Komuniteti i Energjisë: Në 4 vitet e fundit nuk është realizuar asnjë reformë në sektorin energjitik

1 Tetor 2014, 12:35Ekonomia TEMA

Në Shqipëri, në 3-4 vjetët e fundit, nuk është realizuar asnjë reformë në sektorin energjitik. Për më tepër, Enti Rregullator i Energjisë duhet të jetë i pavarur dhe nuk duhet të ndryshojë sa herë ndryshojnë qeveritë.

Deklarata është bërë nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese të Kuvendit.

Kryetari i këtij Sekretariati Janez Kopac prezantuan Raportin Vjetor, në zbatim të Traktatit të Komunitetit të Energjisë për vitin 2013-2014.

Në raport vlerësohet se Qeveria shqiptare, Ministria e Industrisë, duhet të mbështesin OST-në dhe OSHEE-n, ndryshe ish-CEZ në uljen e humbjeve të energjisë duke vendosur një treg të qëndrueshëm.

“Sekretariati i Komunitetit të Energjisë nuk sygjeron rritjen apo uljen e çmimit të energjisë,  por është e rëndësishme që çmimi i energjisë të reflektojë kostot. Çmimin e energjise e vendos tregu, por në Shqipëri kjo gjë nuk ekziston; fillimisht duhet të krijohet një treg energjie konkurues.  Humbjet dhe borxhet në sistemin energjetik janë të mëdha, duhet të ulen, do të ishte mirë që Shqipëria t’i zgjidhte këto probleme, por kjo kërkon kohën e saj. E rëndësishme është që çmimi duhet të reflektojë kostot”, tha ai.

Kreu i Komisionit të Veprimtarive, z.Eduard Shalsi, tha nga ana e tij se roli i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë bëhet i rëndësishëm në këtë moment, pasi do të bëjë një “skanim” të sistemit energjitik në Shqipëri dhe do të na orientojë drejt problemeve më të prekshme.

1 komente në “Komuniteti i Energjisë: Në 4 vitet e fundit nuk është realizuar asnjë reformë në sektorin energjitik”

  1. tiku says:

    ne fakt ka qene nej qeveri e tille!!!asgje smbaroi ne 4 vjet! shikoni rruget, shikoni spitalet, shikoni shkollat..cfare trashegimie moret nga qeverisja berisha?!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje