaqesi!
Keni pergezimet me te mira.Por kujdes, mos u vetekenaqni!
Shpresoj te mare fund ndjenja e udhetimit naten ne rruget e Shqiperise “sikur po udheton ne ferr”.
Eshte menyra me e mire per te parandaluar aksidentet. Kujtoni ata qe humben jeten me autobuzin Athine -Tirane ,naten, ne rrugen e ferrit te Mallakastres , pa asnje sinjalistike fare.
Udhetova kete vit nga italia ne shqiperi nga kroaciaper here te dyte sa hyn ne murriqan gjendja duket qe le per te deshiruar nga ruga dhe gabelet kur thote shkodrani qe te dilnin parà nuk e hasem kete fenomen ne5doganat e tjera qe kaluam
o shofero hapi syte mire se ke kaluar naten si ke pare pjeset e shembura te rruges pa u ngitur ne lologara turp per shtetin i shohin dhe turistet