Gjatë 8 muajve të vitit 2014 u importuan 13.5 % më pak cigare, se sa në të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas statistikave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
Importi i cigareve ka rënie të ndjeshme, krahasuar edhe me mesataren e 8-mujorit gjatë 5 viteve të fundit. Gjatë periudhës janar-gusht u importuan 1779 ton cigare. Kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të kaluar është importuar 13.5 % më pak, periudhë në të cilën u importuan 2,056 ton cigare.
Hyrja në fuqi e ligjit për rritjen e akcizës së cigareve ndikoi në mosrealizimin e vëllimit të planifikuar të importit. Nga 1 janari 2014 hyri në fuqi ligji për rritjen e masës së akcizës së cigareve me 20 lekë/paketa. Operatorët ekonomikë i paraprinë rritjes së nivelit të akcizës së cigareve me rritjen e importeve në muajin dhjetor 2013 në masën 174 %, krahasuar me dhjetorin 2012, duke krijuar stok për muajt e parë të vitit 2014.
Përveç ashpërsimit të masave ndaj duhanpirjes në ambiente publike, qeveria këtë javë ndërmori një iniciativë tjetër me natyrë fiskale për të dekurajuar konsumimin e duhanit.
Ndryshimet fiskale të miratuara nga qeveria parashikojnë rritjen e akcizës së duhanit me 20 lekë, çka do të reflektohet edhe në rritjen e çmimit për konsumatorët. Kjo rritje e çmimit do të shtrihet deri në vitin 2017. Kjo është hera e dytë brenda një viti që qeveria shqiptare ndërhyn duke rritur akcizën e duhanit.
Rritja e taksave për disa produkte të ashtuquajtura të luksit, mes të cilave edhe cigaret, vjen si përmbushje e kërkesës së Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe si zbatim i një direktive të Bashkimit Europian që rekomandon që niveli minimal i akcizës së cigareve duhet të jetë 57 për qind e çmimit të shitjes me pakicë. FMN i ka rekomanduar qeverise shqiptare te rishikoje nivelin e disa taksave per vitin 2015.
kjo vjen per shkak te shmangies nga zhdoganimi pre nga kontrabanda!
E verteta eshte se kjo sasi nuk eshte cdoganuar,por eshte futur kondrabande.Ne 10 vite importi i cigares dhe i kafes eshte rritur.Kjo tregon kapjen e shtetit nga krimi ekonomik.
ska gje se kompensohet me marlboro “vendi”
kjo do te thote se kane filluar ta pine me te dredhun se nuk u del ndryshe pervec do pleq muta e kara prej mendjes se madhe kesh i kan fmit jashte e i mbajne me lek me u shku te shpia ska ku u dhin maca mrena