Vetëm një ditë më parë INSTAT raportoi shifrat e ecurisë së ekonomisë shqiptare sipas industrive, ku spikati rënia e energjisë me rreth 29% gjatë tremujorit të dytë të 2014-ës krahasuar e të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kjo rënie konfirmohet edhe nga të dhënat zyrtare nga Korporata Energjetike ku është marrë në analizë ecuria e prodhimit dhe prurjeve hidro sipas muajve për periudhën janar – qershor 2014 dhe janar – qershor 2013. Gatë gjashtë muajve të parë të viteve 2013 dhe 2014 shfrytëzimi i rezervës energjetike është bërë në kushte të përafërta të vlerësuara në fund të periudhës optimale.
Sipas të dhënave, prodhimi për gjashtëmujorin e parë të vitit 2014 rezultoi rreth 42% më i ulët kundrejt realizimit të vitit 2013. Nga ana tjetër prurjet natyrore në kaskadën e Drinit për 2014-ën rezultuan rreth 47% të prurjeve të vitit 2013.
Ndërsa niveli mesatar i shfrytëzimit në Hec Fierzë për vitin 2014 rezultoi 10.5 m më i ulët se në 2013, për rrjedhojë prodhimi është bërë me eficencë më të ulët. KESH bën të ditur se janë disa shkaqet që çuan në rënien e prodhimit të energjisë nga burimet hidro në 6-mujorin e parë të vitit 2014 e që kanë të bëjnë me reduktimin e prurjeve atë të eficencës së prodhimit, duke punuar me nivel mesatar me të ulët në Hec Fierzë.
Kujt i tregojne rreshjet e pakta keta?? O ka rene shi kete vit, o kur? Na mbyti shiu, vere me me shi se kjoqe iku nuk mbahej mend!
Keta ose nuk dine te menaxhojne ujin e HECet ose e perdorin rrofte sebepi te ngrejne cmimin e kw!
Ca thu ti mor idiot, ku te ka rene shi kte vit ty o debil, se bje shi ne sarand nuk mbushet hidrocentrali aty o debil. eshte shume me e komplikuar kjo qe thua ti.
Eshte shume e gjere kjo ceshtja e menaxhimit te cezit dhe keshit pasi jane lene aq keq kto 20 vjet sa nuk mund te mbulohen ato borxhe e gropa te hapura, dhe kjo e gjitha per shkak te abuzimeve te meperparshmeve.