Kuvendi miratoi në seancë plenare projektligjin që parashikon ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”.
Ndryshimet kanë të bëjnë me moslejimin e ndërtimeve me apo pa leje në tokat bujqësore. Por dhe për të ndaluar veprime të tjera që dëmtojnë tokat bujqësore, ato turistike apo dhe sipërfaqe të cilësuara të rëndësisë strategjike në zhvillimin ekonomik të vendit.
Sipas deputetit të LSI-së, Pirro Kapurani, ndryshimet në ligj vijnë si përgjigje e mirë e kërkesave për shfrytëzimin e mjedisit bujqësor për ndërtimin e serave, si dhe magazinave për ruajtjen e produktit bujqësor.
“Sektori i bujqësisë përmes këtij p/ligji, merr një tjetër shtysë dhe garanci ligjore për zhvillim, por edhe hapësirë për donacione të huaja”, tha Kapurani.
Ndryshimet në ligj u propozuan nga një grup deputetësh, të cilët kërkuan ndryshimin e nenit 14 të ligjit nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, të ndryshuar, i cili parashikon se kur dhe kush mund të ndërtojë, dhe rastet kur është e palejueshme.
Ky nen përcakton aktualisht se ndalohet veprimtaria ndërtimore në tokat bujqësore, me përjashtim të rasteve të parashikuara në pikën 2 të këtij neni.
Por çfarë parashikon pika 2 e këtij neni? Sipas kësaj pike, propozimi për zgjerimin e vijës kufizuese të ndërtimit në hapësirat e tokës bujqësore bëhet në bazë të studimeve rajonale dhe masterplaneve, vetëm kur është vërtetuar dhe argumentuar: mungesa e plotë e sipërfaqeve të tjera fizike me tokë urbane të lirë, brenda vijave kufizuese të ndërtimit; mungesa e sipërfaqeve me tokë urbane, që mund të ripërdoret nëpërmjet prishjes së ndërtimeve të vjetra dhe kryerjes së ndërtimeve të reja, në përputhje me rregullat dhe normat urbanistikë; mungesa e tokave të tjera të pafrytshme ose me vlera më të ulëta pjellorie natyrore, sipas bonitetit.
Argumentimi për këto raste përgatitet nga organi i ngarkuar me ligj për hartimin dhe mbrojtjen e studimit.
Ndryshimi në ligj parashikon një lehtësim për fermerët dhe bujqit, të cilët dëshirojnë të ndërtojnë një stallë, depo, baxho, fermë etj.
Deputetët kanë kërkuar që në Ligjin Nr. 9244, Datë 17.6.2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, në nenin 14 të ligjit nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, të ndryshuar të bëhet ndryshimi dhe shtesa si më poshtë: a) Pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Ndalohet veprimtaria ndërtimore në tokat bujqësore, me përjashtim të rasteve të parashikuara në pikat 2 dhe 4 të këtij neni”. b) Pas pikës 3 shtohet pika 4 si më poshtë: “Në tokat bujqësore lejohen vetëm ndërtimet e përkohshme, të cilat nuk janë të lidhura në mënyrë të qëndrueshme dhe të përhershme me tokën, që janë të nevojshme për ushtrimin e aktivitetit bujqësor dhe blegtoral”.
Vendimi me i mire i marre per kujdesin edhe te tokave bijqesore duke i mbrojtur nga ndertimet qe jane ne kundershtim me ligjin.
Bravo, mjaft me shperdorimit pafre te tokave bujqesore miratimi i ligjit ne fjale do u riktheje rendesine qe meritojne per ti perdorur ato per perfitime bujqesore.
Rilindje edhe per bujqesine, shume suksese.
Venia ne fuqi e ligjit te miratuar ne parlament i jep nje shtyse, progres dhe zhvillim te madh sektorit te bujqesise duke ndaluar me ligj dhe ndertimet vend e pa vend.
A KA TOKA BUJQESORE NE SHQIPERI,SE ATO QE MBAJ MEND UNE SI SPECIALIST BUJQESIE QE KAM QENE PER 30 VITE, JANE BETONUAR,A KA NDONJE RRENJE HARDHI NE 2500 HA E KAMZES, NE LUSHNJE,NE BERAT, NE KORCE, APO NE FERMEN PERLAT REXHEPI TE SHKODRES,NE KODRAT E DURRESIT,VLORES ETJ. PO MUNDE TE THEM QE KA SHKONI NE BUKEMIRE TE MIRDITES QE TE SHIKONI VRESHTAT DHE ATY NUK KANEVOJE PER KETE LIGJ PASI BANORET E RUAJN ME FANATIZEM TOKEN,TE TJERAT JANE KTHYER NE BETON,BETON DHE VETEM BETON. AUGURI.