Ministria e Financave do organizojë lotari me të gjitha faturat tatimore që mbledhin qytetarët.
Vendosja e kasave fiskale nuk e zgjidhi përfundimisht problemin e xhiros nga ana e bizneseve.
Në një situatë të tillë, është e nevojshme që nëse vullneti i biznesit është minimal, të mos mungojë ai i konsumatorit, që duhet të kërkojë kuptonin.
Për të nxitur këtë të fundit që të kërkojë kuponin në çdo rast që kryen një blerje, qeveria është duke menduar variantin e organizimit të një lotarie kombëtare.
Një ide e tillë nuk është se ka munguar edhe gjatë kohës që ministër Financash ishte Ridvan Bode, por kjo nuk shkoi kurrë më larg se thjesht ide dhe deklarata.
Por situata duket se ka ndryshuar, ideja e lotarisë është rikthyer sërish dhe Ministria e Financave ka shkuar më tej duke ngritur një grup pune.
Kryeministria, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve së bashku janë duke diskutuar për mundësinë e organizimit të një lotarie që lidhet me kuponin tatimor që ëshohet nga kasat fiskale, raporton “Panorama”.
Qytetarët pritet që të përfitojnë dhurata ose para nga pjesmarrja në këtë lotari.
S’ka nevoje per lotari!
Le te behet me ligj qe per shumen totale vjetore te faturave te raportuara nga individi, shteti te rimbursoje individin me nje perqindje te caktuar te kesaj shume. Keshtu, çdo individ do te jete i interesuar te kerkoje faturen tek shitesi.
E vetmja ide qe mund te funksionoj.Sikur shteti ti japi individit 10% te 20% Tvsh,prap do fitoj shume here me tepër se sa fiton tani me informalitetin qe eshte ne tregun tonë.
shume e sakte,llotaria nuk do funksionoj,pasi besimi eshte zero,ndersa shperblimi ne baze te vleres se kuponave te deklaruar mund te jete me i vlefshem.
Ide shume e mire…
shume ide intersante, uroj te realizohet!
Kjo aplikohet ne Maqedoni. Po hapni syte mos ja jepni ketyre mashtrusve Austriake…
po fruta perimet do te japin kupona?
e zeme se une ble nje sapun, duhet te marr kupon?
dhe per cdo arontiment jrpet kuponi?
se bie fjala nqs marr 5 mije lek ushqime do te kem kuponin e njejte me kupoin e nje sapuni…..
ne te gjithe boten mer kupon edhe per nje kuti shkrepese te blesh.
madje dhe per nje abetare qe te nevojitet te blesh sa me pare, duhet te te japin kupon
Ide shume e mire!
Ministri qendron shum akademik me grupe pune apo forma qe
veprim i mencur, eksperience e sukseshme edhe ne ceki
Me mire do te ishte te jepte medalje e shami pioneri flete lavderimi se do te ngriheshin gjithe komunistat me kupona ne dore kuponi eshte nje pergjegjesi personale e cdo individi nqs i intereson do e marre ndryshe jo se do ju pyesja une juve ne nje kupon 3 milion leke te thote tregetari te fal gjysmen e TVSH mos merr kupon cfare do benit juve do merrni kuponin e te hyni ne llotari per nje ore dore kineze dymilekeshe hahahahahahahahahahahahahaha Caaaaaaaaaaanniiiiiii
Ska nevoje te beje shteti llotari,
Cdo person eshte I interesuar te terheqe kuponin tatimor, nese ne fund te cdo viti behet bilanci I blerjeve ne cdo familje,
Keshtu konsumatori interesohet te terheqe cdo kupon tatimor,
Vetem rimbursimi i nje pjese te TVSH-se, klientit ne fund te vitit ,zgjidh perfundimisht evazionin fiskal te tregetareve te pakices.
Ne kete forme perfitojne te gjithe qytetaret.Llotaria nuk eshte zgjidhje,se nje % shume e madhe e qytetareve nuk besojne ne organizimet e tyre…… nuk e marrin kuponin fare duke bere mareveshje me tregetarin ne lidhje me cmimin e produktit qe do te bleje.Keshtu zoti minister i financave nuk ka pse te ngreje grupe pune per nje pune qe i dihet rezultati.Mos shtoni kostot qeverise se ne kurizin e popullit jane te gjitha.
Shume mire ! Marrja e kuponit tatimor duhet bere! Po u dha shperblim aq me mire. Mjafte ushquem vjedhesit tregetare mjeshtra te informalitetit. E pelqej kete iniciative. Ishalla na vijne mendt.
Po u be me lotari le ta gezoje per vete Z. Cani. E vetmja rruge eshte te rimbursohet nje sasi TVSH-je ne fund te cdo 4 muajve , ose vitit, per shpenzimet e kryera. Vetem kjo e zgjidh problemin. Lotarite e dime mire si degjenerojne ne Shqiperi. Pastaj shteti nuk eshte KAZINO te organizoje lotari.
Mire e kane menduar, por besoj se po te aplikohet kthimi vjetor i nje perqindjeje te caktuar te te gjitha faturave do te funksionoje me shume dhe do te kete rezultat.
E vetmja menyre eshte qe nga 20 PERQINDESHI i TVSH, me ane te kuponave te na kthehen 14 PERQIND e shumes se harxhuar nga klienti ose bleresi.
Kurse llotarine ta mbajne per vehte se nuk ke asnje interes te grumbullosh kupona, sepse dihen se si kryhen dhe zhvillohen llotarite.
perpara se te bejne llotari e gjera te gjashme te luftohet INFORMALITETI
ka shume binese qe skane liqence ose shume te tjete qe punojne trotuareve. Ju do thoni pse nuk i heq kush keta pergjigjia shume e thjeshte duke i dhene rryshfet inspektoreve
shqiptari ben marveshje me tregtarin se nuk pert llotarine.njesoj si bonot e privatizimit qe u shiten me 3%.Forconi kontrollin tatimore qe te mblidhni realisht te ardhurat.Shqiperia eshte larg cekise.Boll me eksperimente kur famijet shqiptare blejne cdo dite 200-300 lek mall.
Te detyrohen dyqanet te japin kupona tatimor e te rimbursohen bleresit sipas te ardhurave vjetore ,si e ka gjithe bota, se llotarite e dime si perfundojne