Braçe: Kopmanitë e cigareve të mos abuzojnë me çmimet, ligji për akcizën do të hyjë në fuqi menjëherë

10 Tetor 2014, 10:44Ekonomia TEMA

Kreytari i Komisioni të Ekonomisë, Erjon Brace ju ka bërë thirrje kompanive të cigareve që operojnë në vend të mos abuzojnë me çmimet .

Sipas tij përfaqësues të këtyre kompanive kërkojnë të dinë  se kur do të hyjë në fuqi ligji për akcizën e re të cigareve. Në një reagim në “Facebook”  ai ka thënë se ky informacion do të jepet vetëm pasi ligji të hyj në fuqi.

“Boll me “informacionin” qe kerkoni per te abuzuar serish si nje vit me pare!! Thirrja ju shkon: Një pjesë të kompanive të cigareve që operojnë në këtë vend !!! Nuk di me ke jeni mesuar! Ndaj BOLL!

Ka 10 dite sot qe nuk ka ngelur njeri qe ne emer te disa kompanive te cigareve kerkon te dije nga une se:

Kur hyn ne fuqi ligji per akcizen e re te duhanit.(ende i pa miratuar)

E dini pse? Që të bëjënë sërisht skemën e tyre të abuzimit : të fusin pa mbarim sasi cigaresh tani , për të shmangur tarifën e rë të akcizës dhe përfituar më shumë se ajo në shitje , kur ligji të hyjë në fuqi!!!  Po ju them qarte sot:
Nuk do ta keni kurre me kete marredhenie me Komisionin e Ekonomise
.

Ligji do hyje ne fuqi menjehere!! MENJEHERE!! E di qe e keni nisur “zanatin”qe ne gusht, keni vazhduar ne shtator dhe po e intesifikoni keto dite!! Por, Do marre fund shpejt!! , shkruan Braçe në rrjetin social “Facebook”.

Më tej Braçe ju ka bërë thirrje organeve tatimore që të kontrollojë çdo faturë në mënyrë që të shmangen abuzimet me çmimet e cigareve. Nëse do të ketë rritje të tarifës para se ligji të hyjë në fuqi, subjektet që kanë abuzuar do të ndëshkohen.

 

2 komente në “Braçe: Kopmanitë e cigareve të mos abuzojnë me çmimet, ligji për akcizën do të hyjë në fuqi menjëherë”

  1. Pöshka says:

    O kone. Ngele duke lef kot me kot. Kur u arrestu Fullani lefe i lumtur ene the qe drejtesia po funksionon. Kur u liru lefe i merzit qe spo funksionon. Lefe per Ilirin pastaj kur Iliri u bashku me Ramen nuk lefe mo biles tani i thu Zoti Kryetar. Tani po lef prape per cigaret. Ore ti mire e ben qe lef po ti sdi as me lef as me kafshu.

  2. elita says:

    Z Brace me kete prononcim qe gjoja po te pyesin se kur hyn ne fuqi ligji i ri per akcizen, dhe ti si i ndershem nuk do ja tregosh(ndonje hajdut i komisionit edhe mund ta beje), ne menyre shume djallezore fsheh nje fakt shume theres per qindra mijera shqiptare: PREMTIMIN QE NE NUK DO TE RRISIM TAKSAT PER 95% TE SHQIPTAREVE. Ne qe pime cigare mos jemi 5%?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje