Kontrolli i Lartë i Shtetit përfundoi auditimin në Institutin e Sigurimeve Shoqerore (ISSH), me temë “Mbi zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së aktivitetit ekonomiko-financiar” për periudhën 01.01.2013 deri më 31.12.2013.
Nga auditimi është konstatuar se institucioni ka ndjekur dhe respektuar çdo muaj kufijtë e programuar të fondeve për transferuat në buxhetet familjare sipas programimit dhe limiteve të miratuar me ligjin e buxhetit të vitit 2013.
“Shpenzimet kanë ndjekur dhe respektuar kuotat e fondeve limit të çelura për çdo skemë dhe çdo drejtori rajonale të ISSH. Konstatohet se skema aktuale e sigurimeve shoqërore shfaq problematika si në procesin e realizimit të të ardhurave, ashtu dhe në realizimin e shpenzimeve, të shoqëruara me rritje nga viti në vit të subvencioneve buxhetore”, thuhet në raport .
Sipas KSH, gjatë auditimit të praktikave dokumentare (evidencave, formularëve si dhe raportit të vitit 2013) të vëna në dispozicion nga ISSH, është konstatuar:
1. Mosrealizim të të ardhurave të programuara nga shmangia e pagesës së kontributeve nga punëdhënësit për të punësuarit e tyre në subjektet juridike dhe fizike. Konstatohet një nivel kontributiv më i ulët me efekte në të ardhura, evazion që ka sjellë që plani vjetor fillestar i të ardhurave prej 48,918 milion lekë të realizohet vetëm 98.73 % duke krijuar një difiçit në të ardhura me 622 milionë lekë. Defiçiti i mësipërm është krijuar nga mosrealizimi i numrit të kontribuesve, nga numri i ulët i kontribuesve për një subjekt si dhe rritja e numrit të punonjësve me pagë minimale, gjë që ka sjellë një nivel të lartë të evazionit fiskal, me pasojë krijimin e një defiçiti të konsiderueshëm në skemën e sigurimeve shoqërore.
2. Rritje të detyrimeve të papaguara ndaj skemës së sigurimeve me rreth 1,9 miliardë lekë, vetëm për vitin 2013. Kjo ka sjellë që stoku i detyrimeve kontributive të papaguara nga subjektet juridike dhe fizike në fund të vitit 2013 të arrijë në 10 miliardë lekë. Këto detyrimeve përfaqësojnë kontributet, interesat dhe gjobat e papaguara dhe përbëjnë rreth 21% të totalit të të ardhurave të planifikuara.
3. Lidhur me mbledhjen e kontributeve, problem shqetësues është mosdorëzimi i listëpagesave nga subjektet e biznesit të madh dhe të biznesit të vogël, sidomos ato të biznesit të vogël. Llogaritet që nga 749,320 listëpagesa që duhet të vinin në format elektronik pranë ISSH, kanë mbërritur vetëm 64,500 listëpagesa. Kjo problematikë lidhet me vlerësimin e drejtë të të ardhurave të konstatuara për periudhën për skemën e sigurimeve, por pa anashkaluar problemin e madh social, në fushën e sigurimeve shoqërore, sepse nga mospagesat e kontributeve, shumë personave mbeten jashtë të qënit subjekt i ligjit të sigurimeve shoqërore, duke mos përfituar prej tij.
4. Tendenca në rënie e numrit fizik të kontribuesve, të siguruar si të vetëpunësuar në bujqësi, pavarësisht realizimit të fondeve të planifikuara për t’u mbledhur nga vetë ISSH. Nga institucioni, theksohet se faktori që ka influencuar në rënien e numrit të kontribuesve është tërheqja nga skema e rreth 46,000 personave, të cilët kanë plotësuar vjetërsinë e nevojshme prej 35 vitesh sigurim dhe nuk paraqesin interes për sigurim, sepse nuk përfitojnë shtesë pensioni. Skemës së sigurimeve shoqërore në fshat i mungon një numër relativisht i lartë i personash, që për vitin 2013 vlerësohen të jenë 113,377 vetë.
5. Nga auditimi i shpenzimeve për buxhetin e Sigurimeve Shoqërore, rezultoi se programi përfundimtar i shpenzimeve, i miratuar me ligjin për buxhetin e vitit 2013, nga 95,395 milionë lekë të programuara është realizuar ne shumën 95,596.6 milionë lekë, me një tejkalim prej 201.6 milionë lekë, krahasuar me planin ose 100.2%. Të ndara sipas programeve, shpenzimet e vitit 2013 janë realizuar si më poshtë:
1. Shpenzimet për skemën e detyrueshme, ku përfshihen shpenzimet për përfitime nga ligji i sigurimeve shoqërore, janë realizuar në masën 100.4 % me një tejkalim referuar planit në shumën 298.9 milionë lekë,
2. Shpenzimet për programe të veçanta të Qeverisë lidhur me shpërblime nga statuse, skemat kompensuese dhe shpenzimet e administrimit të tyre, janë realizuar në masën 99.9 %, me një mosrealizim në shumën 5.9 milionë leke.
3. Shpenzimet për skemat suplementare dhe shpenzimet për administrimin e tyre, janë realizuar 99.7 % ose me një mosrealizim prej 15.1 milionë leke krahasuar me planin.
4. Shpenzimet administrative, nga 2,049.2 milionë leke te programuara janë shpenzuar 1,972.9 milionë leke, realizuar në masën 96.3 %, me një mosrealizim prej 76,3 milionë leke.
6. Rritje e Defiçitit të Degës së Pensioneve. Bazuar në nenin 67 te ligjit nr 7703, date 1.5.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, shpenzimet për skemën e Sigurimeve Shoqërore financohen nga fondi i Sigurimeve Shoqërore i cili krijohet nga kontributet, te ardhurat e tjera, financimet dhe subvencionet buxhetore shtetërore. Që, në fazën e hartimit të projekt-buxhetit të vitit 2013 por edhe të buxheteve faktike të viteve të mëparshme dega e pensioneve ka rezultuar me deficit, pasi të ardhura janë më të vogla se shpenzimet që duhen për të mbuluar pagesat e pensioneve. Për të balancuar buxhetin e degës se pensioneve, ky defiçit mbulohet nga transfertat buxhetore, të miratuara me ligjin për buxhetet vjetore.Për vitin 2013, ka rezultuar se shpenzimet për degën e pensioneve zënë 80.4 % të totalit të shpenzimeve të realizuara për këtë vit, kundrejt 79.7 % të volumit total të shpenzimeve të sigurimeve shoqërore për vitin 2012. Duke e krahasuar rezultatin financiar të kësaj dege për disa vite, rezulton se defiçiti i degës se pensioneve është thelluar nga viti në vit dhe bazuar në treguesit e buxhetit afatmesëm, parashikohet të thellohet edhe në tre vitet e ardhshme, duke bërë të domosdoshme marrjen e masave konkrete dhe reformimin e Sistemit të Sigurimeve Shoqërore.
– Sa më sipër, KLSH ka konstatuar se në 4 vitet e fundit mbulimi i shpenzimeve për degën e pensioneve me kontributet e degës, ka qenë gjithnjë më i vogël se ritmi i rritjes së shpenzimeve, duke e thelluar defiçitin financiar të kësaj dege.
– Edhe pse defiçiti i degës se pensioneve ka qene mjaft i lartë në të 4 vitet, rritja e pensioneve nuk është bërë sipas rritjes së indeksit të çmimeve, por është përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, sipas mundësive (ose politikave) të Buxhetit të Shtetit për mbulimin me fonde të efekteve financiare të atij viti. Këto veprime, ndërsa kanë reflektuar një rritje të të ardhurave të pensionistëve, kanë thelluar defiçitin e degës së pensioneve në një periudhë afatgjatë. Aktualisht deficiti paraqitet mjaft i lartë dhe për vitin 2013 arriti në 1.67 % të prodhimit të brendshëm bruto.
– Një ndër faktorët e rëndësishëm që ka ndikuar në thellimin e defiçitit është edhe evazioni
(shmangja nga pagesat e kontributeve). Për vitin 2013, bazuar në të dhënat e INSTAT, “Bilanci i forcave të punës” të krahasuara me të dhënat e INSTAT për “Të punësuarit sipas degëve” si dhe me të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për numrin e kontribuesve në aktivitetet jo-bujqësore për vitin 2013, rezulton se diferenca midis të punësuarve dhe atyre që nuk kanë paguar kontribute, është rreth 61,000 persona. Pra konstatohet një evazion i lartë fiskal në numrin e raportuar si të punësuar.
7. Në Fondin e Pensioneve, shkelje të rënda të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore”, i ndryshuar, ku u evidentuan elementë të veprave penale, pasi në Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë, Dibër dhe Elbasan, janë përfituar padrejtësisht pensione në 12 raste, me vlerë të përgjithshme 12,849,768 lekë, nga përfitimi në mënyrë të parregullt, me anë të mashtrimit dhe përdorimit të dokumentacionit fiktiv nga përfituesit.
Ne lidhje me shkeljet e Pikes 7, KLSH ka bërë dy kallëzime penale me Nr. 177/10, dt. 15.09.2014 dhe 177/11, dt. 15.09.2014 për 12 perfituesit e pensioneve dyfish, për konsumimin e elementeve të veprave penale “mashtrim” dhe “falsifikim i dokumentave”, Neni 143 dhe Neni 186 i Kodit Penal.
Për përmirësimin e punës në ISSH, KLSH ka rekomanduar 25 masa ndryshimi në legjislacion dhe masa organizative, si dhe katër masa shpërblim dëmi, ndër të cilat veçojmë:
a. Përcaktimin e rregullave standarde për indeksimin e masës së pensionit, duke parashikuar indeksim vetëm me inflacionin deri në vitin 2020. Ky përcaktim të jetë ligjor dhe jo t’i lihet hapësirë vendimmarrjeve vjetore të qeverisë, të cilat mund të jenë politike.
b. Reformimin e skemave suplementare, duke rritur moshën e daljes në pension suplementar, si dhe duke përmirësuar formulën e llogaritjes, duke u bazuar në pagën neto dhe jo atë bruto.
c. ISSH t’i kërkojë Ministrisë së Financave që të përfshijë detyrimet për sigurimet shoqërore në konteksin e detyrimeve tatimore të përcaktuara në Strategjinë për parandalimin dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.
d. ISSH të vendosë kritere për një llogaritje sa më te drejtë dhe inkurajuese kontributesh, që do të garantonin funksionimin e skemës së sigurimit në fshat.
e. ISSH të realizojë një marrëveshje dypalëshe me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve (DPT), për shkëmbimin efiçient të informacionit. Në marrëveshje të përcaktohen procedurat e dërgimit të informacionit të nevojshëm deri në përfundimin e përshtatshmërisë së sistemit të informatizimit të DPT me programin informatik pritës të të dhënave në ISSH.
f. Për rastet e dublimeve të pensioneve, të kontabilizohen dhe të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për shpërblimin e dëmit të konstatuar në shumën 12,849,768 lekë dhe të përfituar padrejtësisht nga përfituesit e skemës së pensioneve, ku sipas përcaktimeve në nenin 62 pika 3, të ligjit nr.7703 datë 11.05.1993, ndalesa bëhet në masen 50% të këstit mujor të përfitimit të pensionit. Kjo ndalesë të bëhet aty ku pensioni ka rezultuar konform ligjit.
Turp te kete Rama qe ne krye te ISSH ka lene kryehajduten e PDIU, Vjollca Braho. Se shpejti ne prokurori do te paraqiten faktet per abuzimin me 3 milion dollare te ISSH,para keto te kaluara ne ministrine e Erion Veliajt per shpenzime te tjera. Fakt eshte se Braho ka per detyre sponsorizimin e PDIU te Shpetim Idrizit qe sipas te gjitha gjasave mbeshtetet nga Rama. Se fundmi Vjollca Braho u shfaq si sponsore e dasmave zinxhir te Erion Veliajt. Abuzimet ne ISSH jane cilesuar si te patolerueshme nga FMN dhe organizma te tjere financiare.
Edi Rama duhet ta fusi plugun me thelle per te kontrolluar PENSIONET, sepse po marrin njerezit pensione, pa punuar, sidomos ne zonat ku mbeshtet PD.
Me teper nuk kam c’te them, filloni kontrollin, se jane shtuar vite pune pa hesap.
Ky veprim, e demton shtetin ne vite. Kjo konsiderohet vjedhje ne perspektive e disa Dhjetera Miljon Dollare.
Bravo KLSH-ja!
Pasi marrin per vete rroga FARAONESH,tani kercenojne qe te ulin pensionet e FUKARENJVE,qe i kane dhene kertij shteti FASHIST DJERSEN DHE GJAKUN E TYRE!
TURPI JU MBULOFTE,O SHTET FASHIST!!!
KLSH vazhdo keshtu, me profesionalizem dhe objekfivitet