Kreditimi i ekonomisë, 557 miliardë lekë vetëm në muajin gusht

1 Tetor 2014, 11:02Ekonomia TEMA

Gjatë muajit gusht kreditimi i ekonomisë kapi shifrën e 557 miliardë lekëve, 6 miliardë më shumë se muajit korrik.

Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, rritja vjetore e kredisë u katërfishua në 2.1%, nga rreth 0.5% që kishte muajin paraardhës, duke konfirmuar kështu se kreditimi është në rrugën e rimëkëmbjes.

Kthimi i rritjes së kredisë i detyrohet kryesisht huadhënies së biznesit, që gjatë gushtit u rrit me më shumë se 6 miliardë lekë.

Sipas BSH-së, për muajin gusht rritja e kredive ka ecur paralelisht me rritjen e depozitave, që për gushtin u rritën me 4.5 miliardë lekë.

Ndonëse këtë vit bankat nuk aplikuan oferta agresive, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vlera e depozitave bankare rezulton në rritje me 1.5%.

Raporti mes huave dhe depozitave ngelet në nivele të ulëta, rreth 57.8%, çka tregon se sistemi bankar ngelet mjaft likuid dhe me rezerva të lira për të rritur kreditimin e ekonomisë.

Rritja e kërkesës për kredi bankare ka të bëjë me përmirësimin e gjendjes së likuditetit në treg dhe rritjen më të mirë ekonomike. Në anën tjetër vlerësohet se oferta e bankave për të dhënë kredi është përmirësuar, falë rritjes së fitimeve, por edhe stabilizimit të kredive me probleme, si rezultat i disa viteve punë intensive për menaxhimin e portofolit problematik, por edhe politikave më të kujdesshme në dhënien e kredive të reja.
 

1 komente në “Kreditimi i ekonomisë, 557 miliardë lekë vetëm në muajin gusht”

  1. tarrasi says:

    kujt jadhat keto miljarda dhe ku jan investuar necsektor dhe rrethe te shqipris julutemi beni transparente keto miljarda dhe mose umundoni kurr oshqiptar temashtroni njeri tjetri se nekete menyr qe ju pomundoheni te manipuloni popullin pere hir te kesaj partie apo asaj qe ishte spobeni asgje tjeter ju gazetaret vetem qe medashje apo padashje po inkriminoheni dhe kjo veper eshte edenushme me ligj netegjith boten ose pastaj nerast qe nuke funksjonon ligj duhet patjeter te funksjonojn kanuni qe esht maifuqishem segjithcka tjeter ne shqipri populli eshte lodh keq esht nenshtruar njeqind vjet gjithkujt cdo byth palari dhe t

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje