Reagon Albpetrol: PD dhe KLSH duan të na faturojnë abuzimet e qeverisjes së shkuar

12 Tetor 2014, 16:55Ekonomia TEMA

Albpetrol ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike për abuzime.

Me anë të një deklarate për shtyp, Albpetrol thotë se prokuroria nuk ka hapur asnjë hetim për abuzime.

I vetmi hetim që është hapur nga prokuroria, sipas Albpetrol, ka të bëjë me abuzimet e administratës së shkuar.

Abuzime që sipas Albpetrol, PD dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit duan t’ja faturojnë administratës së re.

Shoqëria Albpetrol sh.a dëshiron të sqarojë opinionin publik se deklarata e sotme e Partisë Demokratike në lidhje me hetimet e prokurorisë për shoqërinë tonë është një shpifje. Në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Fier nuk ka asnjë çështje për nxjerrjen e ndonjë sasie nafte pa faturë nga ana e shoqërisë Albpetrol sh.a.

Përkundrazi, në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Fier është regjistruar një Kallëzimi Penal për shkarkimin e boteve me ujë në vend të naftës.

Kjo ngjarje ka ndodhur në periudhën Janar-Maj 2013 duke shkaktuar humbjen e mbi 5.000 tonëve naftë.

Deklarata e sotme është në vazhdën e disa veprimeve të koordinuara mes Partisë Demokratike dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilët përmes spekulimeve dhe shpifjeve tentojnë të dëmtojnë imazhin e Albpetrol sh.a duke kërkuar që abuzimet e kryera në kohën e qeverisjes së PD t’ia faturojnë administratës së re.

Gjatë një viti të administratës së re shoqëria Albpetrol sh.a është kthyer në një nga kontribuuesit kryesorë në buxhetin e shtetit duke i rritur pagesat me 15 milionë dollarë me shume se  periudha paraardhëse. Prodhimi ditor i naftës nga vetë kompania është rritur me mbi 60% ndërkohë që janë rivënë në punë mbi 150 puse, të cilët ishin braktisur gjatë viteve 2010-2013.

Shoqëria Albpetrol sh.a ka ndjekur në rrugë civile e penale debitorët e shumtë  që i detyroheshin mbi 80 milionë USD. Ky proces ka bërë të mundur që të rikuperohen shumë fonde, të cilat konsideroheshin të humbura. Me këto fonde është realizuar shlyerja e të gjitha borxheve që la qeverisja e kaluar, ku mund të përmendim si fakt se vetëm detyrimet e papaguara ndaj CEZ kapnin vlerën 10 milionë USD.

Shoqëria Albpetrol sh.a ka qenë e suksesshëm dhe në procesin e kontrollit të kompanive hidrokarbure duke bërë të mundur që në vitin 2015 kompanitë  kryesore që operojnë në këtë treg për herë të parë të parashikojnë fitim. 50 % të këtij fitimi kalon në favor të shteti shqiptar”, thotë Albpetrol në një deklaratë për shtyp.

13 komente në “Reagon Albpetrol: PD dhe KLSH duan të na faturojnë abuzimet e qeverisjes së shkuar”

    1. gertjan says:

      E dime te gjithe se çberi Saliu per tete vite me albpetrolin e jo vetem. Opozita ka lajthitur.

      1. buffon says:

        Opozite leshi i thone kesaj. Kerkon te na hedhe hi syve.

  1. Naftetari says:

    Mos e cani koken se keni shokun Koco Kokedhima qe ju mbron.Cdo qytetar qe ka hall ne kete vend nuk shkon tek Edi Rama por te Koco Kokedhima.Kjo historia e gjithe pushtetshme e Koco Kokedhimes e me gjithe mend Vajmedet.Endri Puka drejtor i pergj i albpetrol, ish kryeredaktor i gazetes Shekulli!!!Eshte e rastesishme zoti Edi Rama??!!Keshtu do e lufosh korrupsionin?!!

    1. bimbashi says:

      Endri nuk ka qene kryeredaktor, ndaj nuk i vlen t’i pergjigjesh komentit tend…Me mire nje jurist te shkolluar jashte vendit ne krye te kesaj kompanie apo nje mesues fizike, emigrant ne Kanada?

  2. 15 milion dollare me shume!
    60 % me shume nafte ditore!
    Jane vene ne pune …….150 puse nafte te braktisur nga vitet 2010— 2013!
    Faktet flasin shume, se banda fashiste, atehere ne pushtet me vota te vjedhura, ka shkaterruar ekonomine shqiptare ne degen e shfrytezimit dhe nxjerrjes se nafte!
    Sa vite burg, iu jepen vetem per kete shkaterrim te qellimshem ekonomik?

  3. bekim says:

    Beke
    Mos i a futni kot ju te albpetrolit. KLSH kontrollon aktivitetin e nje ose 2 vjeteve me pare. Pra ka aktivitet qe i perket administrates se qeverisjes se PD deri ne Shtator 2013 dhe aktivitet te aadministrates se qeverisjes se PS. KLSH nuk i ndan demet sipa partive,por sipas demit qe eshte shkaktuar ne periudhen 1 ose 2 vjecare te kontrolluar. Kur vjen puna tek emrat,ata ndahen sipas pergjegjesive ne periudhen e kontrolluar,dhe shkeljeve ligjore qe kane kryer,pa mare parasysh partite.Keta te albpetrolit le te sqarojne se kush ka drejtuar dhe firmosur e ka dhene urdhera te kundraligjshem,ne menyre qe demi i shkaktuar te vere para pergjegjesise shkaktaret.Jam i sigurte qe KLSH ka vene para pergjegjesise vetem ata qe kane kryer shkelje dhe jo sips partive. Prokuroria nuk con ne gjykate asnje person qe nuk ka pergjegjesi. Nuk eshte media qe e zgjidh te drejten, por gjykata qe shqyrton ceshtjen ne themel.Nuk duhet paditur KLSH politikisht se ai eshte realisht nje organ i pavarur.Deri tani KLSH ka paditur administratoret e PD per shkak se ka kontrolluar periudhen e tyre.Nga keto padi nuk eshte ndjere askush nga PS,ndersa PD nuk ka protestuar se KLSH po e sulmon politikisht.Tani qe po i vjen radha periudhes qe i takon administrates se PS,filluan ankesat se KLSH po i sulmon politikisht. Ky eshte nje veprim i padrejte nga Albpetroli,por edhe nga PS qe duket se po i mer ne mbrojtje nepermjet mediave te saj.Jam njeri apolitik,dhe dua te vihet para pergjegjesise gjithekush qe abuzon me leket e taksapaguesave shqiptare,djathtas dhe mnajtas.

  4. Anaild says:

    Kocoooooo o hajdut me cizme. Ke nje surrat me Saliun. Per cfare e more naften, apo per ta menaxhaur sa me mire se te dhimbset menaxhimi i keq heeeee? Ujku qimen nderron po zakonin se harron. Edhe ti cakall I vjedhjes njesoj je. Po nuk ke faj ti o jooooo. Fajin e ka Rama qe kur flet per goditje ndaj korrupsionit perjashton nje surrat si puna jote. Rama e ka me te tjeret, ti vazhdo vidh e plackit sic po ben o shushunje. Vendos edhe njerezit e tu neper poste ku menaxhohet pasuria publike se te dhimbset shume. Bej se ke gjetur po vazhdo te lumte.

  5. laert says:

    ku jane kukuvajkat e PD tani, ckane per te thene?

  6. klea says:

    nuk i beson me njeri Pd se dihet qe vetem te shpifin dine ata

  7. ajla says:

    te gjithe e dine qe ato milionat e eurove qe thote pd i vodhi ish kryetari i pd fier

  8. marinxa says:

    luhet lek i math te nafta dhe kjo qe bejn eshte konkurence midis bandave, un kam votuar te djathtet se na kan len dhe ne te zones te ham na nje kor buk. kurse keta te majtet han vetem vet dhe popullsin e zones qe thith helmin nuk duan tja din fare. te dyja palet si ps dhe si pd e duan naften per tu pasuruar. ne kete momente qe flasim bote te ter te pa kontrolluar shiten dhe fitimet ven te drejtusit, keshtu benin dhe ata qe iken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje