Drafti për KLSH, debate në Komisionin e Ekonomisë/ Zgjerim kompetencash dhe ushtrim kontrollesh

6 Tetor 2014, 15:15Ekonomia TEMA

Kontrolli i Lartë i Shtetit pritet të zgjerojë kompetencat dhe ushtrimin e kontrolleve të detajuara si mbi buxhetin, ashtu dhe mbi partitë politike se si i shpenzojnë fondet shtetërore.

Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave diskutoi të hënën nen për nen projektligjin për Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Diskutimi i këtij drafti në komision është shoqëruar me debate mes kreut të komisionit Erjon Braçe dhe kryetarit të KLSH-së, Bujar Leskaj, në lidhje me funksionimin e këtij institucioni, në rast shkeljeje ligjore apo arrestimi.

Kjo, sipas Braçes, për të mos hasur në ngërçin e krijuar pas situatës së fundit me institucionin e Bankës së Shqipërisë. Por kreu i KLSH-së, Leskaj i ka sugjeruar kreut të komisionit të Ekonomisë se nëse do rregullime për këtë gjë, duhet ta bëjë për të gjitha institucionet.

Sipas këtij drafti, vetëm me urdhër të Gjykatës Kushtetuese, do të mund të merren masa arresti kundër kreut të KLSH.

“Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit gëzon imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra në ushtrim të funksioneve të tij. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk mund të arrestohet apo t’i hiqet liria në çfarëdo formë apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese, përveçse nëse kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi”, thuhet në draft.

4 komente në “Drafti për KLSH, debate në Komisionin e Ekonomisë/ Zgjerim kompetencash dhe ushtrim kontrollesh”

  1. reni says:

    Po keshtu e ka dhe ligji i vjeter o Brace dhe ligji nuk eshte prone e Bujar Leskajt. Ligji do jete edhe kur inshallah te behesh ti Kryetar KLSH-je.

  2. shsip says:

    Me mire me vendim te gjykates se Hages
    e kane problem krye kusaret per te ruajtur imunitetin e tyre per te vjedhur

  3. xxxxxxx says:

    Ne fakt deri tani e din te gjithe se sa hajdute jane inspektoret e KLSH-se nuk te ndahen , kane metoda te sofistikuar deri sa te ti marrin leket , ske nga tja mbash ,,, jane mjeshtra

  4. KLSH says:

    Jepini imunitet te plote bujar pijanecit qe te kontrolloj Gjithe shtetin dhe te vere gjoba sipas qejfit te tij apo i udhezuar nga sali berisha. Zoti brace e dini ju qe zabazuret e bujar pijanecit, duke filluar nga drejtoret e departamenteve deri tek audituesit, jane leshuar si cakenj neper institucione per te zgjidhur hallet e tyre nepermjet kercenimit ne emer te Bujar pijanecit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje