Delegacioni shqiptar i kryesuar nga ministrat Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj, ka zhvilluar dje një sërë takimesh me personalitete të larta gjatë mbledhjes së përvitshme të Bankës Botërore dhe FMN.
Gjatë një takimi me Zëvendës Presidenten e Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore, Laura Tuck, Ministrat e Ekonomisë dhe Financave theksuan se vendi është në rrugën e duhur sa i përket reformave dhe se treguesit e ekonomisë janë pozitivë, pavarësisht pikënisjes nga një situatë kritike vitin e shkuar.
Ministri i Financave Shkëlqim Cani foli mbi reformat që qeveria ka ndërmarrë gjatë vitit të shkuar, duke theksuar se janë mbajtur premtimet e bëra publikisht dhe para partnerëve për konsolidimin fiskal dhe disiplinimin e shpenzimeve publike.
Nga ana e tij ministri Ahmetaj theksoi se ekonomia është në një fazë rritjeje dhe se sinjalet e rritjes janë pozitive, duke treguar se ka patur një impakt pozitiv mbi shumë nga sektorët kyçë, me potencial zhvillimi.
Zv. Presidentja Tuck përgëzoi përfaqësuesit e qeverisë për progresin e kryer në vitin e shkuar, duke listuar reformat në fushën e financave publike, pensionet, pagesat e detyrimeve të pashlyera, zgjidhjen e çështjes CEZ dhe marrjen e statusit të vendit kandidat si disa hapa tejet të rëndësishëm dhe shpresëdhënës për zhvillimin ekonomik në Shqipëri.
Sipas Tuck, qeveria po provon se edhe pas një viti, angazhimi për të ndërmarrë reformat e domosdoshme sektoriale është i plotë. Ajo vlerësoi veçanërisht nisjen e reformës në sektorin e energjisë, si një sektor tejet i rëndësishëm për ekonominë e vendit, e me një nevojë të menjëhershme për ndryshim cilësor. Në përfundim Tuck ritheksoi mbështetjen e Bankës Botërore për këto reforma dhe për ndryshimet cilësore në ekonomi dhe administrim publik.
Një tjetër takim ka qenë edhe takimi me Zv. Presidentin e IFC Dimitris Tsitsiragos, i cili ka përshëndetur performancën e deritanishme të qeverisë me reformat, duke u ndalur tek reforma e energjisë si një ndër reformat e domosdoshme për Shqipërinë. Sipas tij, ky është një moment kyç, kur qeveria duhet të tregojë se do të ketë tolerancë zero ndaj vjedhjes së energjisë dhe duke ndërmarrë një rishikim të sektorit për të arritur në zgjidhje afatgjatë.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj, pasi falënderoi IFC për bashkëpunimin në disa sektorë të rëndësishëm, si klima e biznesit apo ngritja e kapaciteteve ligjore në sektorë të ndryshëm, përsëriti vullnetin e qeverisë për të sjellë ndryshime në të gjithë sektorët që sot shkaktojnë kosto për buxhetin e shtetit.
Sipas Ahmetaj, qeveria mbetet e angazhuar për të monitoruar në vazhdimësi reformat e ndërmarra deri në këtë pikë dhe e gatshme për të ndërhyrë në sektorët që vazhdojnë të mbeten problematikë. Ministri i Financave prezantoi kuadrin e zhvillimeve të fundit në politikat fiskale dhe mbi buxhetin e ri, duke u ndalur tek performanca në mbledhjen e të ardhurave, në luftën ndaj informalitetit dhe në përmbushjen e objektivave të vendosura në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Ministrat theksuan nevojën për asistencë të mëtejshme në implementimin e reformave.
Në vijim delegacioni ka zhvilluar takime edhe me zyrtarë të lartë të FMN dhe institucioneve të tjera financiare multilaterale.
Keto qe ben cim cani jane turpe.
Kam pas respekt te madh per te dhe familjen e tij.
Turp per cimin
ne kte nje vit shqiperia ka bere happa konkrete ne zhvillimin ekonomike. ne kto 1 vit u shlyen detyrimet ndaj biznesit duke i dhen frymarrje bizneseve dhe mundesi investimi edhe punesimi.
kalimi nga germalla ku kishte qenen ekonomia ne nje ekonomi pozitive eshte nje dukje qe reformat e marra per zhvillimin ekonomik jane ne rruge te duhur.
sot ska me bla bla, po tregohet qe me reformat qe po ndermerren po i vihet ne ndihme ekonomise shqiptare edhe bizneseve shqiptare. shlyerja e detyreimeve apo mundesia e doing business in albania duke lehtesuar edhe zvogeluar etapat e hapjes se nje biznesi po sjellin perfitime ekonomise shqiptare.
fjala u mbajt ca eshte premtuar u mbajt, u shlyen borxhet ndaj buznesve u zhgjidh problemi CEZ u nisen disa reforma ekonomike edhe fiskale qe po ndryshojne edhe po zhvillojne ekonomine shqiptare .
Dy ministrat me te zot kemi ne ato poste. dy shume te pergatitur edhe te afte qe me reformat qe po bejne po e sjellin rritjen edhe zhvillimin ekonomik.
Do ishte nje gje super e mire nqs behet kjo se nuk ka kuptim, perdorim vetem 30 % te energjise qe prodhojme, duhet te ndryshohet dicka se nuk ka kuptim se po vuajm aq shume nga ky sektor. Shyqyr qe e keni mendjen per pune ju qe po e beni.
E kuptojm dhe pse po rritet cmimi i energjise po ju duhet te beni dicka, se arrestimi i hajduteve te energjise filloi, punime ne rrjetin e shperndarjes dhe prodhimit duhen bere se dhe kerkesat e shqipetareve po rriten, por ne nje te ardhme duhet ta ulni kte cmim, kur te gjithe ta paguajne.
Po shume mire beni po shyqyr ndryshoje kjo kohe se dhe ata te PD u takonin ne kohen e vet po u takonin qe te benin skemen e vjedhjes por asnjehere per shqiptaret.
Prej kohesh sektori enerjitik po perballet me nje sere sfidash dhe marreveshja me FMN-ne dhe BB do te coje perpara reformat per rimekembjen e sektorit energjitik
Bravo, Shqiperia po ecen ne rrugen e duhur te reformave.
Pergezime per punen e palodhur dhe angazhimin maksimal qe po tregojn te dy ministrat per te ndryshuar per mire nepermjet reformave sektorin energjitik per ti sigurauar besueshmeri dhe qendrueshmeri financiare ketij sektori kaq te rendesishme
Mese e nevojshme implementimi i reformes energjitike vetem keshtu i jepet fund nje here e mire problemeve financiare dhe teknike qe nuk bejen gje tjeter vecse rendojne mbi taksa paguesit.
Pune e mbare ministrave po bejne nje pune te shkelqyer vazhdoni keshtu pasi vetem ne kete menyre kontribuoni ne zhvillimin e vendit dhe permiresoni jetesen ne vend
Puna me mire qe mund te behet eshte reforma e energjise per ta transformuar ne nje sektore te qendrueshem sepse rendon ne xhepat e qytetareve shume vleresime per punene
Bravo shume pune e pak llafe, reformat mese te domosdoshme per tu zbatuar sepse sektore si energjia e te tjere jane me te vertete problematike dhe duhet vene dore. Meqenese qeveria Berisha ishte e paafte athere vazhdojini ju dhe duke i vene ne rrugen e mabre keta sektore
Kur flet dhe Arben Ahmetaj,merre me mend sa do eci perpara Shqiperia.
Nje fshatar bythelepire nga Gjirokastra qe rrinte si qen te Dajti per ndonje turist. Beni perkthente se mbaroi shkollen per anlgisht.
Legen I peshtire
Bla bla bla si ne kohen e Berishes. Jepni shifra dhe jo fjale te pergjtheshme. Qe te vije investitori ne Shqiperi duhet te kete kushte me te mira se vendet e tjera. Investitori nuk eshte Jesus Krishti, nuk ka “atdhe” dhe shkon atje ku fitimi eshte me i madh. Jepini popullit shifra qe tju besoje dhe jo vetem bla bla bla dhe fjale te pergjitheshme tamam si ne kohen e Sales. Populli i zgjuar shqiptar e degjoi dhe pa budallallqet e tija dhe sidomos marrjen e te gjitha institucjoneve qe duhet te ishin te pamvarura, kuptoi rezikun e nje diktature ala Putin dhe i dha faturen me 23 qershor.
M.gj.ate une shof se qeveria e re po ben dicka ne lidhje me reformat ne drejtesi, doganat, energjine elektrike, pensionet etj.
reformat e marra ne bashkpunim me FMN po sjellin nje klime te re ekonomike pozitive.
Shqiperia po ecen ne rrugen e duhur te reformave ekonomike me qellim garantimin e rritjes se qendrueshme ekonomike.
Bravo me vendosmerine qe po tregoni e sigurt qe do ia dilini dhe me sektorin e energjise per ta vene ne rruge te mbare pasi