Vlerësimi i Standard & Poor’s/Ahmetaj: Pozitive, jemi në drejtimin e duhur

11 Tetor 2014, 10:58Ekonomia TEMA

Agjencia prestigjioze e vlerësimit me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Standard & Poor’s” shprehet se ekonomia e Shqipërisë kalon nga e qëndrueshme, në pozitive.

Kjo u bë e ditur nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.

“Siç e kishim paralajmëruar që në Shkurt të këtij viti, Standard and Poor’s ka vlerësuar sërish punën e qeverisë në rrugën e reformave dhe performancën ekonomike, bazuar mbi rritje të qëndrueshme.

Rishikimi i pritshmërive nga S&P duke e çuar në ‘pozitive’ nga ‘stabël’ tregon se jemi në drejtimin e duhur!”, shkruan ministri Ahmetaj në rrjetin social ‘facebook’.

5 komente në “Vlerësimi i Standard & Poor’s/Ahmetaj: Pozitive, jemi në drejtimin e duhur”

  1. lenci says:

    Eshte shume mire kur vlersohesh pas nje pune te gjate, te nxit te punosh akoma me shume.

    1. Sela says:

      Këtë super lajm duhet ta kuptojnë mirë 2B Berisha & Basha, që të mos mundohen më të destabilizojnë vendin dhe mos llomotisin më për skenar grek. Bravo juve, bravo neve, bravo të gjithëve.

      1. Nuri says:

        E duam nji Shqipëri të fort ekonomikisht, politikisht, unike si kurr më parë të marrë rolin në ballkan.

        1. gjergji says:

          Bravo zoti minister, ke nje performanc te shkelqyer deri me tani, vazhdoni e punoni kshu dhe asnje sju heq dot me.

  2. Claus says:

    Shihni se si dalin keta qeveritare per ti hedhur hi syve popullit, kur vete treguesit financiare tregojne te kunderten.

    Dihet qarte qe keto agjenci rating-u jane ato qe shkaktuan krisen e viteve 2008, per shkak te te dhenave komplet te manipuluara qe i ofruan qeverive dhe firmave private.
    Agjencite Moody-s, Standard & Poor dhe Fitch jane agjenci qe kane ne baze fitimin, te dhenat nuk i japin ashtu veresije. Nga te dhenat qe kam ato jane abslutisht te “kapura” duke patur aksionere te fuqishem, emrat e te cileve nuk dua ti ze me goje. Vete tregu i veprimit te ketyre tre kompanive eshte i ndare, ato zoterojne rreth 80% te tregjeve.
    Dhe nuk eshte cudi qe Berisha paguante Moody-n, ndersa Rama tanime Standard& Poor.
    A nuk ishin ato qe nuk e nxorren Berishen edhe gjate kohes se krizes, ne klasifikime pozitive?

    Te dhenat qe japin ato jane komplet fiktive. Ja nje shmebull qe po ju sjell, nje humor i zi, qe e kam nxjerre nga nje material qe me ka rene ne dore kohet e fundit.
    Lexojeni me vemendje te nderuar lexues:

    Vete institute kredidhenese ne sektorin imobiliar ne USA, ku nje prodhues meksikan luleshtyrdhesh kishte marre nje kredi per shtepi, i kishin kthyer interesat e kredive ne produkte financiare me baze interesat kreditore te cilat vleresoheshin nga keto agjenci me noten me te larte, AAA.

    Arsyeja ishtte se shume emigrante qe kishin mberritur ne USA kishin bonitet te larte ne agjencite e rating-ut sepse nuk kishin marre kurre kredi, pra ne regjistrat financiare dilnin te “paster”, pra ose te pasur qe nuk kishin rene kurre ne dispo ose lares te disiplinuar kredish!!!! (Natyisht qe nuk kishin marre se jetonin prej tre a pese vjetesh atje.)

    Ky prodhues luleshtrydhesh kishte blere nje shtepi me kredi me nje vlere prej 724 mije dollaresh amerikane!!!
    Dhe a e dini sa fitonte ky meksikan ne vit?
    14 mije dollare!!!!

    Dhe nderkohe si per sarkazem institutet kredidhenese kishin marre noten AAA!!!

    A nuk eshte manipulim i paster?

    Ndersa tek vazhdon manipulimi i njerezve me notat e Standard & Poor si ne kohen e Hoxhes, kur qumeshti, vezet, mishi kishin “realizime dhe tejkalime planesh”, por njerezit ashtu nga qejfi zinin redhen ne 2 te mengjesit dhe po ashtu nga qejfi ishin kthyer ne “vegjetariane” se kishin nje kg mish ne jave per ta marre me tollon.

    Dhe Mero pastaj merret me grushtat e Llalles dhe Frrokut!

    Pershendetje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje