Shërbimi i transportit/ Haxhinasto: Qytetarët të raportojnë rastet e korrupsionit

24 Shtator 2014, 17:08Ekonomia TEMA

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka zhvilluar sot një vizitë pune në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor ku ka parë nga afër cilësinë e shërbimeve që i ofrohet qytetarëve

Ky inspektim zhvillohet për të parë të gjithë sistemin e regjistrimit të automjeteve dhe të detyrave të tjera me të cilat merret Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në rastin konkret Drejtoria e Tiranës, por veçanërisht për të parë se si është cilësia e shërbimit ndaj qytetarëve që vijnë këtu për të marrë shërbimet e ndryshme”, tha ministri Haxhinasto.

Ka një përmirësim të dukshëm të punës në këtë institucion por ka vend edhe për ndërhyrje të mëtejshme. Këto ndërhyrje kanë filluar të bëhen që me ndryshimin dhe përmirësimin e kuadrit ligjor, janë disa masa të cilat ndodhen aktualisht në Parlament për t’u miratuar në kuadër të ndryshimeve të Kodit Rrugor”, tha ai.

Gjithashtu disa hallka të tjera në proçesin e shërbimeve që ofrohen këtu mund të thjeshtohen, madje edhe të eliminohen fare pasi ka vend, e them me bindje, për t’a përmirësuar shumë shërbimin si cilësi, për të shkurtuar kohën e këtij shërbimi. Në fakt kjo është një domosdoshmëri, si dhe është pjesë e rëndësishme e reformave që jemi duke realizuar, për një shërbim më të mirë në shërbimet e transportit, ku qytetari, drejtuesi i automjetit është në qendër të tij.

Ai është kontributor i drejtpërdrejt i përpjekjeve tona për të rritur sigurinë rrugore, pasi këtu flasim për lejet e drejtimit, testimet apo edhe për cilësinë e automjeteve. Është një tërësi e faktorëve dhe shërbimeve të cilat synojnë drejt rritjes së sigurisë në rrugët e Shqipërisë dhe sigurisht rritje e sigurisë për qytetarët shqiptar që i përdorin këto rrugë. Gjithashtu një nga qëllimet e rëndësishme të këtij inspektimi është edhe transparenca e shërbimit ndaj qytetarëve. Këtu ka patur një progres të madh edhe për transparencën e shërbimit, megjithatë unë i bëj thirrje të gjithë qytetarëve që marrin shërbime, në raste të papërgjegjshmërisë nga individë të caktuar për korrupsion apo për kërkesa të paligjshme për shërbimet që ofrohen, ata janë të lutur që të bëjnë apelimet sipas proçedurave ligjore apo duke paraqitur shqetësimin e tyre në numrin që kemi paraqitur në web sit-in e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës. Kjo behet me qëllim që ne të adresojmë dhe të trajtojmë në mënyrë të menjëhershme të gjithë shqetësimet që kanë qytetarët për cilësinë e shërbimeve që iu ofrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor apo degët e kësaj drejtorie si në Tiranë edhe në rrethet e tjera të Shqipërise”, vijoi ministri.

2 komente në “Shërbimi i transportit/ Haxhinasto: Qytetarët të raportojnë rastet e korrupsionit”

  1. Zani T. says:

    Zoti Haxhinasto (mungon edhe nje Kole ne mbiemer,qe te jete misherim i bashkejeteses fetare.Me nje VKM edhe mund te vihet e t’i relatohet Vatikanit), me vjen keq me te thene, po jeni bere si dikur anetaret e Byrose Politike e te Qeverise, qe inspektonin dhe…te nesermen e pasnersmen asgje.
    Sherbimi urban nderqytetes eshte skandaloz. Te pakten keto 10 vitet e fundit e bej rregullisht linjen Tirane-Shkoder, Tirane-Fier etj. Eshte udhetimi me i sigurte, po me skandaloz. Gjate ketyre viteve, si thone korcaret, s’kam pare NJECKE KONTROLL as brenda dhe as jashte autobuzit.
    E kam ngritur edhe here te tjera. Kjo eshte e tmerrshme RRITJA DISA HERE E VLERES SE BILETAVE TE UDHETIMIT, njehere, kur me taksat tona permiresohen rruget dhe heren tjeter, kur ne rrjepin per se gjalli shoferet. Nqs permiresohet rruga, investohet ne te, do te shtohjet shpejtesia, s’ka pengesa te tjera, kur ndodh e kunderta. Edhe urbanet qytetese ndalohen me radhe neper “stacione” individesh a shoferesh te pamarrun vesh. Rreth 60 km eshte Lezha ne mos gaboj, nisesh ne 8 e perfundon ne 9.45, bileta kushton 250 leke, biletat priten gjoja sa ne fillim, e mblidhen prape, pastertia eshte skandaloze, te kesh frike fatorinon se te merr fytyren po t’i besh nje verejtje, t’i kerkosh nje te drejte tenden etj. Po keshtu dhe ne linjen e Fierit. Nje kosh me domate ndalon 50 pasagjere per te marre fshatarin.
    Ndersa sherbimi urban ne k/qytet, mgjth permiresimet, eshte i tmerrshem. Hajdutet pas frikes se pare te ardhjes ne pushtet te socialisteve, kane filluar avazin, keq fare. Si ore s’paska Policia e Shtetit nje skuader prej 5-6 vetash per te ushtruar kontrolle dhe terror madje mbi xhepistet. Te duken udhetaret me cantat e mberthyera per trup, si te jene alpiniste qe shterngojne cantat per t’iu ngjitur malit. Fatorinot, gjysma ne mos burgaxhi me “kurse te shkurta” jane JASHTEZAKONISHT te paedukate, tmerresisht, gjiriz i vertete disa syresh, kur turren per bilete duken si te vjedhin.
    Per sot shoku Haxhinasto+Kola mjaft. Gjithe ate administrate qe keni nuk e nisni perpara se te beni viziten, qe kur te parla-parla-parla para tv, te thoni konkretisht u be kjo dhe ajo. Aman mjaft me DUHET e mjaft me DIREKTIVA!

  2. Paskal Harito says:

    Minister hajdut.Dud.Nuk cbeni dot qendren tuaj te korupsionit, Kontrolin e Automjeteve, apo aty ju keni pjesen e milionave, grazhdin e perditshem.Turp….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje