Gjiknuri pezullon aktivitetin e 37 shoqërive të tregtimit të naftës dhe gazit

27 Shtator 2014, 11:34Ekonomia TEMA

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri vendosi pezullimin e aktivitetit tregëtar për 37 shoqëri të tregtimit me shumicë të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre.

“Në kuadër të masave për monitorimin e standardeve të cilësisë dhe tregtimit të hidrokarbureve, me propozim të Inspektoratit Qendror Teknik (IQT), Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri ka firmosur masën e pezullimit të aktivitetit tregtar të disa shoqërive të tregtimit me shumicë të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre.

Kontrollet e Inspektoratit Qendror Teknik janë përqëndruar tek treguesit e cilësisë dhe sigurisë së tregtimit të naftës e gazit ashtu sikurse edhe tek respektimi i detyrimeve ligjore që subjektet tregtare kanë ndaj shtetit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

Në vijim, Ministria e Energjisë dhe Industrisë garanton opinionin publik për vendosmërinë e saj për të kontrolluar në vijimësi tregun e hidrokarbureve me qëllim mundësimin e një furnizimi cilësor dhe të sigurtë të konsumatorëve shqiptare me naftë, gaz dhe nënproduktet e tyre.

“Shoqëritë e tregtimit me shumicë, ndaj të cilave është marrë masa e pezullimit përbëjnë rreth 20% të totalit të këtyre shoqërive që ushtrojnë aktivitet në këtë fushë”, thuhet në njoftim.

Masa e pezullimit të veprimtarisë jepet për shoqëritë e listuara më poshtë:

1. Joni MD” sh.a.

2. “Enarvi” sh.a.

3. “Halilaj Hollding Group” sh.a.

4. “A & A Oil 10” sh.a.

5. “Duçellari 2010” sh.a.

6. “Europa Park” sh.a.

7. “Albatras Oil” sh.a

8. “Ina Petrol” sh.a.

9. “Al Prima” sh.a.

10. “Gentjan 2011” sh.a.

11. “Alfa Omega Enterprise” sh.a.

12. “Neë Petrol” sh.a.

13. “Roberto Oil” sh.a.

14. “Lilo Petrol 2011Compani” sh.a.

15. “Isc Petroleum Compani” sh.a.

16. “EBC Oil Compani” sh.a.

17. “Niti Petrol compani” sh.a.

18. “Gramozi Oil Compani” sh.a.

19. “Albania Oil Compani 2011” sh.a.

20. “Petroleum 2011- Compani” sh.a.

21. “Lloga Oil – Compani” sh.a.

22.  “Tot Trading In Oil & Transport” sh.a.

23. “Durrës Oil Internacional Logistik” sh.a.

24. “Poëer Sprint Oil” sh.a.

25. “Kurum Energy” sh.a.

26. “Sheng Oil” sh.a.

27.  “Eurostandard Oil” sh.a.

28. “Evo Poëer” sh.a.

29. “Dion Petroleum” sh.a.

30. “K & E 2011” sh.a.

31. “Tangra Group” sh.a.

32. “Sarona” sh.a.

33.  “East Mediterranean” sh.a.

34. “Kroj Petrol” sh.a.

35. “Gaz Poëer” sh.a.

36. “Tot Trading In oil & Transport” sh.a.

Për kategorinë e produkteve  III/C

37. “Kalaja” sh.a.

14 komente në “Gjiknuri pezullon aktivitetin e 37 shoqërive të tregtimit të naftës dhe gazit”

  1. koli says:

    Shume mire zoti minister, futi nje krehje se abuzojn jashtzakonisht me klientet ne kto tregje, kshuqe futi ne pune se saliu i kishte lene te livadhisnin/

    1. qimja says:

      Ky sektor eshte shume delikat dhe ka nevoje per shume vemendje, plus qe eshte nje sektor qe kontribon shume ne ekonomin e ketij vendi ndaj jepini dhe punoni, ato qe jane jo ne perputhje me ligjin asnje toleranc, te tjere qe kane shkelje gjobitini se po lat nje te abuzoje do ja fillojne mbare, e rendon direkt ne kurrizin tone.

      1. redi says:

        Bravo qeverise, po punon ne cdo sektor te ketij vendi, dhe nuk jane pune per te dale ne TV e per te prer shirita por po krijojn sistemin, do ti ndjejm me vone kto efekte.

        1. Koco says:

          Eshte e vertete se puna sapo ka nisur i nderuar Redi , po kjo eshte apsolutisht e pa merituar qe te pergezohen , kur gjendja eshte skandalose dhe prodhimi me shume vidhet e nuk paguhet ? e ku e shikon mundesine per tu ngopur me luge bosh ,kur 50 % e prodhimit vidhet e shperdorohet deshmon se punohet me kapacitet dhe aftesi jo me shume se me gjysmen e aftesise , kohe dhe pune e se deshmon se aty vazhdohet te kete shume personel te lidhur me aferat .

  2. Bamja says:

    Nuk kane pagu keta? Dakort ja heqim perkohesisht derisa te gjejne Mon Kukaleshin.
    Gjeni mik per Arben Ahmetaj dhe cdo gje ok.

  3. Enveri nuk shiti asnje liter benzine privatit.
    Tani vetem miq te ministrave mund te shesin te tjeret le te vdesin urie.

  4. daku says:

    hallall je ministri me boss dhe garip i qeverise sepse ke pas byth me anullu dhe me in perballu gjerat . jo si tjeret qe bejne show dhe qen skan bythe me majt asnje presion….bravo

  5. dakuoil says:

    hallall je ministri me boss dhe garip i qeverise sepse ke pas byth me anullu dhe me in perballu gjerat . jo si tjeret qe bejne show dhe qen skan bythe me majt asnje presion….bravo

  6. kokepalari rama. says:

    po ju vetem tritol,prishje,vrasje,prostitucion dini-se mos bete gje mire.hajna me bllok e ngjala.meta rama.prostitut si balla e ndoka,vrases si frroku,te droguar me Kokain sa edhe avionit i thoni mushkonje si rama,meta e tahiri.ja kjo eshte rilindja e qelbsirave.grate i nderroni dhe ju behen burrat drejtor e minister si burri i lindes e ficos.turpi po kalon edhe enverin.

  7. genti says:

    2 Ministra ka e punuar deri tani, Gjiknuri dhe Tahiri BRAVO.SHIKOJ 2 FIRMA KETU DUCELLARI LSI DHE KURUM PD.BRAVO VERTET. TE DY FIRMT BEJNE LLUM DHE JO HIDROKARBURE.

  8. Koco says:

    Me gjithe punen e perpjekjet e bere , gjendja nuk duket se eshte e kenaqeshme mendoj . Eshte e pa kuptueshme e pa faleshme e perse jo e turpeshme qe sektoret me fitim prures ne gjithe boten te quajtur ‘ Ari i Zi, Energjitika , Mineraret Krom , Baker , Hekur , degjojme se jane simbolikisht kontribues ne Buxhet ? Vetem me kete arsyetim duket se punet ne kete dikaster nuk jane apsolutisht mire ? perse zoti Minister Gjiknuri ? : Ajo qe e ben qeverisjen te sukseseshme apo te deshtuar eshte Drejtimi i mire apo i keq i cili varet teresisht nga Aftesia e Administratoreve kryesishte Eksperteve te Finances , dhe specialisteve te fushes si dhe ndershmeria dhe mungesa e mbeshtetjes apo nenshkimi te tyre ,Zoti Minister vetem e pare nga jasht me nje sy te trashe duket qe ky sektor nga me jetiket eshte i kapur dhe ne kethetrat e Mafjes te ish pushtetit e oborit te Berishes , Qeverise i duhet ta cliroje kete sektor ashtu si beri me Monopolin e Droges nga Lazarati e ne gjithe Shqiperine , Nuk ka aresye qe energjia te vidhet e te mos paguhet ? nuk ka mundesi qe te prodhohet e tregetohet 1.5 miljon Ton Nafte dhe ky shtet te kete probleme financiare ? Po si ka mundesi qe nga koncensjonet e Hidrocentralet te cilet shfrytesojne H2O e lumenjeve e cila eshte pasuri kombetare , ku uji eshte lenda e pare dhe si kudo perben 50% te vleres se produktit qe del ne shitje dhe te mos tatohet e te perdoret per te bere te mundur blerjen e Energjise prej tyre duhe ju mundesuar nje norme fitimi jo me shume se 10 % mbi koston e prodhimit , ? keto nuk duhen quajtur gabime por faje e veprimtari anti shqiptare e turpeshme kur gjendja ne Energjitike eshte rrjedhoje e pa aftesise te qeverise per eleminimin e mos pagesave dhe nderhyrjes edhe ndermjet Parlamentit te shikoje e rishikoje cmimin e blerjes te energjise . Humbjet prej 200 miljon Euro zoti Minister duhet ta shikoni dhe faturoni punes te dobet dhe pa aftesise a quhe dhe keq qeverisje ne kete sektor nga ana juaj ne rradhe te pare apo jo ? i nderuar Minister ndreq Administraten ose shkarkoi e coji ne gjyq , Trimi i mire duhet te luftoje ne bllok e me shoke te mire shume .

  9. era says:

    Lerini mushkonjat qe kane liste te gjate, por meruni me ato bema qe prishen dhe nuk ndreqen KURRE.

    Kush tradhetar dhe qen bir qeni po shkateron ato qe jane dashur mijra vjet te behen nga natyra??!!.
    Per te bere gjoja rrugen e Arbrit apo guroret(gojet e liga thone te Likes)U PRISH KANIONI I BRARIT me vlera unikale per qeniet njerzore dhe jo per kafshet qe vijne nga shpellat dhe malet.
    Po prishet Kanioni i Bences dhe ujrat termale QE JANE NJE VLERE E JASHTZAKONSHEM TURIZMI.

    PRANDAJ SHTETIN DUHET TA NDERTOJNE NJERZIT E CIVILIZUAR, QE E DUAN VENDIN DHE POPULLIN I CILI I KA ZGJEDHUR.

    1. ------ says:

      Po zoti minister, puno me ndergjegje, jo pasi ha shpulla nga kryeministrii!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje