Zhdoganimet/ Spiropali: 18 miliardë lekë më shumë se 1 vit më parë

3 Tetor 2014, 11:50Ekonomia TEMA

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali bëri të ditur  se janë arkëtuar 18 miliardë lekë më shumë se vitin e kaluar dhe se pjesa më e madhe e të ardhurave janë nga akciza. 

“Në 12 muaj dogana ka arkëtuar 18,9 miliardë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Shtatori ka qenë një muaj shumë i mirë dhe raportoj se janë mbledhur 13 miliardë e 595 milionë.

Kontribueset më të mëdha, rritjen më të madhe e ka pasur akciza që ka shënuar një rritje prej 27%. TVSH është një tjetër kontribues i lartë i të ardhurave të doganave janë mbledhur 11,6%më shumë”, theksoi Spiropali në analizën vjetore të institucionit që drejton. 

Në vijim ajo shtoi se puna e administratës doganore nuk lidhet vetëm me të ardhurat por edhe me punën për të luftuar kundër evazionit kontrabandën.

“Në 12 muaj, sasi e karburanteve të zhdoganuara është  13% më shumë. Cigarja ka një rritje të konsiderueshme, 4%. Kafja ka një rritje 20% të zhdoganimit. Këto tre produkte tregojnë punën që është bërë për të luftuar informalitetin dhe kontrabandën”, theksoi Spiropali.

Pa një administratë evropiane s’mund të ketë rezultate sqaron Spiropali. Më tej ajo thekson se në dogana po realizohen disa reforma kyçe.

“Janë bërë një sërë reformash kyçe; akademia fiskale dhe përmirësime logjistike, rritje të bashkëpunimit me komunitetin e biznesit, ndëshkim të lidhjeve korruptive dhe evazionit, reforma legjislative si miratimi i kodit doganor dhe miratimi i akteve nënligjore. Kthimi ne efiçencë i strukturave ekzistuese të ligjit”, sqaroi Spiropali.

Drejtoresha e Doganave bëri me dije se janë bërë 126 kallëzime në Prokurori për raste korruptive.

“Duket si një shifër e ashpër por ka të bëjë me struktura të doganës dhe biznese të pandershme”,u shpreh Spiropali.

Më tej ajo bëri të ditur edhe numrin e kontrolleve të ushtruara.

“Kontrollet për anti-kontrabandën janë rritur me 50%, kontrolle të pjesshme 225 më shumë. borxhi doganor është ulur. Kemi nisur disa fushata një për akcizën”, tha ajo.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani i pranishëm në këtë analizë vlerësoi realizimin e planeve dhe mbledhjen e të ardhurave, ndërsa shprehu mbështetjen e plotë ndaj administratës doganore.

Sipas tij, shifrat tregojnë se të ardhurat që deri dje përfundonin në xhepin e bizneseve pranë ish-Qeverisë sot hyjnë në buxhetin e shtetit.

“Biznesi po lëviz, ka gjëra që duhet të përmirësohen dhe ne kemi mundësi për tu përmirësuar”, tha Cani, duke shtuar se vërejtjet e biznesit do të trajtohen me shumë seriozitet”, tha Cani.

Ai theksoi se pas 5 vitesh është hera e parë që ka një rishikim buxheti me rritje.

“Qeveria nuk ka lajm. Nuk jep lajme në publik por realizon dhe tejkalon objektivat sipas objektivave. Uroj mos kemi lajm edhe në të ardhmen por qeveria të dalë para publikut i cili nga muaj në muaj kërkon si u realizuan të ardhurat. Gëzoj dhe uroj që kështu ti kemi lajmet. Pavarësisht se media kërkon lajm të bujshëm. 

Shqipëria nuk ka ndonjë rritje galoponte. Dua të sqaroj një keqkuptim, opozita morri taksën mbi vlerën e shtuar. Këto trende flasin për një fakt domethënës që ekonomia po rritet në saj të biznesit dhe që administrimi në tatim dogana për artikullin e TVSH-së është çështje mirë administrimi.

Unë kam guxuar ta artikuloj dhe guxoj që këto janë para që shkonin në xhepin familjarëve ose bizneseve pranë qeveritarëve”, u shpreh ministri Cani.

Ministri theksoi se biznesi është motori i ekonomisë, duke shtuar se ai duhet të bëhet edhe më agresiv në vërejtje.

Zv.Kryeministri Niko Peleshi e ka cilësuar lajm të mirë për biznesin rritjen e të ardhurave nga doganat.

“Thjeshtimi i procedurave mënyra më e mirë për të shmangur korrupsionin në dogana. Jemi të gjithë shqiptarë kemi marrë të gjithë të njëjtin ajër, kulturë dhe mentalitet, kemi të njëjtat vlera kulturore, ndryshmin e përbën sistemi. Nëse do ndryshojmë sistemin do vendosim sundimin ligjit.

Përshëndes punën e filluar për Kodin e ri doganor dhe thjeshtimin e procedurave dhe dixhitalizimin e punës në dogana. Sfida e vërtetë fillon në 2015 kur nuk duhet të krahasohemi me qeverinë e kaluar, por me vetveten”, u shpreh Peleshi. 

15 komente në “Zhdoganimet/ Spiropali: 18 miliardë lekë më shumë se 1 vit më parë”

  1. I know something says:

    Doli edhe kjo komsomolsja tjeter, qe te kujton realizimin e planeve te Enverit.

    1. titi says:

      O ti berishist ne vend te gezohesh ben gam gam

      1. erli says:

        haha keta jane komplet idiota te pd-s, o budallenj ka nje BUXHET KU PASQYROHEN KETO!!!!

  2. Fatos nano says:

    Ku i ke 18 miliard moj Spiropali i leshit? Apo i ke fut te banka e Janullatosit? Jepjani njerezve e mos na beni dogma sa keni me shume apo me pak…e dim shume mire qe i vidhni. Te pafytyre.

    1. Pilo Lala says:

      Nuk i shikon ti 18 Miljardet qe po investohen ne cdo qytet te Shqiperise?
      Nuk e shikon Stadiumin e Elbasanit si perfundoi?
      Nuk e shikon ne rritjen e nivelit te sherbimit civil? Nuk e shikon ne rruge?
      Nuk e shikon ne prishjet e ndertimeve pa leje, qe sa here kalon ne ato rruge te ngushtohet shpirti? Edi po ju cliron nga makthi i Zuzareve, policeve rrugace, krimineleve me BMW.
      Ky eshte vetem fillimi. Spiropali eshte nje lule qe e zgjodhi Edi, dhe doli nje trendafil i bukur.

  3. Bame Qifja says:

    KJO ESHTE “SHAMIKUQJA” E EDVINIT:))

  4. Keto leke me duket do tja ndaje popullit ?
    Apo do te lahen borxhet ?
    RRogat do te rriten ?
    PROPAGANTE E PASTER.

  5. LORA says:

    Vec falnderime meriton per punen e saj korrekte Elisa Spiropali.Uroj qe keshtu te vijoje.
    Sa per ata qe kane zene shtegun me siper (bame qifja,fatos nano,i know something)per ta etiketuar ne terrin dhe vrerin e e perendimit te koheve te tyre te kuserimit,,,,,,kjo eshte shenje e mire per punet e mira te Elises.

    1. cukali says:

      Lora,jam tregtar dhe punen e doganes e njoh mjaft mire…te garantoj se nuk ka ndryshuar asgje qe nga koha e merhumit,Sali Berishes.Meqe thashe se kam pune me doganat,nepermjet TV kam ndjekur Edi Ramen ne fushate…premtoi te luftoje korrupsionin ( edhe ne dogana e tatime ) si dhe te heqe cmimet arbitrare te references..Absolutisht asgje,te garantoj ne fjalen time te nderit,tani me keq…!! Referencat jane totalisht antiligjore dhe neni 34 i Kodit Doganor te RSH flet shume qarte per rastet kur duhet te aplikohen ato…Me keqardhje verej se nepermjet referencave “vriten dy zogj me nje gur”
      Nga njera ane favorizohen ne maksimum monopolet e mbeshtetura nga pushtetaret e kuq apo blu dhe nga ana tjeter,gropa qe krijohet si pasoje e ketij korrupsioni mbushet nga tregtaret e ndershem qe nuk kane perkrahje politike apo nuk paguajne pushtetaret…!!Lora,hajde ne shkoder dhe kerko te zhdoganosh e pastaj do te me japesh te drejte…Hajde ne shkoder dhe do te gjesh sa te duash mall te kontrabanduar,duke filluar nga vaji ushqimor,detergjentet,pijet,cigaret dhe gjithcka tjeter qe ka diference cmimi me tregun tone…Sukseset e Doganes Shqiptare apo te Crown Agents llogariti sa para kane fituar nga korrupsioni dhe jo sa para kane shkuar ne buxhetin e shtetit…Hajdeni ne shkoder dhe vertetojeni….

  6. Po edhe ne qofte e vertet Detyren ke bere moj Tronafile e doganave .
    ç’FARE PO KERKON TE TE THEMI sa e bukur qe je ?
    Bej punen e leri mburrjet , e mos u lefdo , prandaj paguesh.

    1. Pilo Lala says:

      Kete po thote kjo , nuk po levdohet.
      Por te takon ty dhe mua te pyesim, pse nuk e benin kete pune larot e Berishes?
      Sepse keto para merreshin rryshfete ne xhepat e Argites dhe Shkelzenit.
      Mos u nxitoni se do dalin zullume te medhaja nga rregjimi Berishes.
      Familja Berisha ka faturuar qeline e burgut me dritare nga dielli, se do qendroje gjate atje.

      1. anonim says:

        Aaaaaaaa Piloooooo…!! o derebardhe…!!
        Nuk ka ndryshuar asgje nga koha e Berishes o Pilooooo !
        Besome mua…!
        Piloooooo,keta te sotmit erdhen te uritur njelloj si ata qe iken a derebardhe…!!
        Ja,te thote vellai ty,ik deri ne dogane dhe zhdogano dicka qe ke sjelle psh,nga italia…??!! sapo te tregojne sa ke per te paguar do te dalec jashte e do te kerkosh librin e shtepise te Spiropales,pa do ta shac me kuc e me mac per sa te ka genjyer ooooo mik i mire…
        te pershendes

  7. shpetimi says:

    Brenda vitit kemi nje permiresim te dukshem te treguesave ekonomik-financiar.Imagjinoni gropen e zeze financiare ne buxhetin e shtetit te trasheguar nga ish Qeveria e qofte-largut.

    Keto hapa pozitive te bera brenda nje viti, ishin te veshtira te imagjinoheshin edhe nga me optimistet.Por ndryshimet pozitive po behen realitet, te provuara per here te pare pas 5 vitesh me rishikimin e buxhetit me rritje.

    Kjo verteton performancen e mire ne sektorin e Financave, duke perfshire Doganat, Drejtorine e Tatimeve dhe Drejtorite e tjera ne varesi te Ministrise se Financave.

    Per kete Qeveria duhet pergezuar, sepse vec te tjerash ka kthyer besimin ne partneret dhe donatoret e rendesishem financiar nderkombetare sikunder jane Banka Boterore, FMN, BERZHI,etj. Te urojme qe Shqiperia e zhvillohet me ritmet e duhura ekonomike.

  8. Ksaj i thone TAMAM nudo – transtparente .Brravo drejtoreshes apasionume ,
    me rastin e Baromit ,kam met’dhuru nji Sunxhuk dhe dy llokume .

  9. kosova says:

    Sa EURO jane keto 180000000000000 milarda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje