Rama: Hyrje europiane për Tiranën

2 Tetor 2014, 17:15Ekonomia TEMA

Kryeministri Edi Rama inspektoi ecurinë e punimeve në rehabilitim e rrugës hyrëse të kryeqytetit, pjesë e superstradës Tiranë – Durrës. Projekti, me vlerë rreth 280 milionë lekë, është investim i Qeverisë shqiptare përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve. Me anë të këtij projekti parashikohet transformimi rrënjësor i hyrjes së kryeqytetit, nga Qafë – Kashari deri në hyrje të Tiranës, bazuar në parametrat dhe standardet europiane.

Kryeministri Rama u ndal në kantierin e ngritur në zonën e Kasharit, ku diskutoi më nga afër me zbatuesit e projektit dhe drejtuesit e firmës mbi ecurinë e punimeve dhe volumin e punës.

Zbatuesi i projektit e njohu Kryeministrin edhe me ndërhyrjet që po bëhen në nëntokë përgjatë superstradës, me qëllim sistemimin e të gjithë instalimeve që ndodhen në të, të cilat ishin në gjendje të papranueshme.

“Secili ka kabllot e veta, edhe privatët edhe subjektet shtetërore, me kabllot elektrikë, me fibra optike, etj.. E pabesueshme çfarë ka nëntokë mes rrugës paralele dhe autostradës.

Një katrahurë e jashtëzakonshme”, u shpreh drejtuesi i firmës.

Në vijim, ai theksoi se po punohet edhe për shtimin e hapësirave të gjelbëra në këtë segment. “Kemi marrë masa dhe ka filluar shtrimi i tubacioneve. Do të ketë gjelbërim në mes, lule, trëndafila të egër, etj.”, vijoi ai.

Duke vlerësuar punën e deritanishme, Kryeministri theksoi se me këtë projekt, kryeqyteti do të ketë një hyrje të një kryeqyteti europian, – që për vite të tëra ishte shndërruar në një shteg mbeturinash edhe hedhurinash, – dhe me një përmasë të re, të gjelbër.

“E rëndësishme është që, në radhë të parë, shumëkush që mendoi se çka u bë për vizitën e Papës ishte thjeshtë për të zbukuruar fytyrën për një ditë feste, por, në fakt, ishte vetëm fillimi i një transformimi rrënjësor i hyrjes së kryeqytetit, – që fatkeqësisht, për vite të tëra u transformua nga një hyrje e kryeqytetit në një shteg mbeturinash edhe hedhurinash, – në një hyrje të një kryeqyteti europian, me të gjithë aksesorët dhe mbi të gjitha, me një përmasë të re, të gjelbër, absolutisht të pa parë ndonjëherë në rehabilitimin e rrugëve kombëtare të Shqipërisë”, tha kreu i qeverisë

Ai shtoi se kjo, është një rrugë kombëtare, përveç se një rrugë që hyn në Tiranë.

18 komente në “Rama: Hyrje europiane për Tiranën”

  1. Artur says:

    beje nje mbikalim si dikur se do e “Rilindesh” edhe Tiranen sic ja bere 11 vjet, apo sic ja beri Vangjushi Durresit, apo ai tjetri Vlores

    1. Edkari says:

      Europianizim do me thene ne radhe te pare ekonomi ne familje dhe shtet i se drejtes e jo fasada idiote

      1. Zana says:

        Te lumte, vazhdo keshtu se n’te mire te popullit eshte, por ama duhet ber shum, ne drejtesi, mjeksi, polici, etj etj pambarim

        1. fatmir says:

          Rama nuk ka nevoje per publicitet… duken faktet.. ti o Edi ke lindur gjeneral je i madh…. nè trup,, mendje,, vepra… tè jemi shum mirenjohes.. nga Milano…

          1. Aurora says:

            Ju lumte per gjithe keto hapa te sigurta e me kuptim !populli do tju jete mirenjohes perjete

            1. Deani says:

              Suksese dhe me krahe te lehta thote populli i zgjuar Shqipetar, po me Lulushin e Tirones si do ja bejme se eshte bere parazit i modh dhe nuk do te punoje.

              1. Sirena says:

                Bravo zoti rama keshtu vazhdo se vetem me pune arrihet cdo gje

    2. Toni T says:

      E rendesishme eshte qe karvani te ece, qente ate pune kane, te lehin. Gjithsesi duhet me shume pune, qe te pakten te rrahohen keta qener…

  2. plaku says:

    Cfare jane keto shprehje bombastike ballkanase : “Hyrje eruropjane….”
    Fola more kryeminister si njeri dhe mos kopjo Salen. Ai ishte i prere per budallalliqe te Tilla. Ti je çun Tirona dhe jo kelysh prej Vuçidolli.

  3. Vicidoli says:

    Mbikalimin e “nisi” Alberta Brojka dhe e po e “vazhdon” Lulushja me dashin qe their tek shkallet e bashkise kur inaguroj veten.
    Ke shume te fala nga barbaret e Sales!

  4. santiago says:

    u mundua sala te evropaizonte tiranen por haha maloku malok ngelet gjithe jeten

    1. Wendy-B says:

      Shume te lezecem jane keta “adhurusit”e Edit kur rrjeshtohen dore per dore.
      Po kete rradhe po e uroj dhe une piktorin, se e duam Tironen, zemren e Shqiperise moderne e pse jo , nje dite dhe metropol.

  5. arben says:

    Z.Rama! Qeveria po punon mire, ata qe kane sy e shohin, por populli kerkon qe te punoje edhe me mire. Eshte mire qe ministrat te veshin “kombinoshet” pasi kane filluar te kapardisen me kostume firmato edhe kur shkojne ne katunde. Ju vafte mbare!

  6. signora says:

    Estetika dhe funksionaliteti ne cdo pune duhet te mbizoteroje.Qytetet tona te shemtuara me ndertime futja kot, s’di si dorregullohen,sa per peisazhin e kemi fantastik,po gjithmone ku ska ndertime.Me ju Edi si artist qe je,shpresojme qe te permbysen ato pamje e te normalizohen,e pse jo te na surprizojne.

  7. hyrje dinjitoze per nje kryeqytet plehre ku tirana eshte njesoj si islamabadi

  8. Jam Askushi says:

    Hyrje europiane per tiranen????? “Kulaci” skandaloz i “Zogut te Zi” ///

  9. gjon buzuku pri sauku says:

    shif ky
    don me i bo me zorr shqiptart europjana
    po turqit e kan zanafillen n anadoll
    edhe shqiptart
    hajt se edhe trandaqfillat e eger do ti vjedhin

  10. dajti says:

    I lumte Edi Rames. Po i zbukuron qytetet e Shqiperise nje nga nje, sepse vete ka ndenjen e te bukures.
    Shikoni Tiranen si eshte bere keto vite me bashen kryetar. Plehra nga te gjitha anet, lokale qe kane zene trotuaret edhe ne lagjet e futura, pisllek, tamam llum si eshte edhe vete me partine e tij. Ai mendon vetem te beje para, dhe kur Edi Rama prish lokalet pa leje ai gati sa nuk i thote aman se me hoqe leket qe merrja nga ligjshkelesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje