Një nga bankat qe ka financuar më shumë Shqipërinë në sektorin energjetik, KFW është kundër ndryshimit të tarifave të çmimit të energjisë elektrike dhe kundër rritjes së këtij çmimi.
Në një intervistë për Vizion Plus, drejtori i zyrës së KFW për Shqipërinë, Rene Eschemann, thotë që kompania e shpërndarjes së energjisë nuk duhet të kërkojë vetëm rritje të çmimeve të energjisë te konsumatori por fillimisht të bëjë të paguajnë faturën ata që vjedhin energjinë.
“Ne po punojmë në rregullimin e linjave të transmetimit të lartë në Shqipëri. Sigurisht investimet duhet të financohen, por ajo që unë mund të them është që duhet të mbështesim të gjithë.
Kjo do të thotë që kompania e shpërndarjes duhet të rrisë arkëtimet dhe treguesit e saj. Nuk duhet vetëm të rritë çmimet, por të bëjë këdo që të paguajë faturën dhe në të njëjtën kohë ne jemi të gatshëm të ndihmojmë kompaninë me financime që të rritë shërbimin e saj te konsumatori”, thekson ai.
Rene Eschemann thotë se KFW momentalisht është në bisedime me qeverinë shqiptare për të parë mundësinë e mbështetjes në linja të reja transmetimi të cilat do të rritin performancën e kompanisë OSHEE dhe do të reduktojnë humbjet.
“Duhet të përballemi me situatën dhe të ftojmë investitorët privatë në këtë sektor, pavarësisht se eksperienca në Shqipëri ka treguar se fatkeqësisht ata nuk kanë qenë të suksesshëm. Tashmë është shteti përgjegjës për kompaninë e shpërndarjes dhe mbetet për tu parë se si do të reformohet dhe çfarë do të bëhet me të .
Ne jemi duke financuar në linjat e transmetimit të lartë, po ndihmojmë në po ndërtojmë atë të Malit të Zi, Kosovës dhe po planfikojmë financimin edhe të njërës në Maqedoni.
Dhe jemi në bisedime me qeverinë se si mund të mbështesim me financime edhe sektorin e shpërndarjes, ku sigurisht nevojiten shumë para dhe investime. Banka Gjermane për zhvillim deri tani ka dhënë kredi të buta për Shqipërinë afro 300 milion euro. Megjithatë situata e sektorit energjetik në Shqipëri mbetet një gropë e madhe, ku borxhet zinxhir mes KESH-it, OST-së, kompanisë së shpërndarjes dhe hec-eve të vogla kapin shifrën e 680 milion eurove.
Në dhjetor të këtij viti, Enti Rregullator do të miratojë edhe çmimet e reja të energjisë dhe ende nuk dihet ende nëse tarifat për konsumatorin fundor do të rriten apo jo.”
Ne terezi kjo pune! Punonjesit e elektrikut jane mafjoza qe vjedhin qytetaret me falsifikime e gjithfare marifetesh. Eshte koha qe t’a dhjesim te gjithe elektrikun dhe te marrim energji me mjetet tona private.Kjo duhet bere,per sa kohe nuk ka shtet
Me vjen shume mire qe ka nje “ze me arsye” ne kete kor absurd ku informaliteti dhe abuzimi jane kthyer ne norme. Dikush i cili perfaqeson nje institucion kompetend ne fushen e energjitikes dhe qe i referohet argumentave llogjike qe vine nga pjesa e shendoshe dhe e pergjegjeshme e opinionit publik.
Megjithate, jam i sigurte qe institucionet financiare (si FMN) jane te interesuar qe te mblidhen me shume leke (edhe pse ne menyre te pabarabarte=padrejte), ashtu sikur edhe qeveria shqipetare e ka me kollaj t’i marre leke nje pjese te popullates; rrjedhimisht keto aktore, sic eshte KFV-ja, jane te destinuar te jene pjese e zerave qe do te shuhen ne momentin e marrjes se vendimit final.
Bravo ky eshte komenti me shpresedhenes, kembane per maxhorancen dhe opoziten qe me ceshtjen e energjise nuk mund te bejne politike. Boll boll me cmendurine qe per 2 vota te qelbura lejonin simpatizantet te mos paguanin e ja ngjeshnin atyre te rregulltve qe kane paguar mot e jete. Maxhoranca po te jete e mencur dhe e zgjuar ben nje marreveshje politike me opoziten ne te mire te Shqiptareve qe per kete ceshtje nuk duhet te behet politike sepse eshte nje ceshtje kombetare, e garanton sigurine kombetare e qe duhet zgjidhur pa ndikime politike. Nese opozita e thyen eshte papergjegjshmeria e saj. Momenti duhet shfrytezyar ne te mire te zhvllimit.
Shyqyr zotit qe nje banke tha realitetin e kesh dhe funksionimin e saj
Kjo deklarate tregon sa te pafte jan hajdutet e qeverise
Pritet reagimi I pederasteve te ministrise energjitike dhe leshtoret e qeverise
Pa llogaritur sa dem I kishte bere endri puka (dora e zeze e koco kokqimit)
Do ishin investuar akoma me shume ne humbjet e energjise
Rilindja vazhdon
Rene eshte nje nder te paktet nder perfaqsuesit e perfaqesive te huaja qe ka qene I drejtoerdrejte dhe I ka thene gjerat ashtu sic jane. Eshte shume I hidhur dhe shume I drejte njekohesisht. Ishte nder te paktet te huaj qe I tha qeverise se shkuar se po bente nje politike te gabuar energjetike, si dhe ka thene hapur ne shume forume se shteti po ja fut pordhes me premtime te medha te tipit Shqiperia superfuqi energjetike. Ne nje forum (ne vitin 2012) ku flitej per strategji te medha I tha Sales ne sy se fshati digjet nga borxhet dhe mospagesat e shtetit dhe populates ndersa kryeministri dhe ERE (dmth kurvat) kriheshin me demagogji.
Respekte per kete te ri Gjerman!