Ahmetaj me fasonët: Paketa mbështetëse e Qeverisë ka funksionuar

5 Tetor 2014, 16:29Ekonomia TEMA

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj rifilloi një cikël vizitash në biznese të regjimit të përpunimit aktiv (fason) për t’u njohur me ecurinë e paketës mbështetëse që u kalua në Qeveri në muajin Prill,  lehtësitë kryesore që ajo ka ofruar për bizneset dhe problematikat që ende mbeten për t’u adresuar.

Ahmetaj zgjodhi kompaninë Naber Konfeksion në Shijak, një kompani shqiptaro-gjermane që operon tashmë prej 15 vitesh në tregun shqiptar. Kompania është e specializuar në prodhimin e veshjeve të cilat eksportohen drejt Gjermanisë.

Lidhur me ecurinë e paktës, përfaqësuesit e kompanisë shprehen se ajo ka qenë një mbështetje për industrinë, kryesisht sa i përket rimbursimit të TVSH-së.

“Kishim 3-4 vjet që detyrimet na shtoheshin, vetëm sepse nuk arrinim dot të merrnim rimbursimin, ndërkohë që detyrimet në sistem vazhdonin të ecnin. Ishte një ngërç shumë i madh. Tani po shkojmë drejt stabilizimit”, thotë Mimoza Xhihani, ekonomiste e Naber.

Përjashtimi i makinerive nga TVSH, oraret e zgjatura të punës nga administrata doganore si dhe programet e punësimit janë disa masa të tjera që përfaqësuesit e biznesit i konsiderojnë pozitive.

“Kemi aplikuar në programet e punësimit dhe kemi shtuar 98 punonjës të rinj tek firma Naber dhe 55 tek firma e dytë “Grori shpk”, pra në total 153 vende të reja pune në dy muajt e fundit. Përmes këtij fondi, janë ngritur dy linja për trajnimin e punonjëseve të reja”, shprehen përfaqësuesit e firmës.

Për periudhën e trajnimit që zgjat deri në 5 muaj, qeveria merr përsipër pagesën e pagës dhe sigurimeve për të trajnuarit, gjithashtu kompenson shpenzimet për kostot e materialeve të punës.

“Arsyeja pse erdhëm është shumë interesante, Naber sapo ka shtuar 98 punonjës të rinj të cilët janë brenda programit për mbështetjen e industrisë, të promovuar nga qeveria. Unë provoj kënaqësi sepse politika e qeverisë dhe paketa fason që ne bëmë në pranverë të këtij viti, është duke funksionuar në favor të punësimit, në favor të rritjes së vlerës së shtuar, dhe mbi të gjitha në favor të eksportit. Gjithë qëllimi është që në pak kohë, kjo lloj industrie të kalojë në cikël të plotë, në mënyrë që të ketë sa më shumë  punësim, sa më shumë vlerë të shtuar të rritur që ngelet në Shqipëri dhe sa më shumë eksport”, theksoi Ahmetaj.

Deri në fund të muajit shtator Sporteli Fason pranë Agjensisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ka anketuar 250 biznese fason në të cilat rezulton një rritje e punësimit me 4750 vende të reja pune.

Ministri Ahmetaj do të vazhdojë në ditët në vijim vizitat në të tjera biznese të sektorit fason për të ndjekur nga afër implementimin e paketës.

3 komente në “Ahmetaj me fasonët: Paketa mbështetëse e Qeverisë ka funksionuar”

  1. Ekonomia says:

    po ky ministri vetem po shkoi me gjujt ndoj prostitute se perndryshe ca m…..do ne bizneset e dynjase. Po ke kujton se mashtron me keto qelpisnlliqe … Ca roli ka min ekon ne halle t e biznesit?? Shkon me dal ne tv qe pastaj te gjej dashnore.. Ik or trap mos e turpero veten familjen dhe partine me keq sec e ke turperuar deri tani

  2. Muzapopullore says:

    Z.Ah-ben,
    Nje pyetje shume serioze per ju lidhur me sukseset e mesiperme:
    Farketari i fjales Babaramo kepucet tek bisnesi fason I ndronte aq shpesh?

  3. fasonisti says:

    o bobobo doli kryemashtruesi i ekonomise …sekseri dhe kurvari ordiner. mbeti vetem duke mashtruar dynjane me kete paketen qe e ben lecke dhe qe sjell vec skllaveri. Ky eshte tipi me ordiner i qeverise nje hajdut dhe mashtrues i permasave te papara qe ka mbaru per anglisht dhe qe ka si merite vetem ti serviloset shefave si dhe te beje sekserin gjobvenes tek biznesi. te gjithe e njohin kete surrat majmun….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje