Haxhinasto inspekton punimet tek terminali në Kashar dhe tek Porti i Durrësit

7 Tetor 2014, 16:18Ekonomia TEMA

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka inspektuar punimet te Stacioni i Ri i Trenit në Kashar  dhe më pas ka shkuar në Kalatën Lindore në Portin e Durrësit ku si rezultat i bashkërendimit të punës mes hekurudhës dhe portit ka pasur rritje te volumit të mallrave në masën 30%.

Projektin hekurudhor Tiranë-Rinas-Durrës që do të ofrojë shërbim shumë cilësor për transportin e pasagjereve u theksoi ndër të tjera ministri Haxhinasto gjatë inspektimeve të punimeve te stacioni i ri i stacionit të trenit në Kashar.  

“Interesi për hekurudhën është në rritje. Sektori hekurudhor ka potencial të madh për transportin si dhe është kontributor i zhvillimit ekonomik të vendit. Infrastruktura hekurudhore po zhvillohet. Kemi projektin hekurudhor Tiranë-Rinas-Durrës që do të ofrojë shërbim shumë cilësor për transportin e pasagjerëve”, tha Haxhinasto.
 
Pas inspektimeve në Kashar, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës është nisur drejt Durrësit ku ka vizituar Kalatën Lindore të Portit.

“Qëllimi i vizitës në Portin e Durrësit është për të parë se si po zhvillohen veprimtaritë e ngarkim shkarkimit ne terminalin e hekurudhës. Potenciali i përdorimit të hekurudhës është i pashfrytëzuar. Po merren masa për rritjen e cilësisë se shërbimit dhe të volumeve. Po rigjallërojmë kapacitetet teknike që ka hekurudha. Ky sektor me këto zhvillime do të jetë një alternative më e lirë transporti si dhe do të kontribuojë ne zhvillimin ekonomik të vendit”, tha Haxhinasto.

3 komente në “Haxhinasto inspekton punimet tek terminali në Kashar dhe tek Porti i Durrësit”

  1. Gezimi says:

    Zoti Haxhinasto, mire ben qe e inspekton kete segment, por ju jujtoj qe keni bere nje premtinm se deri ne fund te vitit do te mbaroje autostrada Tirane – Elbasan. A do e realizosh kete premtim? Me duket se je shume i vonuar, dhe punime nuk vihen re fare. Qofsha i gabuar!

  2. Kritiku says:

    Vazhdon “berja rrumpalle” e puneve ne Shqiperi. Punohet qe te behet nje stacion treni, kur tren nuk kemi, si rrjedhoje as shina(sistemi hekurudhor qe eshte eshte komplet jashte loje). Thuhet qe do te do te ndertohet linja Tirane-Rinas-Durres. Mirepo Kashari nuk eshte Tirane. Kujt do ti sherbeje ai stacion ne Kashar? Ai pasagjeri qe do te zbrese ne Rinas nuk do te beje 5 km rruge me tren(do te presi se kur mund te kete nje i tille) dhe pastaj do te marre Taksine apo autobuzin qe te vije ne Tirane. Tirana e kishte stacionin e trenit dhe shpellaret e shkulen nga vendi. Perse nuk rindertohet ai stacion dhe ata qe e prishen te dergohen pas hekurave te burgut? Si do te jete sherbim cilesor per pasagjeret qe tere ata do te lihen ne rruge ne Kashar duke u thene qe tani shkoni me çfare te doni ne Tirane? Nese Haxhinasto ka disa injorante maloke perpara dhe iu tregon perralla mbi qyteterimin, kjo eshte puna e tij, por ben mire qe te mos dale ne publik me idiotesira te tilla.

  3. albi says:

    ..falenderime te sinqerta per “kritikun”!..ne dhjete rreshta ke bere nje tabllo te qarte te situates, dhe e ke kapur demin nga briret. Shpesh here politikanet jane krejtesisht jashte realitetit , dhe vene karrocen para kuajve..Ne komente te tilla te thjeshta e anonime,shpesh meson me shume nga artikuj “specialistesh”..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje