Ahmetaj: Grup i përbashkët pune mes vendeve të rajonit për reformat e përbashkëta

26 Shtator 2014, 11:54Ekonomia TEMA

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj kërkon ngritjen e një grupi të përbashkët pune mes vendeve të rajonit, që të punojë për të materializuar diskutimet e nisura në Berlin në një platformë bashkëpunimi, me projekte konkrete dhe reforma të përbashkëta.

Në fjalën e mbajtur në në Konferencën Ekonomike që zhvillohet në Malin e Zi, ku morën pjesë përfaqësues të kompanive dhe ministrat e Ekonomisë të vendeve në rajon, Ahmetaj propozoi që brenda dy muajve të punohet për ngritjen e grupit, i cili të dalë me një dokument të përbashkët dhe konkret. Këtë dokument kryeministrat e vendeve të rajonit pritet që t’a prezantojnë në Berlin në një takim të përbashkët.

Propozimet e ministrit Ahmetaj synojnë rritjen e bashkëpunimit rajonal në kushtet kur bizneset në rajon nuk janë shumë të ndërlidhur mes tyre.

“Kuadri i diskutimeve të Berlinit,duhet të kthehet në një guidë, mbi të cilën të bazojmë vendimmarrjen dhe nismat tona, sigurisht edhe “folloë up”, tha ministri Arben Ahmetaj.

Duke u ndalur tek ekonomia shqiptare, ministri foli për rritjen e saj, ndërsa theksoi se programet me FMN dhe Bankën Botërore po funksionojnë shumë mirë.

“Shumë shpejt ne do të lançojmë reformën në “Doing Business”, e cila synon përmirësimin e 7 nga 11 indikatorëve të raportit, por mbi të gjitha do jetë shumë i prekshëm për bizneset në kuadër të lehtësimit të kushteve të të bërit biznes ne vend”, tha ministri Ahmetaj.

Gjithashtu, ai përmendi rishikimin e ligjit të investimeve strategjike dhe të konçesioneve, për t’i bërë më shumë efiçente për ekonominë.

“Ne duhet të rrisim shpejtësinë e reformave tona”, tha ministri, duke iu përgjigjur ritmit të interesit të investitorëve të huaj.

“Shqipëria po bën një punë shumë të mirë për përmirësimin e klimës së biznesit, por nevojiten investime”, u shpreh  Ahmetaj.

Me idenë se pa investime, nuk mund të ketë sukses, ministri tha se, “ne duhet të heqim proçedurat burokratike, që janë pengesë për investimet e huaja direkte. Ne jemi duke bërë një punë të mirë në këtë drejtim, por sërish ekonomitë tona po performojnë nën potencialin e tyre real, që do të thotë se ka ende oportunitete dhe hapësira të pashfrytëzuara, të cilat duhet t’i kapim”.

Në tryezën e rrumbullakët të ministrave të Ekonomisë dhe përfaqësuesve te bizneseve, moderatori Eckhard Cordes, kryetar i Komitetit për Marrëdheniet Ekonomike të Evropës Lindore, u shpreh se ky takim është në kuadër të Konferencës së Berlinit dhe qëllimi është të thellohen lidhjet dhe diskutimet e iniciuara më 28 gusht, si dhe të adresohen pengesat që mund të ekzistojnë për momentin.

7 komente në “Ahmetaj: Grup i përbashkët pune mes vendeve të rajonit për reformat e përbashkëta”

  1. zdravo says:

    Po, bile edhe me serbet meqenese ti fytyren e ke tamam si serb.

    1. vlonjati says:

      Fytyre arabi thuj se fytyr serbi duket sikur “e nderon” shume.

  2. Analisti Politolog Fevzi Full-hajn Nurellari says:

    ik o kokeveze. hajdut me cizm.e

  3. dakulaku says:

    pu pu fenda e qeverise dhe edi rames , hajduti me cimze qe sillet si sekser i oborrit kryministror..

  4. Dikushi says:

    Boll me mashtrime Pune per shqiptaret

  5. Dmth mafia ballkanike do filloj bashkpunimin ne rrang Shteteror !
    Brravo RRilangove

  6. Eagle says:

    Hajdut I pabese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje