Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministrin e Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto dhe Kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako inspektuan sot, punimet për ndërtimin e mbikalimit në Shkozet, pjesë e projektit për bypass-in e Durrësit.
Punimet për ndërtimin e kësaj nyje të rëndësishme rrugore në kryqëzimin që lidh autostradën Tiranë-Durrës me Bypass-in e Durrësit dhe akset nacionale drejt jugut të vendit kanë rifilluar në muajin janar 2014. Mbikalimi në Shkozet është një investim prej 8 milionë euro. Projekti përfshin edhe kolektorin e ujërave, me gjatësi 1.5 kilometra në zonën e Plepave në Durrës.
Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto informoi se projekti ka pësuar një ndryshim, duke përfshirë në të edhe gjelbërimin.
“Po ecim sipas parashikimit. Një gjë që ka ndryshuar, kohët e fundit, është se do të bëjmë lulishte në të dy krahët dhe përveç rrethrrotullimit, do ketë edhe gjelbërim. Është bërë një punë e jashtëzakonshme edhe nëntokë. Është 1.5 kilometra tubacioni për ujërat. Është ndërhyrë shumë nën tokë, ngaqë kjo është zonë paqëndrueshmëri dhe 1.5 kilometra pilota janë përdorur”, tha Ministri Haxhinasto, duke i dhënë kështu përgjigje, edhe interesimit të veçantë të Kryeministrit për eliminimin e grumbullimit të ujërave, një problem tepër shqetësues për këtë zonë.
Kryeministri Rama vlerësoi projektin dhe përmasën e gjelbër që i është shtuar atij, çka do t’i japë zonës edhe një park urban. Rama u ndal edhe përgjatë autostradës, ku ka nisur projekti për gjelbërimin.
Me një fond rreth 1.4 milionë lekësh po punohet për krijimin e barrierave të gjelbra në të dyja anët e rrugës, nëpërmjet një teknologjie moderne që krijon qëndrueshmëri ndaj kushteve të mjedisit, si dhe për rritjen e qëndrueshmërisë së skarpateve nga rrëshqitjet. E veçanta e këtij projekti, që aplikohet për herë të parë, është se në 13 rrethrrotullimet përgjatë këtij aksi janë parashikuar vepra artistike me motive të zonës ku ato ndodhen. Aksi ka një gjatësi rreth 106 kilometra nga zona e Plepave në Durrës deri në hyrjen e qytetit të Vlorës.
Drejtuesi i punimeve shpjegoi elementet e projektit.
“Janë 106 kilometra dhe 13 rotonda. Është segmenti i parë që kemi filluar punimet, konkretisht, nga mbikalimi. Do të gjelbërohet e gjitha, do të ketë edhe shkurre dekorative me ngjyra”, u shpreh ai.
Ndërsa për Kryeministrin Rama, ndonëse ky është një nga segmentet më të rëndësishme turistike të vendit, është konceptuar në ndërtimin e tij jo si i tillë, ndaj dhe projekti do t’i sigurojë si standardin e sigurisë, ashtu edhe atë estetik.
Kryeministri informoi se projekti për gjelbërimin do të shoqërohet edhe me prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje në anë të rrugës, përgjatë gjithë gjatësisë së tij.
“Rindërtim total i të gjithë përmasës së gjelbër që këtu nuk ekziston, në të gjitha rotondat dhe gjithë anët e rrugës. Ndërkohë kemi diskutuar për të vendosur vepra arti nëpër rrethrrotullime. Pasi, kjo është një rrugë turistike që vetëm turistike nuk mund të quhet, në kushtet që është konceptuar dhe ndërtuar copa-copa dhe me gjithfarë lloje plehrash e magazinash natyrore. Bëjmë një transformim absolutisht rrënjësor. Ndërkohë do të vazhdojmë me INUK, me sistemime dhe prishje të të gjitha objekteve që janë pa leje në anë të rrugëve, në mënyrë që të rrisim sigurinë dhe që ta transformojmë nga pikëpamja e standardeve, qoftë nga pikëpamja e standardeve të sigurisë dhe qoftë të standardeve estetike. Sepse, jemi në mes të Europës, në mes të Mesdheut, rruga më turistike e Shqipërisë, sot, që shkojnë të gjithë drejt jugut, është një rrugë që kur kalon të duket se je në Kandahar”, u shpreh Kryeministri, ndërsa shprehu bindjen se në fund të këtij projekti, transformimi do të jetë i madh.
Nuk është vetëm çështje estetike. Këto gjëra do ndërtojnë mentalitet në Shqipëri. Edhe në Tiranë, rregullimi i rrugëve, lyerja e fasadave, shtimi i hapësirave të gjelbra, pati një impakt pozitiv për qytetin. Nuk po them se po jetojmë në qytetin më të përkryer të Europës, por në dekadën e fundit, në Tiranë ndjehesh qytetar i Europës. Vetë punoj në një agjenci turistike dhe mund të them se në tre vitet e fundit keni pasir dyndje turistësh, gjë që ndodh për shkak të atyre ndryshimeve që ndodhën në TR në dekadën e fundit. Edhe qyteti është më i pastër se 10 vjet më parë, pikërisht se ta imponon edhe estetika. Diçka e ngjashme do të ndodhë edhe me Shqipërinë. Do ta ndjejmë realisht veten qytetarë të Europës në një të ardhme jo të largët. Europa jonë është këtu, në Shqipërinë tonë.
Dakort me ato qe thuhen aty por pushteti ekzekutiv duhet te bej kujdes se ndersa rregullon perseri ka ndertime pa leje dhe zenie hapsirash publike.
Ja nje shembull i fresket.
Para disa ditesh po beheshin prishje nga INUK ne Tirane ne zonen e Unazes se Re tek vendi ASTIR nje lokal me emrin UNIK po ze ha[sira p[blike.Sipas te thenave te banoreve qe jane ankuar ne komune askush nuk e kontrollon territorin dhe eshte bere shume e veshtire levizja e banoreve sidomos naten kur parkohen gjithe mjetet levizese.
Plus kesaj ne kete zone po ndertohen disa rruge shume te ngushta qe nuk jane funksionale dhe thjeshte duken sukur jane projektuar ne menyre kriminale thjeshte per te marre ca para zbatuesi punimeve.I lexoni keto zoti Rama se me keto premtime ju a dhame voten per nje jete me cilesore.
Per shembjen e ndertimeve pa leje, INUK ta jape shembullin duke filluar nga qendra e Tiranes, duke u perhapur ne forme spirale apo rrethore dhe duke mos qene selektiv. Do ta keni me te lehte ne vijim.
Qfare mendimi keni kush eshte me mire me infrastruktur Shqiperia apo Kosova?
Sa per kujtese ky mbi kalim ka nisur ne kohen e Berishes dhe po vazhdon akoma. Ky ishte projekt i PD.
se ca lidhje ka projekt i PD-se apo projekt i PS-se, ketej flasim lart e poshte qe feja ne nuk na percan ketej na percajne partite.
gjate gjithe kohes duhet te bejme diferencime kush i beri projektet cila parti. e rendesishme eshte te kete nje pamje tjeter Shqiperia.
partite qe jane ne pushet e kane per detyre qe ato para qe marrin nga taksapaguesit shqiptare t’i investojne sic duhet dhe te mos i fusin neper xhepa.